Kronikë

Doli për kullotjen e bagëtive, humb 69-vjeçari në Sarandë! Familjarët e shqetësuar dhe policia në kërkim të tij

29 Janar 2023, 21:33| Përditesimi: 29 Janar 2023, 21:41

  • Share

SARANDË - Taqi Bërxulla, 69 vjeç nga fshati Dhivër i bashkisë Finiq rezulton i humbur. Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme nga  familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë.

69-vjeçari kishte dalë për kullotjen e bagëtive, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre. Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë  nëse e kishin parë bariun, por askush nuk e kishte parë.  

Aktualisht banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës për gjetjen e  69-vjeçarit Taqi Bërxulla

/LR/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?