Vendi ku u gjet trupi i pajetë

Kronikë

Doli për të ruajtur bagëtitë dhe nuk u kthye në shtëpi, gjendet i vdekur bariu 69 vjeç në Finiq! Kishte rënë në greminë

30 Janar 2023, 12:13| Përditesimi: 30 Janar 2023, 12:29

  • Share

Taqi Bërxulla, bariu 69 vjeçar që doli për të ruajtur bagëtitë dhe nuk u kthye në shtëpi është gjetur pa shenja jete. Ai ishte rrëzuar nga një greminë me 10 metra lartësi. Ngjarja bëhet ende më tragjike pasi mbi trupin e Taqi Bërxullës kishte rënë edhe gur.

Mbrëmjen e kaluar, 69-vjeçari kishte dalë për kullotjen e bagëtive, por nuk ishte kthyer më. Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë  nëse e kishin parë bariun, por askush nuk e kishte parë.  

Me ndihmën e banorëve të zonës dhe policisë, familjarët nisën kërkimet derisa gjetën trupin e pajetë të 69-vjeçarit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?