Volodymyr Zelensky, Donald Trump dhe Vladimir Putin

Bota

Lufta/ 'Negociatat Ukrainë - Rusi të nisin menjëherë', Trump telefonon brenda pak orëve Putinin dhe Zelenskyn! Presidenti amerikan cakton përfaqësuesit e tij në bisedime

12 Shkurt, 18:18| Përditesimi: 12 Shkurt, 21:36

  • Share

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar sot (12 shkurt 2025) biseda telefonike me presidentin Vladimir Putin dhe presidentin Volodymyr Zelensky, me fokus përfundimin e luftës në Ukrainë.

Fillimisht presidenti amerikan ka zhvilluar një bisedë telefonlke me presidentin rus, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ku kreu i Kremlinit dha Po-në e tij për nisjen e negociatave me qëllim përfundmin e luftës. Për më tepër, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, Putin ka ftuar Trumpin për një vizitë në Moskë.

"Sapo pata një telefonatë të gjatë dhe shumë produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe çështje të ndryshme të tjera. Të dy reflektuam mbi Historinë e Madhe të Kombeve tona dhe mbi faktin që luftuam me shumë sukses së bashku në Luftën e Dytë Botërore, duke kujtuar se Rusia humbi dhjetëra miliona njerëz, dhe ne, po ashtu, humbëm shumë! Folëm për forcat e kombeve tona përkatëse dhe për përfitimin e madh që do të kemi një ditë duke punuar së bashku.

Por, para së gjithash, siç ramë dakord të dy, duam të ndalim miliona vdekje që po ndodhin në Luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti Putin madje përdori moton shumë të fuqishme të fushatës sime, "ARSYE E SHËNDOSHË" (COMMON SENSE). Ne të dy besojmë fuqishëm në këtë parim. Ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, përfshirë vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Po ashtu, kemi rënë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin Zelensky të Ukrainës për ta informuar mbi këtë bisedë, diçka që do ta bëj tani.

Kam kërkuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Drejtori i CIA-s John Ratcliffe, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Michael Waltz dhe Ambasadori dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff që të udhëheqin negociatat, të cilat, kam një bindje të fortë, do të jenë të suksesshme. Miliona njerëz kanë vdekur në një luftë që nuk do të kishte ndodhur nëse unë do të isha President, por ndodhi, prandaj duhet të përfundojë. Nuk duhet të humbasin më jetë!

Dua ta falënderoj Presidentin Putin për kohën dhe përpjekjet e tij në lidhje me këtë telefonatë, si dhe për lirimin, dje, të Marc Fogel, një njeri i mrekullueshëm, të cilin e prita personalisht mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë. Besoj se ky përpjekje do të çojë në një përfundim të suksesshëm, shpresojmë, së shpejti",- shkroi Trump në Truth Social pas telefonatës me Putinin.

Siç edhe e paralajmëroi, pas telefonatës me presidentin rus, republikani Trump telefonoi presidentin Ukrainas. Po ashtu në një postim në Truth Social, presidenti 78-vjeçar u shpreh se pati një bisedë të mirë me Zelenskyn dhe se ky i fundit dëshiron paqe, njëlloj si Putin. 

"Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës. Biseda shkoi shumë mirë. Ai, ashtu si Presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE.

Diskutuam një sërë çështjesh që lidhen me Luftën, por kryesisht për takimin që po organizohet të premten në Mynih, ku Nënpresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të udhëheqin Delegacionin.

Kam shpresë që rezultatet e atij takimi do të jenë pozitive. Është koha të ndalet kjo Luftë absurde, ku ka pasur vdekje dhe shkatërrim masiv, krejtësisht të panevojshëm. Zoti i bekoftë njerëzit e Rusisë dhe Ukrainës",- shkroi Trump në Truth Social pas telefonatës me Zelenskyn.

Sipas Trump, tashmë nisja e negociatave Moskë-Kiev, për përfundimin e luftës, është e pranuar nga të dyja palët.

Trump ka caktuar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Michael waltz dhe ambasadorin Steve Witkoff si përfaqësuesit amerikanë në këto negociata.

Ora 21:35
​Zelensky jep detaje nga biseda telefonike me Trump

1739392582_img1.jpg

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

"Sapo fola me Donald Trump. Një bisedë e gjatë. Për mundësitë e arritjes së paqes. Për gatishmërinë tonë për bashkëpunim. Për aftësitë tona teknologjike, duke përfshirë dronët dhe teknologjitë e tjera moderne të prodhimit", tha Zelensky pas telefonatës.

"Ukraina dëshiron paqen më shumë se kushdo. Ne po përcaktojmë hapa të përbashkët me Amerikën për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme," shtoi ai.

Pak orë para telefonatës me Zelenskyn, Trump foli me Putin dhe ra dakord që negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillonin "menjëherë".

Në Truth Social, Trump tha se ata të dy ranë dakord se "donin të ndalonin miliona vdekje që po ndodhin në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës".

Trump shtoi se ai kishte ngarkuar një ekip të udhëhequr nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Waltz për të udhëhequr negociatat. Ai nuk përmendi Keith Kellogg, të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë.

Ora 19:21
Pas telefonatës me Putin, Trump telefon menjëherë Zelenskyn

1739384933_donaldtrump.jpg

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

Pas telefonatës me Vladimir Putin, Donald Trump njofton se ka biseduar edhe me Volodymyr Zelenskyn, për nisjen e negociatave me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë.

Postimi i Donald Trump në Truth Social: 

Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës. Biseda shkoi shumë mirë. Ai, ashtu si Presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE. Diskutuam një sërë çështjesh që lidhen me Luftën, por kryesisht për takimin që po organizohet të premten në Mynih, ku Nënpresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të udhëheqin Delegacionin.

Kam shpresë që rezultatet e atij takimi do të jenë pozitive. Është koha të ndalet kjo Luftë absurde, ku ka pasur vdekje dhe shkatërrim masiv, krejtësisht të panevojshëm. Zoti i bekoftë njerëzit e Rusisë dhe Ukrainës!

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?