Donatorët anonimë i dërgojnë miliona dollarë Ukrainës nëpërmjet Bitcoin

27 Shkurt 2022, 08:02| Përditesimi: 27 Shkurt 2022, 08:03

  • Share

Analistët e kriptomonedhave thonë se të paktën 9 milion dollarë (6.7 milion £) janë dhuruar për Ukrainën përmes disa donacioneve anonime të Bitcoin.

Studiuesit në “Elliptic”, një kompani e analizës së blockchain, thonë se qeveria ukrainase, OJQ-të dhe grupet vullnetare i kanë mbledhur paratë duke reklamuar adresat e portofolit të tyre bitcoin në internet.

Më shumë se 4,000 donacione janë bërë deri më tani, me një donator të panjohur që i ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milion dollarë një OJQ-je, ndërsa donacioni mesatar është 95 dollarë.

Llogaria zyrtare në “Twitter” e shtetit ukrainas u bëri thirrje përdoruesve të “qëndrojnë me popullin e Ukrainës” dhe tha se po pranonte donacione në formën e kriptomonedhave Bitcoin, Ethereum dhe USDT.

Ai postoi gjithashtu adresa për dy kuleta kriptomonedhash dhe brenda katër orëve kishte mbledhur më shumë se 3.3 milionë dollarë nga donacionet.

Themeluesi i Elliptic, Tom Robinson u shpreh për “BBC”-në:

“Ndërsa disa kompani të financimit dhe pagesave kanë refuzuar të lejojnë dhënien e donacioneve për grupet që mbështesin ushtrinë ukrainase, kriptovalutat janë shfaqur si një alternativë e fuqishme”.

Ngritja e fondeve të kriptomonedhave është bërë një pjesë moderne e luftës me raste që janë parë edhe në zona të tjera konflikti të kohëve të fundit në mbarë botën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?