Donte të digjte mbeturinat i vuri zjarrin kurorës së gjelbër, rrezikoi dhe kishën e Laçit! Arrest me burg piromanit

25 Gusht 2023, 12:14| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 12:32

  • Share

LAÇ - Autori i dyshuar i zjarrvënies së masivit pyjor mbi qytetin e Laçit do të qëndrojë në burg.

41-vjeçari Vladimir Hisku u njoh këtë të premte me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës, ndërsa në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se ai nuk ka folur asnjë fjalë ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj, por përmes avokatit mbrojtës kërkoi një masë më të butë sigurie.

Pasi dëgjoi palët gjyqtari Ilir Perdeda pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 41-vjeçarit V.H për veprën penale të zjarrvënies dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg.

Zjarri i rënë të martën, e 22 gushtit 2023,  në kurorën e gjelbër të qytetit te Laçit, dogji mbi 90 hektarë pyje si dhe vuri në rrezik zonën e banuar. Për shuarjen e flakeve u ndërhy dhe nga ajri, ndërsa fale veprimeve të shpejta hetimore të policisë u bë i mundur identifikimi i zjarrvënësit i cili po digjte disa mbeturina, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke marrë përmasa të mëdha.

Në të gjithe vendin deri tani janë arrestuar 23 përsona për zjarrvënie, ndërsa paralajmërohen masa të ashpra dënimi ndaj çdo kujt që kryen këtë veper penale.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 25/08/2023 12:36

    Vetem ligji i forte dhe zbatimi i tij i ben njerezit te pergjegjeshem ndryshe do behet keq e mos me keq

    Përgjigju
    • Sa shpejt: 25/08/2023 15:51

      Kur shteti do i kap zjarrfikësin. Zjarrvënesi në drejtim të paditur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?