Report Tv ka siguruar dëshminë e 24-vjeçarit Teilor Tivari, i cili është arrestuar si autor i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiri në Durrës ditën e mërkurë.
Sipas dëshmisë paraprake që i riu ka dhënë në Policinë e Durrësit, viktima tentoi ta përdhunonte.
Tivari është shprehur se në përpjekje për të shpëtuar, ai e goditi me thikën e bukës dhe më pas u largua i panikosur nga banesa, duke mos ditur që e kishte lënë të vdekur.
“Donte të më përdhunonte. Unë mora thikën e bukës dhe e qëllova, nuk e dija që do vdiste. Unë doja të largohesha pasi konsumuan një birrë, Valbon Beqiri nuk më linte”, mësohet të ketë thënë ai përpara grupit hetimor të Policisë së Durrësit.
Por policia, në njoftimin zyrtar për ngjarjen, thotë se Teilor Tivari kishte shkuar në banesën e Valbon Beqirit për të blerë lëndë narkotike.
Ai u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja.
Lajmi kryesor:
Zbardhet vrasja e Valbon Beqirit në Durrës, policia arreston autorin dhe bashkëpunëtorin: Shkoi të blinte drogë! I dyshuari: Donte të më përdhunonte (EMRI)
V.GJ /ReportTv.al
