Kronikë

Zbardhet vrasja e Valbon Beqirit në Durrës, policia arreston autorin dhe bashkëpunëtorin: Shkoi të blinte drogë! I dyshuari: Donte të më përdhunonte (EMRI)

25 Shtator, 08:09| Përditesimi: 26 Shtator, 19:18

  • Share

DURRËS – Vrasja e 51-vjeçarit Valbon Beqiri në Durrës ditën e mërkurë (24 shtator) është zbardhur nga policia vetëm pak orë pas krimit.

Dy persona janë arrestuar, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij. Në pranga kanë rënë Teilor Tivari 24 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij Xh.D. 27 vjeç.

Sipas policisë, Valbon Beqiri alias Marko Beqiri, rezulton të jetë vrarë me thikë në orën 10:00 të paradites së të mërkurës. Por trupi i tij u gjet i pajetë brenda banesës në lagjen Nr.12 të Durrësit mbrëmjen e së mërkruës, nga nipi i tij, i cili më pas njoftoi autoritetet.

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, Teilor Tivari kishte shkuar në banesën ku qëndronte 51-vjeçari Beqiri për të blerë drogë. Më pas mes tyre kishte ndodhur konflikt dhe i riu e goditi disa herë me thikë Valbin Beqirin duke i shkaktuar vdekjen.

Por në dëshminë që ai ka dhënë në polici, siç ka mësuar Report Tv, Tivari është shprehur se viktima tentoi ta përdhunonte.

“Donte të më përdhunonte. Unë mora thikën e bukës dhe e qëllova, nuk e dija që do vdiste. Unë doja të largohesha pasi konsumuan një birrë, Valbon Beqiri nuk më linte”, mësohet të ketë thënë ai përpara grupit hetimor të Policisë së Durrësit.

Pas ngjarjes, autori u arratis, i ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorin e tij, Xh.D. 27 vjeç. Ky i fundit ndihmoi autorin të largohej me një taksi dhe më pas e dërgoi në banesën e tij.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe hetimet e tjera, policia identifikoi autorin dhe e arrestoi brenda disa orësh, së bashku me bashkëpunëtorin. Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, kurse ndaj bashkëpunëtorit të tij rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe përkrahje e autorit të krimit.

Banesa ku ndodhi krimi është në pronësi të kushërirës së viktimës, e cila është në emigrim, dhe i kishte lënë çelësin e shtëpisë për t’u kujdesur. Mësohet gjithashtu se 51-vjeçari përdorte edhe një emër tjetër, Marko Beqiri dhe ishte baba i një djali 12-vjeçar.  Ai punonte si kamarier me kohë të pjesshme në një lokal në qytetin bregdetar. 

Ora 13:29
“Donte të më përdhunonte”, zbardhet dëshmia e Teilor Tivarit që vrau me thikë Valbon Beqirin në Durrës

1758799931_vrasjandurrsdheautoriteilortivari.jpg

Report Tv ka siguruar dëshminë e 24-vjeçarit Teilor Tivari, i cili është arrestuar si autor i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiri në Durrës ditën e mërkurë.

Sipas dëshmisë paraprake që i riu ka dhënë në Policinë e Durrësit, viktima tentoi ta përdhunonte.

Tivari është shprehur se në përpjekje për të shpëtuar, ai e goditi me thikën e bukës dhe më pas u largua i panikosur nga banesa, duke mos ditur që e kishte lënë të vdekur.

“Donte të më përdhunonte. Unë mora thikën e bukës dhe e qëllova, nuk e dija që do vdiste. Unë doja të largohesha pasi konsumuan një birrë, Valbon Beqiri nuk më linte”, mësohet të ketë thënë ai përpara grupit hetimor të Policisë së Durrësit.

Por policia, në njoftimin zyrtar për ngjarjen, thotë se Teilor Tivari kishte shkuar në banesën e Valbon Beqirit për të blerë lëndë narkotike.

Ai u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja.

Ora 12:56
Policia zbardh vrasjen në Durrës: Autori shkoi në banesë për të blerë drogë nga Valbon Beqirit, u arrestua ai dhe bashkëpunëtori

1758795818_tejlortivari.jpg

 

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiri, mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar, brenda një banese.

Blutë kanë arrestuar autorin e dyshuar Teilor Tivari 24 vjeç, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Xh.D. 27 vjeç. Ky i fundit ndihmoi autorin të largohej me një taksi dhe më pas e dërgoi në banesën e tij.

Policia sqaron se Tivari kishte shkuar në banesën e Valbon Beqiri për të blerë drogë. Por në konflikt e sipër mes tyre, 24-vjeçari goditi disa herë me thikë 51-vjeçarin Beqiri, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas u arratis.

I dyshuari u identifikua nga hetimet e policisë dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë. Policia sqaron se Valbon Beqiri ishte vrarë rreth orës 10:00 të paradites me thikë. Theksojmë që ngjarja u zbulua në mbrëmjen e së mërkurës, kur 51-vjeçari u gjet i vdekur në banesë nga nipi i tij.

Autori akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Ndërsa 27-vjeçari Xh.D. që e ndihmoi akuzohet për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit. 

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja me thikë e 51-vjeçarit.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes.

Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.

Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.

Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.

 

Ora 12:25
Masakroi me thikë Valbon Beqirin në Durrës, del FOTO e autorit të dyshuar

1758795818_tejlortivari.jpg

Personi që shihni në foto është Teilor Tivari, autori i dyshuar për vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiraj mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.12 të Durrësit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një konflikt. Dyshohet se të përfshirët në ngjarje kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Xh.D/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?