Edmond dhe Albert Nela dhe Xhem Krasniqi (Vëllai i Ismail Zenelit)

Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje, SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit! U shfaq në përgjimet e ‘sky’, pjesë e grupit të Breçanit

8 Dhjetor 2023, 13:25| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 14:56

  • Share

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin nga Spanja të Ismail Zenelit i arrestuar pak dite më parë në këtë shtet. Mësohet se kërkesa është dorëzuar të martën së bashku me vendimin e gjykatës se Posaçme qe ka vendosur per te masen arrest me burg.

Zeneli është  një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK, të grupit ku i arrestua dhe Erzen Brecani. Sipas SPAK,  Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Arrestimi i Zenelit në Spanjë u njoftua më datë 2 dhjetor, dhe që në momentin e arrestimit, autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij. 

Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës. I arrestuari në Spanjë, Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier.

Një bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili. Zeneli është arrestuar dy ditë më parë (30 nëntor) nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë, pasi ndaj tij ka dhe një masë sigurie nga Gjykata e Posaçme arrest me burg.


Lajmi kryesor:

Erzen Breçani merret në pyetje: Nuk kam marrë para nga djali dhe Ervin Mata, s’isha në dijeni për trafikun e drogës! SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?