Dorë për dore duke hedhur valle, banorët në Nartë festojnë për dy dite resht karnavalet: Kjo traditë ia doli edhe në ditë kiameti (VIDEO)

22 Prill 2020, 10:43| Përditesimi: 22 Prill 2020, 15:46

  • Share

U tha se 2020-ta do të ishte viti i parë që ditët pas Pashkëve Ortodokse nuk do të kremtoheshin me karnavalet tradicionale në Nartë. Por, as pandemia dhe as autoritetet nuk e kanë penguar  zhvillimin e tyre. Banorët me maska jo mjekësore në fytyrë kanë vallëzuar ritet e tyre tradicionale për dy ditë me radhë tërësisht të pashqetësuar për përhapjen e virusit.

Edhe pse me më pak vizitorë se zakonisht, pasi karnavalet gjallërohet kryesisht nga emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët si pasojë e mbylljes së kufijve me shtetin fqinjë nuk kanë mundur  të vijnë pranë familjeve të tyre. 

"Aktiviteti sot është pak i nxituar, se ligjet janë që mos të bëhen grumbullime për COVID-19, por ky është një zakon që e ka fshati jonë më vite të tëra dhe është shumë e vështirë të harrohet. Me ça po shoh unë njerëzit janë shumë të rregullt, zbatojnë distancën dhe janë larg njëri-tjetrit, kështu nuk rrezikojnë ndonjë sëmundje. Përsa i përket ditës së Pashkëve ajo është një triumf i jetës ndaj vdekjes. Ringjallja e Krishti këtë tregon, por edhe ne duke u mbrojtur nga COVID-19 do triumfojmë dhe do ta mundim sëmundjen.

Karnavalet Nartës simbolizojnë kalimin nga një periudhë në tjetrën. Nga dimri në pranverë. Nga një stinë me papunë të plogësht, në një stinë me punë, me prodhime, për të kaluar gjithë vitin. Është kalimi nga një amulli në shpresë dhe gjallëri.

Njerëzit këtë herë janë të paktë sepse njerëzit kanë ikur në Greqi, në Itali, në Amerikë. Këtu ka mbetur vetëm mosha e vjetër,"-shprehet një banor i Nartës.

Ndërkohë një tjetër deklaron: "Është për t'u habitur nga mungesa e njerëzve, por të paktën kjo është trashëgimia. Vitet e tjera këtu ka qenë një çmenduri, por shyqyr Zotit falë atyre çunave të rinj, me lejen e policisë, këta e festojnë sot. Shumë njerëz kanë mbetur në Greqi dhe për këtë arsye ka kaq njerëz. Praktikisht Karnavalet janë ruajtur, derisa po festohet në këtë ditë qameti do të thotë se do të vazhdojë. Ky ka qenë një fshat i madh, njerëzit kanë ikur, por prapë faleminderit edhe kaq. Gëzojmë me këta."

Sakaq një tjetër banor i Nartës deklaron: "Kjo është një festë e përvitshme. Këtë herë s'ka këmbë njeriu, janë njerëzit tanë. S'kanë ardhur as nga Greqia as nga një vend tjetër. Aktivitet është ky?! Me pesë vetë... Ka ndikuar koronavirusi, njerëzit nuk erdhën dot."

Këtë vit banorët kanë pasur leje vetëm 2 orë në ditë për zhvillimin  e tyre.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fier: 22/04/2020 13:00

    Barinj vlonjate dhensh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?