Pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serb të hënën, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmami i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rekomandimet e emrave për zëvendësimin e tyre, raportojnë mediat kosovare.
“Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr”, ka thënë këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Deputetët që dhanë dorëheqjen duhet të zëvendësohen me deputetë të tjerë nga e njëjta parti politike.
Lajmi kryesor:
Tensionet në Veri në Kosovës, zëdhënësi i DASH: Situata mund të përshkallëzohet, retorika që po mbizotëron vë në rrezik jetën e qytetarëve! Kurti takon liderët e opozitës
S.C/ReportTv.al