Dorëheqja e Alibeajt, deputetët e PD-së thërrasin mbledhje urgjente, zgjedhin Gazment Bardhin si kreun e grupit! Reagon Berisha: Nuk e njohim

19 Maj 2023, 12:44| Përditesimi: 19 Maj 2023, 15:15

  • Share

TIRANË- Gazment Bardhi është kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar dhe nga posti i kreut të grupit, deputetët demokratë kanë thirrur një mbledhje urgjente të grupit parlamentar për të plotësuar vakancën e krijuar. 19 deputetët që ishin të pranishëm në mbledhje, votuan pro emërim të Bardhit, mes tyre edhe Lulzim Basha. Menjëherë pas zgjedhjes së Bardhit, ka pasur edhe një reagim nga Sali Berisha, i cili tha se nuk e njeh Bardhin si kreun e grupit. Berisha u shpreh se nuk njeh asnjë strukturë paralele, duke vijuar me pretendimin se ai drejton PD-në.

Konkretisht pro kanë votuar Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati. Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.

Vetë Alibeaj nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje, ndërsa ka munguar edhe deputetja Flutura Açka e cila ndodhet jashtë shtetit, si edhe Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj. Pas përzgjedhjes së Bardhit po nis procedura për njoftimin e Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit.

Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar, pak ditë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, kur PD nuk arriti të ishte forcë e parë në asnjë prej 61 bashkive të vendit.

Deputetët që votuan pro emërimit të Bardhit si kreun e grupit

  • Jorida Tabaku
  • Orjola Pampuri
  • Arbi Agalliu
  • Dhurata Çupi
  • Kreshnik Çollaku
  • Saimir Korreshi
  • Lulzim Basha
  • Dashnor Sula
  • Gazment Bardhi
  • Lefter Geshtenja
  • Zheni Gjergji
  • Qani Xhafa
  • Helidon Bushati
  • Orjela Nebiaj
  • Ramadan Likaj
  • Xhelal Mziut
  • Flamur Hoxha
  • Eralda Bano
  • Bledion Nallbati

Deputetët që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje

  • Enkelejd Alibeaj
  • Flutura Açka
  • Agron Gjekmarkaj
  • Ferdinand Xhaferaj

Ora 13:00
Zgjedhja e Bardhit si kryetar i grupit parlamentar, Berisha: Nuk njohim asnjë strukturë paralele në PD

 

Sali Berisha thotë se nuk njeh asnjë strukturë paralele në PD. Teksa u pyet në lidhje me zgjedhjen e Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar në PD, Berisha tha se s’ka asnjë koment për këtë.

‘Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute.’- tha Berisha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahaaaaa: 19/05/2023 18:31

    Gaz by* a do haje nje Noc Rrok te madh.

    Përgjigju
  • Sifi: 19/05/2023 14:32

    Berisha nxehet kot se nuk eshte ne PD kurse zgjedhja e Bardhit e ben PD qe mos kete asnje deputet ne 2025

    Përgjigju
  • LORA: 19/05/2023 13:35

    Ka kredenciale te forta ky g.bardhi,,,me te forten vrasjen e Pjerin Xhuvanit ne Elbasan ne prill 2021,me smv-te e tij zulmemadhe. SMV-quante bardhi strukturat militare per "mbrojtjen" e votes ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit 2021.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 19/05/2023 13:33

    Ahahha Gazi pedeja vogel me te fort bark derra qe trembin vec laraskat

    Përgjigju
  • petriti: 19/05/2023 13:01

    Tani ja bene m.tin persiper!Bardhi beri fushate per Berishen dhe sot ai zgjidhet dhe kryetar grupe.Bukur,biles shume bukur!Shkojme perpara drejt gangos vicidolas!

    Përgjigju
  • Termeti: 19/05/2023 12:59

    Zgjidhni Dajen e Kombinatit!

    Përgjigju
  • Termeti: 19/05/2023 12:57

    Me mire zgjidhni kryetar dajen e Kombinatit!

    Përgjigju
    • Beni: 19/05/2023 13:29

      Zgjidhni Noc Rrokun

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?