Kosova & Rajoni
Top 24

Dorëheqja e Haradinajt, reagon Vuçiç: Mashtrim politik, do të bëhet hero

20 Korrik 2019, 11:14| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 13:25

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se akti i këtij të fundit ishte një 'mashtrim politik'.

Haradinaj ditën e djeshme deklaroi dorëheqjen e tij duke thënë se nuk mund të paraqitej në Gjykatën Speciale që po e heton si të dyshuar për krime lufte, si kryeministër i Kosovës. Por kjo duket se nuk e ka bindur presidentin serb, Vuçiç.

 “Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori” është shprehur Vuçiç në një konferencë për mediat serbe.

Vuçiç tha se i kupton pritjet e serbëve për drejtësi, dhe thirrjen nga Specialja që Haradinaj të shkojë si i dyshuar për krime lufte.

Nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori, sepse gjithçka duhet parë në aspekt tjetër, të shohim faktet dhe pasojat që vijnë pas atij akti”, tha Vuçiç

Në fund Vuçiç ka deklaruar se Serbia beson se vazhdimi i dialogut është më i rëndësishmi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

"Kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po lëvizin në drejtim të vonimit të mëtejshëm të bisedimeve dhe dialogut me Prishtinën," tha Vuçiç.

Komento

Komente

  • Naimi: 20/07/2019 19:14

    Ashtu te ka fryre ne vesh Putini?

    Përgjigju
  • Mali: 20/07/2019 13:59

    Vuçiça. Go mother fucker!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?