Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Lindita Nikollës për t’ u dorëhequr nga posti i kryetares së Kuvendit. Veliaj shprehet se Nikolla e ka drejtuar Kuvendin me urtësinë dhe mirësinë e saj, duke e cilësuar atë një frymëzim për të gjithë ata që duan ta çojnë vendin përpara.
“Lindita Nikolla është një nga gratë më të forta që unë njoh, e cila, në këto 3 vjet jo të lehta në krye të Kuvendit të Shqipërisë, e drejtoi atë me urtësinë dhe mirësinë e saj ngjitëse, gjithmonë e qetë përballë çdo situate, sado anormale të ishte.
Ajo është një frymëzim jo vetëm për vajzat dhe gratë, por për të gjithë politikën dhe ata që duan të punojnë për ta çuar përpara vendin. Shembulli i saj na tregoi çdo ditë se gjërat MUND të bëhen me MIRËSI! Faleminderit!”, shkruan Veliaj.
Lajmi kryesor:
Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryeparlamentare, socialistët: U përball me sulmin më të egër personal, ishte fuqia e qetë e Kuvendit
SI.E./ReportTv.al