Foto ilustruese

Politikë

Dorëheqje, emërime e arrestime/ 6 bashkitë që shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme

11 Shtator, 17:51| Përditesimi: 11 Shtator, 17:55

  • Share

Gjashtë bashki të vendit do të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë listë është edhe bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës, për të cilën Kryeministri Edi Rama, sot nga Asambleja e PS, kërkoi që të nisin procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt i cili është i arrestuar dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, zgjedhje priten edhe në Bashkinë e Vlorës, pasi kryebashkiaku la detyrën mbrëmjen e së mërkurës (10 shtator).

Drejt zgjedhjeve të parakohshme janë edhe 3 bashki, ajo e Matit, Beratit dhe Tepelenës, për shkak se kryetarët e këtyre institucioneve dhanë dorëheqjen pasi u zgjodhën deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit (respektivisht Agron Malaj, Ervin Demo dhe Tërmet Peçi).

Sapo qeveria të shpallë vakancën, këto 3 bashki do të shkojnë drejt zgjedhjeve.

Emërimi surprizë i Andis Sallës në Ministrinë  Bujqësisë, ditën e sotme në Asamblenë e PS, hap garën për zgjedhje edhe në Bashkinë e Cërrikut.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?