Politikë

Kritikat e Ramës? Dredha: Koha për reflektim, zero tolerim për zaptuesit e hapësirave publike! Park fotovoltaik në Vlorë? Jemi në diskutime

19 Korrik, 13:18| Përditesimi: 19 Korrik, 15:30

  • Share

VLORË- Diskutimet për të ndërtuar një park foto-voltaik në qindra hektarë të zonës së Kaninës dhe Shashicës i ka shqetësuar banorët e kësaj zone, të cilët këtë hapësirë e përdorin si kullotë për bagëtitë e tyre.

Projektit pritet t’I hapë rrugë në mbledhjen e këshillit bashkiak të 21 korrikut, por kryebashkiaku I Vlorës Ermal Dredha, për Report tv thotë se janë disa kompanitë e interesuara dhe se kjo është vetëm faza e parë.

"Hapet rrugë për tu parë nëse mund të aprovohet nga të gjitha instancat. Bashkia si pronar i asaj prone, në sajë të kërkesave që kemi pasur prej 2-3 vitesh, ka ardhur momenti t’ia përcjellim shtetit nëse mund të hapim rrugën për të parë mundësinë e një zhvillimi të tillë. Kjo është vetëm faza e parë, ka ministri të përfshira derisa të arrihet një vendim kolegjial. Edhe politika qendrore e ka prioritet zhvillimin tek energjia e pastër. ku ta gjejmë të kthehemi prodhues të denjë por edhe të jemi konkurrentë në rajon. Janë disa kompani që kanë shprehur interes, kjo është faza e parë i kërkojmë këshillit bashkiak si pronari de facto i aseteve në territor. Ne jemi ndërmjetësues për të përcjellë kërkesat siç na takon ligjërisht. Pastaj i kalojmë në këshill. Nuk ka dëmtim kullotash, s’po bëhet central bërthamor, energji fotovoltaike ka vetëm panele", tha Dredha. 

Aksioni që nisi nga Vlora për çlirimin e hapësirave publike, Dredha thotë se nuk do të ndalet dhe se banorët e bizneset kryesisht i janë prgjigjur pozitivisht thirrje së autoriteteve. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që territori të çlirohet sa më shpejt, edhe pse vetë e pranon se zinxhiri i institucioneve përgjegjëse për kontrollin ka mbyllur sytë prej kohësh. Mesazhi është i qartë thotë Dredha, aty ku ka shkelje duhet të zbatohet ligji.

“Ka nisur prej 10 ditësh ky aksion, abuzime janë konstatuar në shumë zona të Vlorës, jemi marrë me pjesën e Lungomares fillimisht, që ka impakt direkt tek pjesa e qytetarëve dhe turistëve. Kemi filluar, ka pasur një rezistencë në fillim, por jo e fortë. Njerëzit kanë nisur ta kuptojnë se aty ku ka abuzime, të gjejmë kompromis dhe puna ka vijuar normalisht. Kemi pasur një rast në Lungomare, ku subjekti që ka pasur një formë kioske, ka hezituar të prishet dhe sot ka nisur të bëjë vetë çmontimin. Kemi prishur një objekt po sot në territorin e një shkolle, ka qenë prej vitesh pa leje, por ka ardhur momenti ti shohim me imtësi dhe sa më shpejt të çlirojmë territorin. Aty ku ka prishje, që ka beton, me ndihmën e IMT. Abuzimi ka qenë si një shkalle të ngadaltë dhe duke u kthyer edhe rutinor, qoftë edhe nga inspektorët e IMT, Policia Bashkiake. Më mirë tani, duhet të jepet mesazhi i qartë aty ku ka shkelje duhet të zbatojmë ligjin deri në fund dhe duhet të çlirojmë hapësirat”, tha Dredha për Report Tv.

Por, si e ka parë kryebashkiaku i Vlorës ultimatumin e Ramës për shkarkimin e të gjithë drejtorëve dhe a ka ndikuar kjo në cilësinë e punës dhe shërbimeve për qytetarët? Dredha nuk e sheh si një ndërhyrje të Ramës në pushtetin vendor, ndërsa thekson se puna nuk është ndalur në asnjë moment, pasi postet janë plotësuar me drejtorë të komanduar deri në zgjedhjen e të rinjve.

“Edhe kur ndërron shtëpinë, ka një moment delikat derisa kap zonën e komfortit me ambientin e ri. Ne kemi armatë specialistësh në Bashkinë e Vlorës që kanë eksperiencën e tyre dhe ky boshllëk është mbyllur, duke komanduar drejtues brenda strukturës me qëllim që puna të mos ndalojë në asnjë moment”, theksoi Dredha.

Duke nisur nga vetja e tij, Dredha thotë se të gjithë duhet të kuptojnë se duhet të kishin bërë më mirë për qytetin e Vlorës.

“Ideja është që të gjithë e kuptojmë që mund të kishim bërë më mirë, përfshirë dhe mua. Duhet të jemi unison tek pjesa se çfarë duhet t’i ofrojmë shërbim më mirë qytetarëve, apo atyre që zgjedhin Vlorën për turizëm apo biznes. Nuk duhet të kënaqemi me një punë rutinë, duhet të bëjmë më shumë. Bëjmë reklamë të madhe për Vlorën si destinacion, jo tuneli i Llogarisë, aeroporti, një Lungomare, të gjitha këto investime duan edhe një ndërgjegjësim e angazhim të madh nga ne për të mbajtur territorin në kontroll, sa i përket edhe pastërtisë, shërbimeve por edhe abuzimit që bëjnë duke cenua territorin që s’u përket, apo me lejet e ndërtimit. Ka ikur koha kur njerëzit mund të bëjnë ç’të duan në territor, se nuk është vetëm i joni, por i të gjithë njerëzve. Nuk duhet dhënë besim dhe ti lësh punonjësit të punojnë me besim. Duhet ti kontrollosh me gjithë kohës që të japin më të mirën”, tha ai.

Edhe pse ishte më i kritikuari në mbledhjen e Ramës me kryebashkiakët, Ermal Dredha në asnjë moment nuk e ka menduar dorëheqjen.

“Unë jam këtu për t’i shërbyer Vlorës. Jam zgjedhur t’i shërbej Vlorës, s’e kam menduar. E dua qytetin tim shumë, jap më të mirën në këtë qytet. Ky është kryesor, të shërbej deri në fund, siç kam shërbyer në administratë shtetërore prej 21 vitesh. Kritikat shërbejnë për të përmirësuar performancën tënde në punë, nga ai moment në vazhdim, kritika ka gjithmonë, shërbejnë në këtë rast”, theksoi ai.

Drejtorët thotë Dredha nuk janë dorëhequr prej ultimatumit të Ramës, por sepse kanë kuptuar se nuk I kanë shërbyer siç duhet qytetit.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/07/2025 05:11

    Po te shkosh ne Palm Springs.CA,nje zone shkretetinore,kane zgjedhur mullinj ere edhe pse Diell kane me shume se Vlora.Tani Kanina e Shushica nuk jane zona te thata,jane kullota.Perse nuk beni park eolik,ne vend te atij diellor,kur fermeret nuk e duan se u zene kullotat? Aty ne Vlore eshte qeveri e popullit,per popullin,apo e Dredhes?! Perse nuk degjoni opinionin e popullit?!

    Përgjigju
  • Vlonjat pa rrugë dhe tortuar: 19/07/2025 23:44

    Po çfarë ke bërë o Ermal ?Bëj një xhiro dhe shiko Të gjitha rrugët e vlorës janë zënë me lokale ,, karike ,tavolina ,Nuk kalon dotë me nusen ,vajzën ,,duhet të zbresësh në rrugën e makinës ,Parkimet e Bulevardit gati të gjithë janë dhënë Bisneseve për 24 orë parkime për klientët dhe këta e kanë zënë me mekinat e tyre private,, parkime të makinave me qera kanë zaptuar gjithë transballkaniken , Parkimet janë dheënë bisneseve me qera dhe këta e përdorin si parkim privat , banorët e pallateve sorrollaten për një vend parkimi që po bëhet lluks në Vlorë,,prit kur të kërcasi thika për një vend parkimi që ti z.Ermal e ke dhënë me qera pronën publike

    Përgjigju
  • Lavderim: 19/07/2025 20:44

    Cdo gje me duket nje show sepse zaptimi I pronave publike eshte shume I perhapur dhe ndodh ne bashkepunim me policine, institicionet. Psh shtesat e kateve ne pallatet e Luongomares jashte cdo paramteri teknik si tek Kompleksi Oslo ndodh dhe vazhdon ne mes te dites dhe asnjenjeri nuk reagon

    Përgjigju
  • Artiol: 19/07/2025 18:11

    Po ca aksioni filloi ky nga lungomare mor aman. Po atje vajti rama pa te ishte per kete palo kryetar bashkie qe edhe nje drejtor policie bashkiake qe e solli me buje te madhe nga turqia sic tha asokohe, na perfundoi ne prokurori. Po trotuaret e vlores jane te zena nga bizneset e fruta perimeve. Parkimet e rrugve jane te zena nga makinat ne shitje edhe makinat me qera. Cfare ka bere ky kryetar 2 vite pune deri tani.

    Përgjigju
  • xXx: 19/07/2025 14:11

    Ti je nje mish me dy sy qe po i ve flaken Vlores...

    Përgjigju
  • PërDEDAKSIN: 19/07/2025 14:06

    Të kritikosh është ndihmë,të lësh që gabi.et e fajet të trashen është krim.Edi Rama edhe sikur në më nyry figurative t'i ketë tërhequr veshin nuk ka asgjë shëndet e punlt shkojnë përpara.Keni kurajo dhe dilni me emra.Përse nuk ndihmoni P.D.(P).SH.S.B. apo nuk keni kurajo për ti thënë që na kujtonca pleq por jo burar që drejtuan shtetin dhe HAJDUTËVE,KRIMINELËVE E TËRË SOJIT E SOROLLOPIT TË TYRE I TRETNIN ZHIVË NË VESH.P.S.SHqë të jet e denjë duhet të rivlerësojë QËNDRIMIN NDAL IDEOLOGJIS SOCIALISTE,DHE TË HEQË DORË NGA FALANGAT E KOLABORACIONISTË SE NJË DITË DOTË KTHEHET NË P.(SD)SH JO SI P.S.D. POR NË NJË MBETIE QË DOTË THOTË MË VODHËN VOTAT SI MENDER P.D.E MERHUMI S.B.EDI RAMA TË MOS JETË DREJTUES QË TË THOTË ME VPRIME E QËNDRIME PAS MEJE QAMETI U BËFTË.

    Përgjigju
    • Agroni: 19/07/2025 16:00

      Z Dredha eshte drejtues me kulture dhe komunikim te persosur. Ndryshon rrenjesisht nga aksidenti Leli nje arrogant dhe i korruptuar. Vlora ne periudhen e veres ka 2 fishin e popullsise. Kerkohet impenjim maksimal nga gjithe stafi bashkise. Jemi te bindur se çdo gje do te permiresohet por dhe ne si qytetare duhet ta mbajme vet te paster mjedisin dhe te mos cenojme hapesirat publike

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?