Bashkia Vlorë

Politikë

Dorëheqjet pas ‘ultimatumit’ të Ramës, Bashkia Vlorë shpall pozicionet vakante për 12 drejtorë

10 Korrik, 20:23| Përditesimi: 10 Korrik, 20:46

  • Share

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka publikuar në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të institucionit listën e vendeve vakante për pozicionet drejtuese brenda bashkisë. Ky veprim shënon fazën e parë të dorëheqjeve të drejtuesve aktualë, një proces që sipas burimeve zyrtare pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 korrik.

Sipas një burimi nga brenda institucionit, dorëheqjet po realizohen me faza të njëpasnjëshme për të shmangur një kolaps funksional në aktivitetin e përditshëm të bashkisë. Qëllimi është garantimi i vazhdimësisë së shërbimeve dhe organizimi efikas i procesit të zëvendësimeve. 

Të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje, për pozicionet si më poshtë:
• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
• Drejtor në Policinë Bashkiake
• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”

Kujtojmë se vala e dorëheqjeve në Bashkinë Vlorë erdhi pas "ultimatumit" të kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i pakënaqur me menaxhimin e qytetit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?