Petrit Ismaili, avokat i 4 të pandehurve dhe 5 të akuzuarve të tjerë ka folur sot për Report Tv dhe ka dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur në gjykatë.
"Sot u bë legjitimimi i palëve, u konkludua se jo të gjithë ishin njoftuar. PD kërkoi njohjen me aktet e fashikujve të gjykimit. U bë vetëm verifikimi i palëve dhe seanca në këtë moment u shty.
Sa i përket të akuzuarve për shit-blerje të votave kanë kaluar afatet e parashkrimit të kësaj vepre. Akuzohen për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhjeve. PD ka një moment procedural që kërkon të bëhet si viktimë. Por nuk mund të paraqitet si viktimë e veprës penale", tha ai teksa shtoi se nuk sheh asnjë arsye që çështje të shtyhet pa fund tani që është futur në proces gjyqësor.
Lajmi kryesor:
Akuzat për shitblerje të votave, zhvillohet në Dibër seanca e parë për Dosjen 184, shtyhet për në 29 janar! PD kërkon që çështja të shkojë në GJKKO (VIDEO)
K.T./ReportTv.al