DOSJA/ Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’, gjenerali Qirjazi doli kundër Berishës! Si më kërcënoi ministri Gazmend Oketa: Firmose me urgjencë

23 Tetor 2023, 09:10| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 22:20

  • Share

TIRANË- Report Tv sjell të tjera detaje nga dosja voluminoze e aferës së privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilin SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin dhe caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën dhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndërsa i gjithë shteti ishte vënë në shërbim të Sali Berishës dhe familjarëve të tij për këtë aferë, i vetmi zyrtar që kundërshtoi makinerinë e kryeministrit të asaj kohe ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili doli hapur kundër privatizimit të kompleksit Partizani.

Komandanti i Logjistikës në Forcat e Armatosura, Vladimir Qirjazi dërgoi letra tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj, ku theksoi se për privatizimin nuk i ishte marrë mendim dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Në dosjen që Report Tv disponon thuhet se Qirjani e ka pasqyruar në shumë shkresa presionin që i është bërë për llogari të Berishës sa i takon çështjes për privatizimin e kompleksit Partizani.

“Ndërkohë, rezulton se megjithëse në Komisionin e vlerësimit për privatizimin e Klubit të Futbollit Partizani nga Ministria e Mbrojtjes është caktuar një përfaqësues, nga ana tjetër këmbëngulej që prona me nr. 11, konkretisht Klubi i Futbollit Partizani të merrej në përgjegjësi administrimi nga Komanda e Mbështetjes Logjistike. Kjo gjë ka gjetur kundërshtim të fortë nga komandanti Vladimir Qiriazi. Ai odisenë e presioneve të bëra për të marrë në dorëzim këtë pronë, e ka pasqyruar ne shume shkresa, duke evidentuar qe në privatizim nuk ishte marrë parasysh fare Komanda Mbështetëse, ndërkohë që edhe statusi i kësaj prone, nuk rezultonte i qartë nëse ishte apo jo në Planin e përhapjes, pengesë kjo në lidhje me vetë privatizimin”, thuhet në dosje.

Në letrën që Qirjazi i ka dërguar Shefit të Shtabit Malaj thuhej se i është kërkuar me urgjencë të firmoste urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani. Urdhri i parë për firmosjen, Qirjazit i është komunikuar përmes një telefonate më datë 26.03.2009.

“Me shkresën nr. 1697/1 datë 26.03.2009 gjeneral brigade Vladimir Qirizai i është drejtuar gjeneral Brigade Maksim Malaj, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ku parashtron se më datë 26.03.2009 me telefon i është kërkuar zbatimi me urgjencë i urdhrit nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11. Lidhur me këtë urdhër pretendon se e ka vënë në dijeni Shefin e Shtabit nëpërmjet shkresës nr. 1487/1 date 19.03.2009 me kontestimet që ka pasur. Aktualisht është i paqartë dhe kjo del jashtë përgjegjësisë së tij si komandant. Ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si i kërkohet kjo firmosje ndaj dhe kërkon mendimin e tij”, thuhet në dosje.

Më pas, më datë 31.03.2009 Qirjazi ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes që asokohe ishte Gazmend Oketa. Qirjazi i është drejtuar sërish me një letër shefit të Shtabit dhe i ka treguar për këtë takim, ku Oketa i ka kërkuar ballë për ballë që të firmosë pasi kjo i gjë i kërkoj edhe vetë atij.

“Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes. Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij.

Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se është ballafaquar me datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi”, thuhet në dosje.

Gjatë hetimeve të SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, Qirjazi është marrë në pyetje dhe ai ka deklaruar se ministri Oketa i ka kërkuar të firmosë, por nuk ia kishte sqaruar se nga kush vinte kjo kërkesë. Madje Oketa e kishte paralajmëruar gjeneralin se mund të merreshin masa ndaj tij nëse nuk e hidhte firmën për urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani.

“I pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: Unë i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha "Duhet firmosur" por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore”, thuhet në dosjen që disponon Report Tv.

SPAK përshkruan në dosje, një letër të gjetur në kryeministri, fotokopje, e cila nuk rezulton në arkivën e qeverisë. Duket se bëhet fjalë për një ankesë të familjeve të pronarëve të tokës për gjeneralin që po pengonte procedurën.

“Ne Kryeministri, është gjendur një shkresë fotokopje (por jo origjinalja) e datës 30.03.2009, drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë "Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar" nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari.

Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lende "Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar nuk është arritur të gjendet. Gjithashtu nga këqyrja e regjistrit të korrespodencës Model Nr.1 në Kryeministri për periudhën 27.03.2009- 02.04.2009 nuk u konstatua as e regjistruar në protokoll hyrje e shkresës/ankesës datë 30.03.2009”, thuhet në dosje.

Dalja kundër Sali Berishës i kushtoi Vladimir Qirjazit, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes Oketa dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim Gjeneralit Vladimir Qirjazi.

Ora 12:02
Dosja/ Berisha dha urdhër, përdori Bylykbashin! Nis kontrollin e gjeneralit Qirjazi që doli kundër privatizimit të kompleksit Partizani

Në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” janë shumë emra të tjerë përveç Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Në presionin që i bëhet Komandantit të Logjistikës në Forcat e Armatosura, Vladimir Qirjazi rezulton se pasi nuk u bind që të firmoste, Sali Berisha ka ngritur një grup kontrolli nga Kryeministria për ta kontrolluar.  Kontrolli u përgatit nga Oerd Bylykbashi sot deputet mbështetës i Sali Berishës, por në atë kohë ka qenë ish-shefi i kabinetit të Sali Berishës në mandatin e dytë, 2009-13.

 Shumë shkresa nuk rezultojnë të protokolluara dhe nuk dihet, si janë zhdukur.

Brenda të njëjtës ditë që rezulton se është përgatitur shkresa e mësipërme, duke u njoftuar Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, rezulton se ka një reagim të menjëhershëm më datë 16.04.2009 me urdhrin Nr. 1289 Prot, nga Kryeministri Sali Berisha, mbi kontrollin tematik në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës me Nr.11, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes” 

 “Programi i kontrollit i përgatitur nga drejtor (i kabinetit) Oerd Bylykbashi dhe i miratuar nga sekretari i përgjithshëm Gjergj Lezhja. Programi i kontrollit është koncept nga Ilir Kadiu në kuadër të kontrollit, nga departamenti i kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion” thuhet në dosjen e SPAK

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/10/2023 02:22

    Dhe sejmeni i Berishes,Bylykbashi na doli ne mbrojtje te /padrinos/ te tij para dy ditesh! Tani te thirret ne SPAK e te jape shpjegime per veprimet qe bene ndaj te nderuarit gjen.Qirjazit.Malltezi nuk mjafton aty ku eshte,keta duhet te dalin aty te gjithe bashke si grup i strukt.kriminal-Berisha,Malltezi,Begeja,Bektashi,Bylykbashi,Oketa,Mediu,Pustina,ai fytyre-opinga-Imami,harrova ndonje? Cdo minute qe kalon,po merr format gjithemone e me shume si ato maxi-proceset e Italise kunder mafias dikur,jo vetem per nga rendesia e pozicioni i personave te implikuar,por dhe per numrin e tyre!!

    Përgjigju
  • Maks: 23/10/2023 16:23

    Ketyre qelbesirave te futen ne burg dhe celsat tu hishen ne dete Dhe pasurit tiu sekuestrihen Vilat te behen shtepi pushimi dhe shtepiat tu shperbdahen te pa streheve

    Përgjigju
  • Tirona: 23/10/2023 12:50

    Lad Qirjazi burr zotni.Menoj që mund të jet nji nër personat më të mir e më të nershëm në Shqipni por që su përzi me politikë. E rujt zoti

    Përgjigju
  • Zakarel: 23/10/2023 12:31

    Po oketen pse nuk e arrestoni

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 23/10/2023 10:14

    Gazmend Oketa skuthi i dyte mbas Genc Rulit ne keto 33 vite .

    Përgjigju
  • denis: 23/10/2023 10:08

    Ku eshte spurdhjaku Oketa,ne burg e kane vendin.

    Përgjigju
    • E verteta: 23/10/2023 10:58

      Po pra perse nuk e kane marre ne hetim? Te arestohet dhe kendon si bilbil pastaj se kush e urdheroi. Por eshte njeriu i Bamir Topit dhe hapen shume letra pastaj. Deri ne kete moment Spak po tregohet selektiv.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?