Pjesë nga dosja dhe Sali Berisha

Ekskluzive/ Report Tv zbardh dosjen 200 faqe të SPAK për shkeljet në privatizimin e “Partizanit”! GJKKO druhet se Berisha mund të ndërhyjë në asgjësimin e provave

22 Tetor 2023, 13:09| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 21:49

  • Share

Report TV siguron dosjen voluminoze të hetimit të aferës së ish kompleksit ‘Partizan" proces i cili nisi dy muaj pasi erdhi në pushtet Sali Berisha. Në dosje me 200 faqe që shqiptarja.com dhe Report Tv disponon zbulohet dhe roli i ish kryeministrit, ministrave Fatmir Mediu, Genc Ruli si dhe lëvizjet e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi.

Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Fatmir Mediu dhe Ministria e Ekonomisë e drejtuar nga Genc Ruli kanë pasur rol në privatizimin e ish-kompleksit Partizani ku përfitues ishte dhëndërri i kryeministrit, Jamarbër Malltezi.

Në dosjen që SPAK ka dorëzuar në gjykatë në mbi 200 faqe përshkruhen hetimet e kryera ndërsa shpjegohet se ish-klubi Partizani ishte në Listën e Pronave të Planit të Perhapjes së Forcave të Armatosura nr. 6932/3 prot date 09.08.2006, te miratuar nga zv. Sheft i Shtabit, General Major Luan Hoxha.

Megjithatë, më 6 janar 2006, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në një memo, shprehej se ish-klubi Partizani nuk ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe për këtë arësye, METE duhej të miratonte privatizimin. Sipas SPAK, shkresa në fjalë bie në kundërshtim me një tjetër dokument të Ministrisë se Mbrojtjes, drejtoria e Menaxhimit të Burimeve, ku drejtori Maliq Hebra i shkruan Komandës mbështetëse në datën 9 gusht 2006, listën e pronave të përfshira në planin e përhapjes së FA-ve ku mes tyre është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani. Koha e privatizimit të ish-kompleksit, përkon me inicimin nga qeveria të vendimeve administrative për Agjencinë e Pronave dhe ndryshimeve ligjore, që kanë hequr pengesat që ekzistonin në ligj për marrjen e pronës me qëllim shfrytëzimin për ndërtim. Konkretisht agjencia e pronave ka kaluar në varësi të qeverisë, dhe titullarja e parë që shqyrtoi dosjen, ka qenë Justina Boriçi e cila ka përmendur Sali Berishën në dëshminë e saj në SPAK.

"Në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Me tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se me kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave..." thotë Justina Boriçi, ish-drejtore e Agjencisë së pronave

Pasi mori detyrën, Justina Boriçi ka emëruar punonjës të tjerë të Agjencisë, konkretisht drejtoren rajonale të Tiranës Dhurata Hoxha (Çela), të cilën nuk e njihte por që ia kishin rekomanduar.

"...Une nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa me kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk me kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të sakte..." tregon më tej ajo.

Sipas SPAK, dosja e ish-kompleksit Partizani, ishte nga të parat që u shqyrtua nga agjencia e Pronave. Konkretisht, grupi i punës që është ngarkuar me shqyrtimin e kësaj dosje përbëhet nga shtetasit Altin Ceni (jurist), Petrit Kullolli (topograf) dhe Tetis Lubonja (përgjegjëse e sektorit juridik). Ky grup pune konstatohet se ka filluar menjëherë nga puna, për të punuar me dosjen e sipërcituar. Pjesë e këtij grupi personash të emëruar në Agjencinë e Pronave, rezultojnë edhe të njohur të Jamarbër Malltezit.

Konkretisht, shtetasja Tetis Lubonja, e pyetur më 15.06.2023 ka pranuar njohjen me Jamarbër Malltezin madje ka pohuar se nga eprorët u kërkohej ta shqyrtonin dosjen me shpejtësi.

"Këto kanë qenë nga dosjet e para që u janë dhënë për t'u shqyrtuar dhe vazhduan shqyrtimin. Sqaron se ka njohur shtetasen Rudina Llagami pasi ka punuar në Kryeministri dhe shtetasin Jamarbër Malltezi, pasi me këtë të fundit janë pothuajse moshatarë dhe kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe aktivitete të përbashkëta dhe ka pasur dijeni që Jamarbëri ishte një nga trashëgimtarët e familjes Begeja, sepse nga e ëma ishte Begeja. Pyetjes nëse ka pasur ndonjë ndikim nga eprorët apo persona të tretë për të përshpejtuar procedurën e kthimit të këtyre pronave deklaron se: "Na eshte thënë nga drejtori i zyrës, e cila ka qenë shtetësja Dhurata Hoxha se këto do të ishin dosjet e para që do te shqyrtoheshin dhe ne kemi zbatuar urdhërin e saj" shkruhet në dosjen e SPAK.

Në morinë e dëshmive të mbledhura, në faqen 40 të dosjes, është edhe ajo e ish-drejtorit të klubit partizani, Isa Tare që thotë se pronarët e tokës i kanë ofruar një apartament në ndërtimin që do të bëhej, me kusht që të mos kundërshtonte dorëzimin e truallit.

"Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t'i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i i cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t'i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët"  dëshmonIsa Tare, ish-drejtor i klubit Partizani

 GJKKO druhet se Berisha mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në asgjësimin e provave

Në vendimin e gjykatës thuhet se ekziston mundësia që Berisha të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.
 

"Për të hetuarin Sali Berisha plotësohet kushti i parë i veçantë i parashikuar nga shkronja "a", pika 3, të nenit 228 të K.Pr.Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. Për faktin e ndodhur po zhvillohen hetime në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të faktit dhe për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë shtetasi nën hetim Sali Berisha në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, ekziston mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi." thuhet në vendimin e argumentuar të gjyqtares Irena Gjoka.

Masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje" dhe 'ndalimi i udhetimit jashtë" është kërkuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO e cila sipas nenit 244/3 te Kodit të Procedurës Penale nuk mund të caktojë masë sigurie më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokuroria. 

Sipas SPAK Sali Berisha dyshohet se ka konsumuar vepren penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

"Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi" thuhet  në deklaratën e SPAK.

Pjesë nga dosja 

Pjesë nga dosja 

Ora 14:43
Dosja/ 'Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë', zbardhen diskutimet mes Sali Berishës dhe Genc Rulit për privatizimin e ish-kompleksit Partizani

Report tv ka siguruar dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Në dosje është zbardhur edhe një bisedë mes Genc Ruli, ministër Ekonomie asokohe, si dhe Sali Berishës, në lidhje me ndryshimin e akteve nënligjore.

Ruli informon Berishën për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

'Ndërkohë që procedura e privatizimit në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, është në fazën që është përgatitur memo date 16.10.2008 nga shtetasi Nuri Sopaj, përgjegjës i sektori të shitjeve, dhe i është drejtuar drejtorit Urim Muja, duke i parashtruar se po i paraqesin për miratim proces verbalin date 15.10.2008 për dhënien e të drejtës së parablerjes, qeveria e kohës, vlerëson të bëjë ndryshime të tjera në aktet nënligjore. Konstatohet se miratohet VKM nr. 1638 datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore qe privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ku ndryshon metodologjia d pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Në mbledhjen e diskutimit të këtij akti nënligjor ka ndodhur pikërisht ky diskutim:

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor, por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ruli: Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin. Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Sipas pikës 12 të VKM-je, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre.

32.Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazët e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Nga aktet rezulton se sipas formularit për pranimin e bonove të privatizimit datë 13.02.2009 të Raiffeisen Bank, pasqyrohet se për objektin në privatizim “Terrenet sportive dhe objekteve të klubit te futbollit Partizani Tirane”, vlera e bonove të privatizimit të marra në dorëzim nga Banka, është 8 200 000 lekë. Nënshkrues është shtetasi Xhimi Begeja.

Me shkresën Nr. 898 Prot. datë 28.01.2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike i kërkon Bankës Credins “Cbllokim fond!”, pasi në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Financave trashgimtarët e familjeve të shpronësuara Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga u shpallën fitues me të drejtën e parablerjes së objektit dhe ngurtësimi i vlerës 20% në vlerë absolute 2 021 800 lekë, e ngurtësuar nga shoqëria “Kontakt shpk” sipas formularit të garancisë nr. 2810/04.09.2008 te kalojë për llogari të Ministrisë së Financave.'- thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

Ora 14:27
Dosja e privatizimit të kompleksit 'Partizani', Fatmir Mediu e Genc Ruli: Nuk e dinim se Malltezi ishte trashëgimtar

1697977516_fatmirmediugencruli.jpg

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, aferë për të cilën është arrestuar dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi si dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ish-ministrat e Sali Berishës, Fatmir Mediu dhe Genc Ruli të thirrur në SPAK për hetimet për aferën e privatizimit të klubit Partizani kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se trashëgimtar ishte dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi.

‘I pyetur më datë 21.09.2022, shtetasi Fatmir Mediu deklaron se Komisioni i mësipërm, është ndërtuar mbi një bazë të akteve ligjore. Në kujtesën e tij, pas kaq kohësh, nuk ka dijeni se kush e ka përcaktuar përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Praně Ministrisë së Mbrojtjes, ka pasur një drejtori dhe sektor përkatës e cila merrej me pronat dhe kombinonte bazuar në ligj me ministritë e tjera, dhe veçanërisht me METE-n. I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, qe te fillonte procedurat për privatizim ne lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, për terrenet dhe objektet e tij, deklaron se, është bazuar vetëm mbi aktet shkresore dhe ligjore ne lidhje me veprimtarinë e tij, te korrespondencave te mëparshme dhe te kohës qe ka qene ministër. Nuk ka pasur dijeni që trashëgimtar një pjese te tokës ku shtriheshin terrenet sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani, ka qene shtetasi Jamarbër Malltezi.’- ka dëshmuar Mediu.

Genc Ruli deklaron se përshpejtimi i procedurave të privatizimit u bë pas kërkesës së pronarëve

‘11 pyetur me datë 27.09.2022 shtetasi Genc Ruli ka deklaruar: "...Pas vitit 2007 vijuam me procedurën e dytë që është vlerësimi dhe sipas ligjeve vlerësimi behej nga një komision i pavarur, me persona të licencuar dhe me një përfaqësues nga Ministria përkatëse. Përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes e caktonte normalisht Ministria e Mbrojtjes. Ekspertet u zgjodhën nga një listë e miratuar." I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, përshpejtimi i procedurave të privatizimit në lidhje me këtë objekt, apo ndonjë ndërhyrje tjetër në lidhje me këtë privatizim, shtetasi Genc Ruli është shprehur se beson se pronarët kanë bërë disa letra kryesisht në vitet 2005, 2006 ku sqaronin gjendjen e pronësisë dhe për të përfituar sipas ligjit, të drejtën e parablerjes. Person tjetër nuk ka pasur. Deklaron se në atë kohë, nuk ka qenë në dijeni që një ndër trashëgimtarët e familjeve që kishin pronësi në këto territore ka qenë shtetasi Jamarbër Malltezi, por sot nga mediat e di këtë fakt. Ai e ka ditur që kanë qenë pronare katër-pesë familje, një ndër të cilat familja Begeja. Personat që nënshkruanin në emër të kësaj familje ishin kryesisht ose Fatmir ose Bashkim Begeja.’- është shprehur Ruli, para prokurorisë.

Ora 14:02
Dosja e ish kompleksit Partizani/ 'Më thirri Berisha në zyrë, u habita”, dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP-së: Për emërimet, urdhrat vinin nga Kryeministria

1697920998_saliberisha.png

Koha e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, përkon me inicimin nga qeveria të vendimeve administrative për Agjencinë e Pronave dhe ndryshimeve ligjore, që kanë hequr pengesat që ekzistonin në ligj për marrjen e pronës me qëllim shfrytëzimin për ndërtim. Konkretisht Agjencia e Pronave ka kaluar në varësi të qeverisë, dhe titullarja e parë që shqyrtoi dosjen, ka qenë Justina Boriçi e cila ka përmendur Sali Berishën në dëshminë e saj në SPAK, dosje e siguruar nga Report Tv.

‘Në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Me tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se me kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave..."’- ka thënë Justina Boriçi, ish-drejtore e Agjencisë së pronave, thuhet në dosjen e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv.

Pasi mori detyrën, Justina Boriçi ka emëruar punonjës të tjerë të Agjencisë, konkretisht drejtoren rajonale të Tiranës Dhurata Hoxha (Çela), të cilën nuk e njihte por që ia kishin rekomanduar.

"...Une nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa me kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk me kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të sakte..."- tha thënë Justina Boriçi, ish-drejtore e Agjencisë së pronave.

Sipas SPAK, dosja e ish-kompleksit partizani, ishte nga të parat që u shqyrtua nga agjencia e Pronave.

Ora 14:01
Dosja/ Ish-drejtorit të klubit të ‘Partizani’ iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin! Isa Tare: Njëri nga ish-pronarët më ofroi një hyrje

1671620039_finalprojekt.00063603.Still003.jpg

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, aferë për të cilën është arrestuar dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi si dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Në dosje zbardhen detaje se si ish-drejtorit të klubit të ‘Partizanit’ Isa Tare, iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Isa Tare ishte drejtori i Klubit nga viti 1995-2005.

‘Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole.. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t'i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t'i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes.’- thuhet në dosje.

Ora 13:31
DOSJA e aferës së ish kompleksit Partizani/ 17 ditë para arrestimit, Malltezi kishte nisur likuidimin e shoqërisë 'Homeplan' nga e cila përfitoi 5.4 mln euro

1697975486_Screenshot1.jpg

Report TV ka siguruar dosjen e hetimit të aferës së privatizimit të ish kompeksit Partizani.

Zbulohet se Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kishin nisur punën për likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. Sipas SPAK përfitimet që Malltezi kishte marrë nga kjo shoqëri ishin në vlerën e 5.4 milionë eurove.

Mësohet se pikërisht më 4 tetor 2023, pikërisht 16 ditë nga data kur GJKKO ka marrë vendimin për arrestimin e Malltezit  është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status "likuidim e sipër" dhe caktim likuidatori. Vetë Malltezi u arrestua më 21 tetor në aeroportin e Rinasit teksa kishte dalë të priste bashkëshorten, vajzën e Sali Berishës, Argita që po kthehej nga Gjermania. 

"Gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit më sipër të kryejnë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh faktin se gjatë fazës së hetimeve, të dy të hetuarit kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë për qëllim likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. Kështu, më datë 04.10.2023 është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status "likuidim e sipër" dhe caktim likuidatori. Pas depozitimit të këtij vendimi statusi i shoqërisë Homeplan sh.p.k ka kaluar nga "Aktiv" në "Shoqëri në likuidim e sipër". Duke u bazuar në veprimet e mësipërme të realizuara nga të hetuarit, gjykata çmon se ka rrezik që të hetuarit me sipër të kryejnë krime të rënda ose të njëjta të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen." argumentohet në vendimin e GJKKO që e quan të drejtë kërkesën e SPAK për arrestinin e Malltezit. 

Në vendimin e pranimit të masës së sigurisë 'arrest me burg' merret parasysh edhe rrezikshmëria e veprave penale të korrupsionit aktiv/pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, e cila vlerësohet e lartë jo vetëm për shkak të marrëdhënieve juridike që cënon dhe sanksionit të parashikuar në dispozitat përkatëse por, edhe për shkak të përhapjes që kanë marrë kohët e fundit këto vepër penale, formën e kryerjes së tyre në formën e bashkëpunimit (të thjeshtë), pasojat e ardhura, moshën dhe gjendjen familjare të të hetuarve, gjendjen e tyre gjyqësore, në kushtet e mungesës së rrethanave lehtësuese deri në këtë fazë të hetimit "

Sipas akuzes se SPAK

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Gjithashtu vlerësohet se për të tre të hetuarit Jamarbër Malltezi, Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi, plotësohet kushti i dytë i veçantë i parashikuar nga shkronja "b", pika 3, të nenit 228 të K.Pr.Penale, pasi gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit të largohen.

"Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh marzhin e lartë të dënimit që sanksionojnë veprat penale për të cilat ata dyshohen, ku není 245 i Kodit Penal, parashikon dënim me burgim nga 1 deri në 5 vjet, neni 260 i Kodit Penal parashikon dënim me burgim nga 4 deri në 12 vjet, ndërsa neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal parashikon dënim me burgim nga 7 deri në 15 vjet. Për sa më sipër, gjykata çmon dhe ekzistencën e rrezikut të ikjes së personave nën hetim." shkruhet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

 

Ora 11:01
EKSKLUZIVE/ Roli i Malltezit në procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani

1697968268_JamarberMalltezi23janarscaled.jpg

Report Tv siguron ekskluzivisht pjesë nga dosja e hetimit për aferën e ish kompleksit Partizani për të cilën po hetohen nën masën e arrestit me burg Jamarbër Malltezi, ndërsa dhe ortaku i tij Fatmir Bektashi e Sali Berisha po hetohen në masën e sigurisë detyrim me paraqitje dhe u ndalohet të udhëtojë jashtë Shqipërisë.

Detaje nga dosja e prokurorisë, ministria e Mbrojtjes i kërkoi ministrisë së ekonomisë më 13 janar 2006 miratimin e privatizimit të ish-klubit Partizani. Memo e datës 13 janar 2006 për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Më 6 janar 2006, ministria e Mbrojtjes, i kishte dërguar letër Bashkisë Tiranë ku shprehej se ish-klubi Partizani nuk ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe për këtë arësye, METE duhej të miratonte privatizimin.

Shkresa në fjalë bie në kundërshtim me një tjetër document të Ministrisë se Mbrojtjes, drejtoria e Menaxhimit të Burimeve, ku drejtori Maliq Hebra i shkruan Komandës mbështetëse në datën 9 gusht 2006, listën e pronave të përfshira në planin e përhapjes së FA-ve ku mes tyre është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani.

Kjo shkresë bie ne kundershim edhe me Listen e Pronave të Planit të Perhapjes së FA-ve nr. 6932/3 prot date 09.08.2006, te miratuar nga zv. Sheft i Shtabit, General Major Luan Hoxha.

Më datë 16 janar 2006 Jamarber Malltezi, bashkëshort i Argita Mallezit (vajza e kryeministrit në atë kohë Sali Berisha, merr përsipër tagra përfaqësimi, tek firma ndërtuese ose Komisioni i Kthimit të Pronave, ku ndër të tjera pronarët i japin këtij të fundit 3 - 5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara. 

Megjithatë, nisër nga tagrat e dhëna, që ishin lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratave me firma ndërtuese për truallin, nuk rezulton e qartë se cilat do të shim shperniemet emergiente dhe të paparashikuara, në kundër të të cilave do ti jepeshin shtetasit Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive të paluajtshme.

Për më tepër, siç rezulton nga parashtrimi në vijim, firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është shtetasi Fatmir Bektashi, i cili edhe ai si të përfaqësuarit më sipër, ka interes për ndërtime të mundshme në këto territore.

SPAK tregon dhe  momentin kur Malltezi mori tagrin e përfaqësimit të familjeve pronare të ish-kompleksit.

“Pas konfirmimit të mësipërm të Ministrisë së Mbrojtjes, me shkresën nr. 48/1 prot date 16.01.2006, rezulton se shtetasi Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i shtetases Argita Malltezi (vajza e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në ketë kohë, shtetasit Sali Berisha), merr përsipër tagrin e përfaqësimit, për t’u lidhur me firma ndërtuese apo përfaqësim në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Te përfaqësuarit i kanë dhënë tagra të ndryshme shtetasit Jamarbër Malltezi, ku ndër të tjera vënë në dispozicion të këtij të fundit, 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara. Megjithatë, nisur nga tagrat e dhëna, që është lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratës së parë që vë në dispozicion firma ndërtuese për truallin e tyre, nuk rezulton e qartë se cilat do te ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kuadër të të cilave do të jepeshin shtetasit Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive së paluajtshme.

Për më tepër, siç rezulton nga parashtrimi në vijim, firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është shtetasi Fatmir Bektashi, i cili edhe ai si vetë të përfaqësuarit me sipër, ka interes në ndërtime të mundshëm në këto territore.

Pjesë nga dosja

Këshilltari i Jashtëm Genci Celo, i adresohet me një memo të datës 13.01.2006 Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ku e sqaron në lidhje me ndarjen e Sport K lub Partizanit në dy pjesë dhe se cili institucion i ka në varësi, duke ofruar të dhëna edhe në lidhje me shoqërinë Partizani sh.a. dhe se Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar METE-s miratimin e privatizimit të objekteve të Klubit Sportiv Partizani.

 “Shkresa me nr. 48/1 prot date 16.01.2006 e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes vjen në kundërshtim me një shkresë tjetër e konkretisht atë me nr. 8138/1 prot date 05.10.2006 te Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, drejtori Maliq Xhebra, i cili i është drejtuar Komandës Mbështetëse Logjistike duke bërë me dije se me shkresën nr. 6932 date 09.08.2006, SHPFA ka dërguar të miratuara listat e pronave sipas destinacionit, ku në listën e pronave që përfshihen në planin e përhapjes është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani, në përgjegjësi administrimi të KML-se.

Sipas shkresës SHPFA lista është hartuar duke mbajtur parasysh Planin e Përhapjes së miratuar me shkresën nr. 231/3 datë 29.03.2006 si dhe nevojat e FA. Para miratimit te listave nga SHPFA lista e pronave të KML është miratuar paraprakisht edhe nga ana e Komandës Mbështetëse. Gjithashtu, kjo shkresë bie në kundërshtim edhe me Listën e Pronave sipas Planit 18 Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura, nr. 6932/3 prot date 09.08.2006, te miratuar nga zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Luan Hoxha.”

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?