Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, aferë për të cilën është arrestuar dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi si dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Në dosje zbardhen detaje se si ish-drejtorit të klubit të ‘Partizanit’ Isa Tare, iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Isa Tare ishte drejtori i Klubit nga viti 1995-2005.
‘Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole.. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t'i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t'i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes.’- thuhet në dosje.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Report Tv zbardh dosjen 200 faqe të SPAK për shkeljet në privatizimin e “Partizanit”! GJKKO druhet se Berisha mund të ndërhyjë në asgjësimin e provave
M.Q./ReportTv.al