Koha e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, përkon me inicimin nga qeveria të vendimeve administrative për Agjencinë e Pronave dhe ndryshimeve ligjore, që kanë hequr pengesat që ekzistonin në ligj për marrjen e pronës me qëllim shfrytëzimin për ndërtim. Konkretisht Agjencia e Pronave ka kaluar në varësi të qeverisë, dhe titullarja e parë që shqyrtoi dosjen, ka qenë Justina Boriçi e cila ka përmendur Sali Berishën në dëshminë e saj në SPAK, dosje e siguruar nga Report Tv.
‘Në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Me tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se me kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave..."’- ka thënë Justina Boriçi, ish-drejtore e Agjencisë së pronave, thuhet në dosjen e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv.
Pasi mori detyrën, Justina Boriçi ka emëruar punonjës të tjerë të Agjencisë, konkretisht drejtoren rajonale të Tiranës Dhurata Hoxha (Çela), të cilën nuk e njihte por që ia kishin rekomanduar.
"...Une nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa me kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk me kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të sakte..."- tha thënë Justina Boriçi, ish-drejtore e Agjencisë së pronave.
Sipas SPAK, dosja e ish-kompleksit partizani, ishte nga të parat që u shqyrtua nga agjencia e Pronave.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Report Tv zbardh dosjen 200 faqe të SPAK për shkeljet në privatizimin e “Partizanit”! GJKKO druhet se Berisha mund të ndërhyjë në asgjësimin e provave
M.Q./ReportTv.al