Izet Haxhia gjatë një seance në Gjykatën e Tiranës

Dosja 'Azem Hajdari' bllokohet në Apel, gjyqtarët: Kemi kolege Fatmira Hajdarin, përbën konflikt

29 Nëntor 2018, 11:39| Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 14:26

  • Share

TIRANE - Procesi “Hajdari” i ri i kerkuar nga i denuar Izet Haxhiaj, përfundon në dyert e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi gjyqtarët e përzgjedhur me short nuk pranojnë të gjykojnë kërkesën e të dënuarit Izet Haxhiaj, me argumentin se kanë konflikt interesi pasi janë kolegë me Fatmira Hajdarin të venë e Azem Hajdarit. Report Tv ka mësuar nga burime pranë Gjykatës së Apelit se kreu i kësaj gjykate, Hysni Demiraj, ditën e hënë do t'i kërkojë KLD-së të ndërhyjë duke deleguar gjyqtarë të tjerë nga jashtë Gjykatës së Apelit për këtë proces pasi gjyqtarët e gjykatës që ai drejton ngrenë pretendimin se janë në konflikt interesi.

Tre gjyqtarët e përzgjedhur me short Genti Shala, Astrit Haxhialushi dhe Valdete Hoxha kanë paraqitur dorëheqjen me argumentin se kishin konflikt duke qenë kolegë me Fatmira Hajdarin, por kjo kërkesë fillimisht nuk u pranua nga kryetari Demiraj dhe u zhvillua një seancë më 21 nëntor 2018. Por, në këtë seancë kërkesa për përjashtim të trupës gjykuese u bë edhe nga i dënuari Izet Haxhiaj.

Ai u shpreh se pranonte të gjykohet vetëm nga një trup gjyqtarëtsh që më parë kanë kaluar vettingun, ndërsa 3 gjyqtarit e emerua i cilësoi si të kapur politikisht e miq të gjyqtares Fatmira Hajdari, duke lëshuar edhe akuza ndaj saj. Kërkesa e haxhisë për gjyqtar të cilët kanë kaluar vettingun dhe duhet të shqyrtojnë procesin e tij pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit dhe të dalë me një vendim.

Prokuroria si palë në këtë proces e përfaqësuar nga Fatjona Memcaj në Gjykatën e Apelit kërkoi që procesi të vazhdonte me trupën gjykuese të përzgjedhur me short pasi nuk përbënte konflikt interesi. Aktualisht me kompetencat që ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë përfshin dhe delegimin e gjyqtarëve deri në krijimin e KLGJ-së. Tani pritet që kjo kërkesë e paraqitur nga Hysni Demiraj të shqyrtohet brënda vitit 2018.

Izet Haxhiaj u ekstradua në Shqipëri më 8 maj 2018 nga Turqia, vend në të cilin ai jetonte prej më shumë se një dekade pasi në Shqipëri ishte person i kërkuar. Fill nga ekstradimit, Haxhiaj iu drejtua Gjykatës Penale Tiranë me kërkesë për rivendosje në afat të dënimit me 25 vite burg dhënë në mungesë.

Kërkesa u pranua nga gjyqtari Besnik Hoxha duke i hapur rrugën atij për t'iu drejtuar më pas apelit me kërkesë për rishqyrtim nga e para dhe riçelje të procesit “Hajdari”.

Komento

Komente

  • tini: 29/11/2018 14:47

    Mos pranimi per gjykim te ceshtjes Hajdari nga tre gjygjtaret qe i ra shorti gjoja per konflikt interesi si kolege te Fatmira Hajdarit , eshte precedent i rralle ne juruprudencen europiane . Gjykata jep vendim sipas fakteve dhe jo sipas shoqerise . Per mua keto gjygjtare duhet te marrin mase disiplinore dhe be rast perserutje te largohen nga sistemi . Ne veting kriteri kryesore eshte prifesionalizmi i gjygjtareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?