Ervin Salianji dy orë te Krimet e Rënda: Videon e kunatit të Babales ma dha Florenc Hoxha

12 Tetor 2018, 09:30| Përditesimi: 12 Tetor 2018, 16:46

  • Share

Deputeti i Partinë Demokratike Ervin Salinaji ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për më shumë se dy orë në lidhje me hetimet për dosjen “Babale”. Ai u fut në ambientet e prokurorisë në orën 09:30 dhe doli rreth orës 11:45.

Deputeti demokrat u pyet nga dy prokurorët Përparim Kulluri dhe Genti Osmani si person nën hetim për videon e dytë të kunatit të Babales. Pas daljes nga Krimet e Rënda ai u shpreh për mediat se rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, ndërsa shtoi se ka dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera. 

Prokuroria ishte e qartë sa publiku, që rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera, që Taulanti dhe Ardi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili tregoi të gjithë historinë e tij dhe si është fabrikuar nga vartësit e Xhafajt. Videoja e dytë? Në lidhje me këtë çështje jam vendosur në dijeni në qershor. Të gjitha detajet i kam dhënë te prokuroria

Ervin Salinaji

Duke dashur të nënvleftësojë dëshmitë e bashkëpunëtorit të Babales në sajesën e audio- përgjimit, Salianji i tha medias se ai besonte në zot ndërsa Rama tek Alizoti. Ky i fundit referuar videos së dytë që publikoi Salianji para dy ditësh mësohet se ka thënë para prokurorëve ‘’bëra shaka”.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta thotë se pjesa kryesore e pyetjeve nga prokuroria për Salianjin ka qenë për videon e dytë të Fredi Alizotit që e administroi dhe e publikoi në media. Burime për Report Tv pohojnë se Salianji ka konfirmuar për prokuroret se videon ia ka dhënë ish-polici i PD në kohën që Basha drejtonte bashkinë, Florenc Hoxha.

Deputeti i PD ka thënë se nuk e mban mend saktë datën kur ia ka dhënë videon, por ka qenë pas datës 1 qershor. Ndërsa prokuroria pritet të thërrasë Florenc Hoxhën për të marrë deklarime në lidhje me videon. Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë së bashku me Albert Veliun, i arrestuar dje në Kosovë, Fredi Alizotin i prangosur pak ditë më parë dhe gazetarin Jetmir Olldashi që ndodhet në masën detyrim paraqitje.

Deputeti i Partinë Demokratike Ervin Salinaji sot te Krimet e Rënda

Albert Veliu akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge me Albert Veliun. Ishte akt-ekspertimi i ardhur nga Anglia, që vulosi fatin e Babales, aty qartësohej se zëri në audio-përgjim nuk ishte i Agron Xhafës.

Report Tv publikoi pak ditë më parë edhe pjesë edhe nga përgjimet e prokurorisë ku del në pah se gjithçka në adresë të Agron Xhafajt ka qenë e inskenuar nga protagonistët Albert Veliu dhe kunati i tij, Fredi Alizoti i cili ka imituar zërin e vëllait të ministrit. Sipas përgjimeve rezulton se Babales dhe Alizotit i ishin premtuar nga 100 mijë euro secili, nga deputeti me mbiemër 'Salianji'.

Ndërkohë që Salianji para dy ditësh publikoi edhe videon e kunatit të Babales. Personi që ka intervistuar kunatin e Albert Veliut  sikur raporti gazetari i Report Tv, Artan Hoxha është Florenc Hoxha. Fredi Alizoti implikoi drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Taulant Ballën, por dëshmia dhe përgjimet para ditës që ai pretendon se ka takuar Ardi Veliun e rrëzojnë, ndërsa edhe vetë u shpreh se ''bëra shaka".

Në lidhje me dosjen Babale, Salianji publikoi mbrëmë edhe disa traskipte të tjera nga përgjimet duke implikuar sërish Ballën. Deputeti Salianji ka deklaruar se dokumentet janë pjesë e dosjes zyrtare të hetimeve të prokurorisë për çështjen “Babale”, por në to ka disa gabime paksa të rënda që nuk i shkojnë për shtat një dokumenti zyrtar duke ngritur dyshime  të forta.

Pyetje: Për çfarë u pyetët z. Salianji?
Salianji: Kryesisht për videon e publikuar dhe pavarësisht se isha i thirrur përpara se ta publikoja videon, pyetjet kryesore të prokurorisë ishin rreth publikimit të videos së dytë. Besoj të mos humb kohë rreth deklarimeve për këtë çështje, sepse prokuroria i nxjerr sapo unë dal nga dera e prokurorisë, mbase mund t’i ketë nxjerrë edhe më përpara, por do të viheni në dijeni për të gjitha rrethat e videos dhe prokurorët ishin shumë të qartë dhe pa asnjë dileme në lidhje me atë çështje.

Pyetje: Në çfarë statusi ju është dërguar ftesa për t’u pyetur?
Salianji: Në datën 9 para publikimit të videos prokuroria më ka sjellë, pasi kryeministri tha në një deklaratë publike që duhet të vazhdohet me pjesën e dytë, prokuroria më thërriti si person nën hetim. Që ta kuptojnë qytetarët, unë jam person nën hetim për shkak se kallxuesi – viktimë, Agron Xhafaj, i burgosur dhe në burg sot, krimineli i dënuar për trafik droge më ka kallxuar mua dhe gazetarin investigativ dhe ne kemi punë për herë të tretë në prokurori, gazetari për të disatën herë, ndërkohë që Agron Xhafaj viktima-kallxuese nuk ka ardhur asnjëherë në këtë formë në prokurori dhe në dyert e institucioneve, por ka ardhur si person që na ka kallxuar ne.

Pyetje: A ju pyeti prokuroria ju për videon e parë, se tani po e konsiderojmë video e parë dhe video e dytë, për videon e parë se si u vendosët ju në dijeni dhe idhjen me gazetarin Jetmir Olldashi sepse kanë dalë informacione në media këto ditë, flitet një takim i juaji më datën 20 tetor 2017 me Albert Veliun. Ju pyeti në këtë pjesë dhe cili ishte sqarimi që ju dhatë?
Salianji: Prokuroria ishte po aq e qartë sa edhe publiku, që rrjedha e hetimit ka ndryshuar dhe kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen apo fakte të tjera që gjenden në fashikullin e Prokurorisë, prokurorisë mund t’i kenë dalë nga vëmendja që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë paguar dhe kanë dhënë “një pako të mirë”  për dëshmitarin kryesor të prokurorisë, i cili në një bisedë të lirë relaksi, duket të plotë, ka treguar të gjithë historinë e vetë se si ka ardhur dhe se si është fabrikuar nga policia e shtetit dhe nga vartësit e Fatmir Xhafajt, për të shpëtuar jo vetëm vëllain e vetë por edhe lëkurën e vetë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Pyetje: Ju jeni personi që keni publikuar videon dy dhe a mund të na jepni detaje, ku është realizuar kjo video, nga kush dhe a i keni dhënë detaje prokurorisë në lidhje me të?
Salianji: Në lidhje me këtë çështje jam vënë në dijeni në qershor, pasi është publikuar në media se ka pasur një aktor, nuk i kam dhënë rëndësi sepse ka qenë një material që nuk ka pasur pikë rëndësie. Kur e kam parë që prokuroria e ka pasur këtë person të besueshëm dhe provën kryesore e kam bërë publike për publikun. Të gjitha detajet në lidhje me këtë çështje me detaje i kam dhënë tek prokuroria dhe shumë shpejt që do ta kemi, të mos humbim kohë për këtë.

Pyetje: Z. Salianji, ju i besoni Fredi Alizotit në versionin e parë, apo në versionin e dytë? Sepse për të njëjtën ngjarje ai ka dy versione.
Salianji: Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama.  ​

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 12/10/2018 15:30

    Mos prallis kot para gazetareve , per Taulantin dhe Ard Veliun , se jane truket e bandes se Shqupit . Do i vi siraja dhe Florenc Hoxhes dhe te tjereve dhe do merrni ate qe meritoni .

    Përgjigju
  • Franci: 12/10/2018 15:17

    Prokuroria duhet ta plase brenda nje ore e me pare kete supermashtruesin Salianji.Ai dhe kur e ballafaqon me te vertetat dhe e nxjerr genjeshtar as skuqet e as zverdhet. Nuk e di ku e gjen guximin ky mashtrues profesionist kur ofendon e kercenon prokurorine.Ne çdo vend te europes mjafton vetem kjo e fundit e te plasin menjehere brenda.

    Përgjigju
  • Refugjati: 12/10/2018 14:29

    Ka te drejte Emigrant. Posi. Dhe pasi te qerohen zagaret, do ishte e udhes qe kurvaret te shpallen nder i kombit. Kot se bejne ate tipin Rrahman drejtor te shpise se femijes... ose te atyre qendrave antitrafik. Te gjitha i ka

    Përgjigju
  • gardiani: 12/10/2018 12:50

    Po hengre, CORBE TE PRISHUR, do vjellesh tere jeten !

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/10/2018 11:05

    Mos e lini te dale jashte,porerni dhe dy zagaret e tjeri alibeu dhe bardhi sepse te tre mender deputet jane kryesoret-te gacem te sakrifikohen per kriminelin e terbuare sali!

    Përgjigju
  • tori: 12/10/2018 10:30

    E mer Salianji. Je tu e hanger ne vend te peshqve te medhenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?