Dosja Babale, Salianji pas shtyrjes së seancës: Çështje e montuar, kostoja që kam marrë përherë për të mbrojtur interesin publik

7 Mars 2023, 12:50| Përditesimi: 7 Mars 2023, 12:51

  • Share

1678189874_bf.JPG

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar sërish pas shtyrjes së seancës për çështjen Babale. Salianji shkruan se kjo çështje është e montuar.

“Edhe sot si qindra herë të tjera në dyert e gjykatës, edhe sot si qindra herë të tjera nuk u paraqita për  çeshtjet e mia personale, aq me pak e ndonjë përfitimi personal apo shkelje të ligjit! Isha aty pasi denoncova publikisht qeverinë për lehtësimin dhe favorizimin që i bën grupeve kriminale në trafikur e drogës! E bëja dhe do ta bëj atë betejë të drejtë dhe të duhur edhe me rriskun e një sakrifice personale  shumëdimensionale për të përfaqësuar votuesit opozitarë dhe për të mbrojtur interesin e Shqipërisë!

Kjo ceshtjë është  e montuar politikisht, e di i madh dhe i vogël në Shqipëri, e dinë dhe e flasin kudo tanimë dhe prokurorët dhe gjyqtarët që u gënjyen nga regjimi që nëse shkelnin ligjin do favrizoheshin në kalimin e Vetingut, si shumë të tjerë të gënjyer nga qeveria dhe prokurorë e gjyqtarë që sajuan këtë çështje, të gjithë pa asnjë përjashtim ishin aq të zhytur sa u shkarkuan nga Vetingu!

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar në atë periudhë e denoncoi fort dhe ish Ministri i Brendshëm u sharkua, i dyti me radhë për favorizim të krimit të organizuar por për ti shpetuar fytyrën regjimit filloi hakmarrja politike dhe çështja ndaj meje dhe gazetarit u montua, manipulua dhe sajua, dëshmitari llum, kontigjent i policisë u kap në pergjimet e prokurorisë kur paguhej nga drejtorët e policisë për të shmangur hetimin nga trafikantët dhe lidhjet e qeverise me trafikantët e drogës!

Kam marrë përherë kosto për të mbrojtur me forcë interesin publik dhe të votuesve që më kanë mbështetur dhe zgjedhur, kam mbrojtur shokët, miqtë e kolegët në çdo rast duke mos shitur asnjëherê interesat e Shqipërisë dhe opozitës, jam mësuar që të bëj beteja të drejta pavarësisht kostove dhe me çdo kosto, asnjëherë për interes personal dhe përherë në interes të qytetarëve!”- shkruan Salianji.


Lajmi kryesor:

Çështja Babale në Apel, Salianji kërkon përjashtimin e gjyqtares relatore: Para drejtësisë s'janë trafikantët, por ne që denoncojmë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?