Kronikë

DOSJA/ Bashkëpunim dhe rivalitet, 3 grupe kriminale në trafik droge! Çoba dhe ‘Visi i Pojës’ bashkë, Presi: S’ke ç’u thua, kanë kapital të fuqishëm

23 Maj, 14:08| Përditesimi: 23 Maj, 17:12

  • Share

Një dosje e mbështetur mbi përgjime telefonike, ambientale, pamje video si dhe zbardhjet e SKYECC, është ajo e SPAK për 29 masat e sigurisë, në kuadër të të megaoperacionit shqiptaro-italian ‘Ura’, i cili në të dy anët e kufirit procedoi 52 persona, 40 shqiptarë dhe 12 italianë.  Report Tv ka siguruar vendimin e GJKKO, që ka pranuar të plotë kërkesën e prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, për 29 arreste me burg, të kryesuar nga Elvis Doçi, i njohur si ‘Visi i Pojës’ që duket si një nga personazhet më të rëndësishëm në këtë dosje. 

Dosja argumenton marrëdhënien mes trafikantëve me njëri-tjetrin, bisedat për ngarkesat e lëndëve narkotike deri të përplasjet dhe qejf mbetjet mes tyre. Aktiviteti kriminal i ‘Visit të Pojës’ kryesisht është i zbardhur përmes përgjimeve SKYECC, i cili ishte në bashkëpunim me 2 grupe kriminale të drejtuara nga Adi Coba dhe Erigels Presi, aktiviteti kriminal i të cilave është dokumentuar nga autoritetet italiane. 26 episode trafiku kokaine dhe heroinë të këtyre dy grupeve, të angazhuar në mënyrë të pavarur, janë zbardhur.

Në dosjen e SPAK thuhet se bosi Adi Çoba për trafikun ndërkombëtar të drogës mbështetje fuqishëm në kontributin e Visit të Pojës dhe grupit kriminal të lidhur me të.

Një bisedë e përgjuar në makinë mes Erigels Presit, Gertin Aliu dhe Genci Telollarit tregon qartë sipas prokurorisë se sa i fuqishëm ishte roli i Elvis Doçit.

Genc Telollari: Po çfarë të thanë, ti me cilin fole?
Gertin Aliu: Ky është ai djali që e nxjerr nga Brindizi me traget, ky punon për ‘Visin e Pojës’ 

Erigels Presin në një bisedë të zbardhur në tetor 2021, tregon edhe një herë lidhjen e fortë mes ‘Visit të Pojës’ dhe Adi Çobës, që funksionte si ndërmjetës mes grupeve të tjera kriminale.

Erigels Presi: "Këtu në Durrës është bërë kurvë... në çfarë kuptimi... ky është me ata (...) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (...) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (...) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen. Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (...) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (...) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës"... 

Një moment tjetër është në janar 2022, kur Erigels Presi i thotë Zenit Shtrazas se Ai Çoba i drejtohet Visit të Pojës dhe organizatës së tij për gjetjen dhe blerjen e drogës,

Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (...) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (...) kanë kapital, nuk mund t'u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (...) 

Pjesë nga dosja

Nga bisedat e dekriptuara nga SkyECC prokuroria ka verifikuar edhe kontakte mes Adi Çobës dhe Elvis Doçit ndërsa në dosje evidentohen disa dhjetëra episode trafiku, ku një rol shumë të rëndësishëm e luan edhe Orges Molla.

Në dosjen e siguruar nga Report tv zbardhen edhe krimet e dy punonjësve të policisë, mes 29 të akuzuarve. Ish efektivi i RENEA, Altin Morina ishte aktiv në trafikun e drogës, ndërsa kontaktonte shpesh me Ekil Ndernjakun, personazh i njohur i krimit. Në një rast Morinës i është kërkuar nga Ndernjaku që të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore, për të dëmtuar një armë zjarri që iu gjet në vitin 2020 Edmond Çekiçit në Durrës. 

Ndërsa polici tjetër është Naim Beluli, efektiv kufiri në portin e Durrësit që akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshëm trafikantin Edison Cukaj, pasi i ndërhyri Ervis Deti.

K.T./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?