Dosja/ Berisha dha urdhër, përdori Bylykbashin! Nis kontrollin e gjeneralit Qirjazi që doli kundër privatizimit të kompleksit Partizani

23 Tetor 2023, 12:02| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 12:28

  • Share

Në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” janë shumë emra të tjerë përveç Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Në presionin që i bëhet Komandantit të Logjistikës në Forcat e Armatosura, Vladimir Qirjazi rezulton se pasi nuk u bind që të firmoste, Sali Berisha ka ngritur një grup kontrolli nga Kryeministria për ta kontrolluar.  Kontrolli u përgatit nga Oerd Bylykbashi sot deputet mbështetës i Sali Berishës, por në atë kohë ka qenë ish-shefi i kabinetit të Sali Berishës në mandatin e dytë, 2009-13.

 Shumë shkresa nuk rezultojnë të protokolluara dhe nuk dihet, si janë zhdukur.

Brenda të njëjtës ditë që rezulton se është përgatitur shkresa e mësipërme, duke u njoftuar Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, rezulton se ka një reagim të menjëhershëm më datë 16.04.2009 me urdhrin Nr. 1289 Prot, nga Kryeministri Sali Berisha, mbi kontrollin tematik në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës me Nr.11, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes” 

 “Programi i kontrollit i përgatitur nga drejtor (i kabinetit) Oerd Bylykbashi dhe i miratuar nga sekretari i përgjithshëm Gjergj Lezhja. Programi i kontrollit është koncept nga Ilir Kadiu në kuadër të kontrollit, nga departamenti i kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion” thuhet në dosjen e SPAK


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’, gjenerali Qirjazi doli kundër Berishës! Si më kërcënoi ministri Gazmend Oketa: Firmose me urgjencë


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?