DOSJA e SPAK/ ‘Duhet me heq se s’bën’, zbulohet plani i Behar Bajrit, si donte të vriste Ibrahim Licin dhe dy të tjerë në varrimin e Indrit Rrajës

5 Gusht 2023, 15:52| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 16:26

  • Share

Pas ceremonisë së varrimit të Indrit Rrajës në 2020-ën do të ekzekutoheshin tre persona Ibrahim Lici, Dorian Duli dhe Genc Tafilit. Për vrasjen e tyre u angazhuan Astmer Bilali, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjera, ndërsa porosia vinte ekskluzive nga Behar Bajri, teksa dijeni ka pasur edhe Pëllumb Gjoka, i cili jep herë pas here informacion për grupin kriminal.

Në zbardhjen e përgjimeve të aplikacionit SkyECC Behar Bajri komunikon me Astmer Bilalin. Vrasjen e Ibrahim Licit e kërkojnë me çdo kush të dy, jo vetëm Behar Bajri, por edhe vetë Astmer Bilali, edhe pse kanë qenë shok fëmijërie.

Në një bisedë të të dyve Astmeri i thotë Beharit: Ibrahim Licin duhet me u heq se s'bën.

Ndërsa Behari ia kthen: Ose hiq Dor Dulin, ose ri vetëm atëherë.

Grupi në fjalë krijon makinacione gjithandej për të marrë informacion ku ndodhet Lici dhe 2 të tjerët që duhet të vriteshin.

Në një tjetër bisedë Behari i shkruan Astmerit: A don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen, i kam të gjitha gati, kam paguar informatorin. Vjen "Genci" me gjithë "Brahimin" prej Sarande, takohen në Fushë- Krujë se ka vdek Indrit Rraja. I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dhe informatorin.

Astmeri shkruan: Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku. Më datë 22 gusht 2020 Aleks Ndreka merr pjesë në varrim dhe i dërgon informacion Prekë Kodrës që Dorian Duli ndodhet në ceremoninë e varrimit bashkë me Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Ndreka, gjithashtu jep informacion për veshjet që ka Dorian Duli, por nuk ka arritur të fiksojë automjetin që ai ka në përdorim. Behar Bajri përgatitet me qëllim realizmin e vrasjes kur Duli dhe Lici të jenë duke u larguar nga ceremonia e varrimit por për shkak se nuk është i sigurt për automjetin me të cilin po udhëtojnë nuk e realizon vrasjen.

Ai shprehet që ishin të gjithë gati për të realizuar vrasjen, por nuk ishte i sigurt për automjetin dhe për këtë arsye e ka anuluar me qëllim që të mos vrasë njerëz të tjerë. Në vazhdimësi Aleks Ndreka dhe Prekë Kodra shprehen që ato do të marrin pjesë edhe në të 7-at e ceremonisë së varrimit dhe aty mund të jetë një tjetër rast i mirë për realizmin e vrasjes.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fitim: 07/08/2023 05:57

    tani ky duli do godase armikun e tij qe donte ta vriste...pse gjithe keto vrasje nuk e kuptoj...per c"fare zihen keta nuk e marr vesh,,apo kot pse me pe..

    Përgjigju
  • Tigri i rrezikshem: 06/08/2023 13:30

    Shqiperia asht ba kabul, jan tu dek njerz si me ken milingona , nale doren o allah , nepju men ktyne kafsheve

    Përgjigju
  • komiteti i maleve: 06/08/2023 04:33

    keta bajrat duhet te zhduken nga faqja e dheut...

    Përgjigju
  • sapa: 05/08/2023 19:09

    Po ja ta zeme se filluan hetimet kunder ketyre krimineleve,behet fjale per gjykimin e ketyre njerezve ne kete shekull apo ne shekullin e 22?

    Përgjigju
  • Vlora: 05/08/2023 18:47

    Leksi i paska nxjerre nprite edhe ktotjert ne veri

    Përgjigju
    • Lezhjani: 06/08/2023 08:40

      @avokati, mesazhet flasin qartë, nuk është arritur të kuptohet më çfarë makinë do të udhëtonin, kjo gjë i ka shpëtuar.

    • Avokati: 06/08/2023 04:53

      Leksi i ka shpetu. Thjesht i kan ofru sherbim te turbullt. Sepse ndryshe nuk shpetonin jo.

  • Leksi Druve i Pabese: 05/08/2023 18:00

    Ky klysh qe ka pyt shokun (Dorin) a shkon ne varrim dhe masandej e ka nxjerr ne prit tash po shfaroset se vet osht i dekun. Aj loklali me pare te droges mbi pronen publike ne breg te Drinit ska me ju dasht gja

    Përgjigju
  • Babi: 05/08/2023 17:29

    Po vetem ligji me vdekje e ndalon racen e ndyre tonen vetem ajo e mbylle kete gje denimi me vdekje si ne kohen e Envere Hoxhes dhe ne 92 kur Sali Berisha vari ne mes te fijerit. Nuk ka vrave te vrasin dhe e mbylle shteti jo perhapst si fere dhe ikin njeres te pafajshem nuk mund te vrasesh dhe te rishe ne burg dhe tjetri te haje dhe kjo eshe absurde . Vetem me refendume mund te behet kjo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?