Ilir Doçi, pronar i kompanisë GMBH

Dosja e 3.4 mln €/ Të arrestuarit sot në gjykatë, Doçi: Me Mollaymerin me njohu shoferi, bëra agjentin doganor

28 Qershor 2018, 08:43| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 08:59

  • Share

Sekuestrimi i 3.4 milion eurove në portin e Durrësit, pritet të hetohet në vijim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo pasi, prokuroria e Durrësit thotë se ka elementë që personat e arrestuar dhe ata që janë në kërkim, kanë bashkëpunuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të sjellë sasinë e eurove nga Belgjika në Shqipëri. Momentalisht hetimi i kësaj dosje është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit, por një burim pranë kësaj të fundit tha se po shikojnë mundësinë që çështjen tia kalojnë Krimeve të Rënda, pasi ka dyshime për grup të strukturuar kriminal.

Pas 3 ditësh kërkime brenda vendit, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Ata kishin kontraktuar një firmë private për të transportuar 9 automjete nga Belgjika, në dy nga të cilat ishin fshehur 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit. Ndërkohë drejtoria e Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit në bazë të ligjit anti-mafia do të verifikojë në të gjitha bankat e nivelit të dytë, por edhe në drejtorinë e Hipotekës, llogaritë dhe pronat e paluajtshme te Alfred dhe Elvis Vladi si edhe familjarëve të tyre. Sot do të dalin para gjykatës personat e arrestuar deri tani, administratori i kompanisë së transportit, djali i tij, shoferi dhe Mollaymeri.

Ilir Doçi: Bëra agjentin doganor
Shqiptaro-Gjermani Ilir Doçi, pranon se ka bërë agjentin doganor për automjetet “Toyota” ku u sekuestrua sasia prej 3.4 milion euro. Shqiptari, që tashmë disponon pasaportë Gjermane, tregon se nuk ka pasur dijeni për ekzistencën e kësaj shume financiare, kjo pasi makinat vinin nga Belgjika dhe se sjanë kontrolluar fizikisht prej tij. Sipas një e-maili të dërguar “Shqiptarja.com”, Ilir Doçi thotë se ka bërë vetëm rolin e agjentit doganor dhe asnjë gjë më shumë.

“Me Mollaymerin kam rënë në kontakt nëpërmjet shoferit të auto-trenit të ndaluar në Durrës ditën e Diel dhe djalit të Pronarit të Autotrenit. Më ka kërkuar vetëm ndihmë për plotesimin e dokumentacionit që duhet të shoqërojë kamionin nga vendet e Europës në Shqipëri. Kam bërë faturën plus deklaratë doganore, vetëm dy letra. Të dy dokumentat e mësipërme janë vënë në dipozicion shoferit dhe pronarit të Auto-trenit në fjalë. Pikërisht vetëm këtë shërbim i kam ofruar firmës në fjalë kundrejt një fature pagese prej 250 euro”-thotë Ilir Doçi. Ky i fundit thekson se kompania e tij ka një xhiro vjetore prej 1.5 milion euro, ndërsa kushërinjtë Vladi nuk i njeh dhe as i ka takuar ndonjëherë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?