Vendimi i gjykates
Dosja me 31 personat që sot dolën për masën e sigurisë në gjykatën e Përmetit dhe të tjerët që janë në kërkim, apo arrestuar më parë në lidhje me këtë hetim i kalon Prokurorisë së Posaçme. Vendimi është marrë nga gjykata e Përmetit. Në fund të vendimeve për masat e sigurisë, gjyqtari njoftoi shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme pasi ndër të tjera është edhe akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike, që bën fjalë konkretisht për rastin kur Henri Çili i telefonoi drejtoreshës së Hipotekës Shkodër të përshpejtimin e procedurave për kalimin e dy apartamenteve që i dhuroi familja Aliko.
Lajmi kryesor: