Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin, arrest shtëpie për drejtorin e UET-së (Vendimi për të gjithë të arrestuarit)

1 Mars 2020, 07:49| Përditesimi: 1 Mars 2020, 22:59

  • Share

Pas 9 orëve seancë maratonë, gjyqtari i gjykatës së Përmetit Dritan Hasani ka liruar nga qelia botuesin dhe pronarin e UET-së Henri Çili, i cili u arrestua dy ditë më parë me 6 akuza, por tashmë do të hetohet dhe gjykohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Nga 31 personat që sot dolën para gjykatës, gjyqtari ka shqyrtuar dhe dhënë vendimet për 29 prej tyre, teksa 16 vendosi t'i linte në burg, 11 në detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpi.

Për 2 të tjerët, biznesmenit Sait Fishta do i komunikohet masa nesër në spital ku ndodhet në Tiranë, ndërsa për administratorin e pronave të Çilit, Betim Shkupi do të vendosë një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani deklaroi se ka konflikt interesi duke qenë se kanë qenë shokë në fakultet. Sa i përket personave të tjerë, noterja Shpresa Gjocaj është lënë në detyrim paraqitje, drejtori Juridik i UET-së Ilir Korbi do të vijojë të hetohet në arrest shtëpie duke u liruar nga qelia, po ashtu edhe vëllai i biznesmenit, Sait Fishta, Besniku.   

Por çfarë ndodhi me kunatin e Henri Çilit? Policia njoftoi se Gazmir Ajdinaj është arrestuar, por sot nuk doli para gjykatës së Përmetit për masën e sigurisë. Report Tv mësoi se kunati është arrestuar disa ditë më parë, pasi iu gjet eksploziv gjatë kontrollit. Por arrestimi i tij është mbajtur sekret, pasi vijonin hetimet për pjesën tjetër të grupit për akuzat e tjera. Pasi u arrestua, po disa ditë më parë Gazmir Ajdinaj ka dalë para gjykatës, e cila e ka lënë në burg pa afat. Mbi të rëndojnë disa akuza.

Dëshmia e Henri Çilit në gjykatë
Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili mohoi akuzat para gjykatës së Përmetit ku mesditën e sotme u fut me pranga në duar. Çili është shprehur para gjyqtarit Dritan Hasani  se "Arrestimi im është pa prova". Gjithashtu botuesi është shprehur se nëse kunati i tij ka shkelur ligjin të përgjigjet duke mohuar që vetë të ketë përgjegjësi. "Nëse kunati im ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet ai". Gjatë seancës vetë Çili ka pranuar përgjimet, por i ka justifikuar me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin dhe biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore. Sipas Çilit, ngjarja e fundit do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij.

Përjashtimi i gjyqtares
Me kërkesë të prokurorit Asllan Bajrami u përjashtua gjyqtarja që ishte caktuar për çështjen, Yrvete Shkreli. Shqiptarja.com mësoi se shkak është bërë refuzimi që gjyqtarja i kishte bërë kërkesës së prokurorit për lëshimin e urdhër arresteve ndaj të dyshuarve në këtë dosje. Gjyqtarja Yrvete Shkreli kishte autorizuar kontrollet në banesa dhe në ambientet që i shërbejnë hetimit, por ka refuzuar urdhër-arrestet, të cilat u zbatuan nga policia vetëm me kërkesë të prokurorisë. Shqiptarja.com zbuloi edhe dokumentin e prokurorisë me provat ku tregohet se si tentoi drejtori i Juridik i UET-së, Ilir Korbi të ndikonte te gjyqtarja për të mos i arrestuar.

Por për cfarë akuzohet Henri Çili?
Henri Çili akuzohet se mashtroi se do të ndikonte tek një gjykatës për dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj në mënyrë që çështjet e tyre në Gjykatën e Lartë të merreshin në shqyrtim sa më shpejtë dhe të ulej dënimi. Prokuroria ka përgjuar një takim të Çilit me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë, ku ka marrë garanci prej tij se këto 2 çështje do të shqyrtohen në 50 të parat në stokun e 35 mijë çështjeve që presin gjykim. Por emri i zyrtarit të drejtësisë çuditësisht nuk bëhet i ditur në dosjen e prokurorisë që ka ngritur akuzat ndaj Çilit.

Bashkë me Çilin u akuzuan edhe bashkëpunëtorë të tij të UET-së, juristi dhe pedagogu Ilir Kobi, administratori Betim Shkupi, biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra, shok i Adil Alikos, babait të Arbjon Alikos dënuar për vrasjen e policit në 2015 në Lazarat, që dyshohet se i ka kaluar në pronësi me kontratë dhurimi Çilit dy apartamente në Velipojë.  Rasti tjetër është Feti Yzeiraj, dënuar përjetë për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në '68-ën. Të dy këta të dënuar me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe relator kanë Ardian Dvoranin, si të vetmin gjyqtar të mbetur, e që aktualisht është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 

Lista e 31 të arrestuarve dhe masa që dha sot gjykata e Përmetit

Arrest me burg
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toska
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi

Detyrim paraqitje
Henri Çili
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Renato Toska
Kejsi Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj

Arrest shtëpie
Ilir Korbi
Besnik Fishta

Masa e sigurisë do jepet nesër
Betim Shkupi (Masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit)
Sait Fishta (i shtruar në spital i komunikohet masa nesër)

Ora 22:41
Hyri me pranga doli i lirë! Momenti kur Henri Çili i buzëqeshur përqafon familjarët (VIDEO)

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili në orën 12:00 të ditës së sotme u fut me pranga në duar, ndërsa 9 orë më pas ka dalë nga ambientet e gjykatës së Përmetit i buzëqeshur duke përqafuar familjarët dhe afërmit që e prisnin jashtë, pasi iu ndryshua masa e sigurisë dhe tani do të hetohet dhe gjykohet në detyrim paraqitje.

Report Tv sjell pamjet e momentit kur Çili doli nga gjykata i buzëqeshur dhe familjarët e miqtë e prisnin jashtë. Çili nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment për mediat pasi doli nga gjykata duke u larguar. Paraditen e sotme para gjykatës së Përmetit ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë, kolegë dhe mbështetës të botuesit dhe pronarit të UET-së për 't'i dhënë zemër'.

Të pranishëm ishin Preç Zogaj, Roland Lami, Arjon Sulo dhe ish-kryekomunari i Shëngjinit Salvador Kaçaj, të gjithë të njohur për bashkëpunimin me Çilin si në botimin e librave, në gazetë apo shkrimet akademike në UET.

Ora 22:40
Dosja e Henri Çilit dërgohet në SPAK

1583098857_vendimi.jpg

Vendimi i gjykates
 

Dosja me 31 personat që sot dolën për masën e sigurisë në gjykatën e Përmetit dhe të tjerët që janë në kërkim, apo arrestuar më parë në lidhje me këtë hetim i kalon Prokurorisë së Posaçme. Vendimi është marrë nga gjykata e Përmetit. Në fund të vendimeve për masat e sigurisë, gjyqtari njoftoi shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme pasi ndër të tjera është edhe akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike, që bën fjalë konkretisht për rastin kur Henri Çili i telefonoi drejtoreshës së Hipotekës Shkodër të përshpejtimin e procedurave për kalimin e dy apartamenteve që i dhuroi familja Aliko.

Ora 21:19
Gjykata e Përmetit lë në detyrim paraqitje 11 persona, mes tyre dhe Henri Çili! Dy në arrest shtëpie, për dy të tjerët masa shtyhet për nesër

Gjykata e Përmetit ka caktuar masën detyrim paraqitje për 11 të arrestuarit për operacionin e "Mezhgoranit", mes tyre edhe Henri Çilin, ndërsa dy prej tyre janë lënë në Arrest shtëpie. Për dy prej të arrestuarve masa e sigurisë do të caktohet nesër, më konkretisht për Betim Shkupi ku do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit dhe biznesmenin Sait Fishta për shkak se është i shtruar në spital. 16 të tjerët janë lënë në arrest në burg. 

Arrest me burg
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toska
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi

Detyrim paraqitje
Henri Çili
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Renato  Toska
Kejsi Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj

Arres shtëpie
Ilir Korbi
Besnik Fishta

Masa e sigurisë do jepet nesër
Betim Shkupi (Masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit)
Sait Fishta (i shtruar në spital i komunikohet masa nesër)

Ora 20:58
Gjykata liron nga qelia Henri Çilin! 'Arrest shtëpie' drejtorit juridik të UET

1583090120_henricili1024x5771.jpg

Gjykata e Përmetit ka liruar nga qelia Henri Çilin, duke e lënë në detyrim paraqitje.E ndërsa ndaj drejtorit juridik të UET, Ilir Korbit është caktuar arrest në shtëpi. 

Ora 19:07
Zbulohet arsyeja pse kunati i Henri Çilit nuk ishte sot para gjykatës së Përmetit

Gazmir Ajdini dhe Alket Rizai, shqiptari i dënuar në Greqi (foto e publikuar ne vitin 2014)

Sot në Gjykatën e Përmetit dolën për masë sigurie 31 nga të arrestuarit, ndërkohë që emri i kunatit të Henri Çilit, Gazmir Ajdinaj nuk është në listë për shkak se ai është ndaluar disa ditë më parë me eksploziv dhe gjykata e ka vlerësuar masën më parë duke e lënë në qeli, por rasti nuk është publikuar për të mos ndikuar te hetimet që po bëheshin. Ajdinaj 34 vjeç, banues në Tiranë ishte ndërmjetësi i Çilit me personat që ky i fundit do i ndihmonte, Alikon dhe Yzeriajn. Ai akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ora 18:56
Pas 7 orësh mbaron mbrojtja e të arrestuarve! Në 20:30 vendimi për Çilin dhe të tjerët

Pas 7 orës ka mbaruar në 19:00 mbrojtja për 31 personat që sot kanë dalë para gjykatës së Përmetit, ndërsa gjyqtari është tërhequr për vendim për masën e sigurisë. Nga 31 personat që sot kanë qenë për masë, për 30 do të jepet vendimi, ndërsa për administratorin e pronave të Henri Çilit do të shtyhet dhe të merret në shqyrtim kërkesa e prokurorisë nga një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani rezultoi shok fakulteti me Betim Shkupin.

Ora 18:34
Biznesmeni i njohur shkodran sëmuret pas arrestimit që çoi Henri Çilin pas hekurave


Biznesmeni Sait Fishta që u arrestua në kuadër të operacionit që çoi në pranga edhe Henri Çilin nuk ka dalë sot para gjykatës së Përmetit, pasi është shtruar në spital në Tiranë për arsye shëndetësore. Report Tv mëson se Fishtës do i komunikohet masa e sigurisë nesër në spital në Tiranë, ku u shtrua pas arrestimit.

Ora 18:31
Henri Çili flet para gjykatës: Më arrestuat pa prova, nëse kunati ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili ka mohuar akuzat para gjykatës së Përmetit ku mesditën e sotme u fut me pranga në duar pas arrestimit për gjashtë akuza. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se Çili është shprehur para gjyqtarit Dritan Hasani  se "Arrestimi im është pa prova".

Gjithashtu botuesi është shprehur se nëse kunati i tij ka shkelur ligjin të përgjigjet duke mohuar që vetë të ketë përgjegjësi. "Nëse kunati im ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet ai". Gjatë seancës vetë Çili ka pranuar përgjimet me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin dhe biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore. Sipas Çilit, ngjarja e fundit do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij.

Botuesi Henri Çili është mbrojtur nga avokati Andi Duraj, i cili pretendon se arrestimi është i paligjshëm. Mbrojtja e Çilit në gjykatë ka zgjatur vetëm 35 minuta.  Nga ana tjetër avokatë të pranishëm në seancë pohuan se çështjet mbi të cilat janë ngritur akuzat për të arrestuarit nuk kanë lidhje me njëra - tjetrën dhe nuk duhej të ishin brenda të njëjtit procedim. Duhej të ndaheshin në të paktën tre grupe u pohua nga avokatët. 

 

Ora 15:15
Shmanget konflikti i interesit, gjyqtari nuk do të japë masën për të arrestuarin shok fakulteti

1582998749_betimshkupi.jpg

Betim Shkupi, Henri Çili

I vetmi për të cilin prokuroria e Përmetit nuk kërkoi masë sigurimi personal, është Betim Shkupi administrator i pronave të Henri Çilit. Masa ndaj tij do të jepet nga një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani në nisje të seancës tha që e ka pasur shokë klase në fakultet Shkupin. Kështu, për të shmangur konfliktin e interesit, për të masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar.  Kërkesa për një gjyqtar tjetër pritet të shqyrtohet dhe deri në caktimin e tij, ka shumë gjasa që vendimi për masën e sigurisë për Betim Shkupin të jepet të hënën.

Ora 15:02
Prokuroria kërkon burg për Henri Çilin dhe të gjithë burrat e operacionit 'Mezhgorani', arrest shtëpie për noteren

Prokuroria e Përmetit ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të arrestuarit burra në opeacionin "Mezhgorani" me përjashtim të dy grave të vetme të ndaluara. Për noteren Shpresa Gjoçaj u kërkua masa e sigurisë të arrestit me burg. Kështu, pritet të shihet nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorit dhe të vendosë arrest me burg për Henri Çilin dhe bashkëpunëtorët e tij. Shpresa Gjoçaj ka dalë në përgjimet e prokurorisë teksa bën një kontratë noteriale fiktive për një apartament 50 mijë euro në emër të një personi nga Fieri. Ky person kishte kontakte edhe me kunatin e Henri Çilit pasi i ka kërkuar të rrahë fqinjin e tij duke e paguar 5 mijë euro. Ndërkohë, për një vajzë të ndaluar, Kejsi Meço, u kërkua detyrim paraqitje e akuzuar për moskallëzim krimi.

Ora 14:38
Zbulohet arsyeja, përse u përjashtua nga çështja gjyqtarja Shkreli. Prokurori: Nuk firmosi urdhër-arrestet

Shqiptarja.com mëson se dje në momentet e fundit u përjashtua nga çështja gjyqtarja Yrvete SHkreli, pasi ajo kishte refuzuar, kërkesën e arresteve për të dyshuarit e dosje "Mezhgorani" lëshuar nga prokurori Asllan Bajrami. Gjyqtarja ka lejuar vetëm autorizim për kontrollet në shtëpi, e ambienteve të dobishme për hetimin, por jo të urdhër arresteve. Mbi këtë argument, prokurori i çështjes kërkoi përjashtimin e gjyqtares, pasi nuk duhet të rrijë e njëjta për të vendosur masat e sigurisë kur më herët është shprehur në favor të të pandehurve, duke mos dhënë OK për arrestimet.

Kështu, u vendos që seancën do ta drejtojë gjyqtari Dritan Hasani, i parë në radhë i gatshëm.

Ora 14:11
Rinis me të njëjtin gjyqtar seanca ndaj Henri Çilit dhe të arrestuarve të 'Mezhgoranit'...Si u shmang konflikti i interesit

U përzgjodh në moment të fundit gjyqtar i çështjes, por Dritan Hasani ka kërkuar tërheqjen pasi tha se ka qenë shok klase në fakultet me Betim Shkupin, administratorin e UET-së, një nga të arrestuarit e operacionit "Mezhgorani". Pak pas orës 12:00 menjëherë pasi 30 të ndaluarit, mes të cilëve edhe botuesi i njohur dhe pronari i UET-së, Henri Çili bënë prezantimin para gjykatës, gjyqtari Hasani paraqiti kërkesën për të mos qenë ai personi që do të caktojë masën e sigurisë pikërisht për shkak të lidhjes miqësore me Shkupin administrator i "European Education Initiative Holding", që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar.

Pas 30 minuta pushim rinisi sërish seanca ndaj 30 të arrestuave të operacioni "Mezhgorani". Gjyqtar i çështjes qëndroi Dritan Hasani, por vetëm për Betim Shkupin do të zgjidhet një gjyqtar tjetër.

Ora 13:08
Shtyhet me gjysmë ore seanca gjyqësore për të arrestuarit e 'Mezhgoranit', gjyqtari shok klase me administratorin e pronave të Çilit

Është shtyrë me ë seanca gjyqësore për 30 të arrestuarit e operacionit "Mezhgorani".

Pas prezantimit të 30 të arrestuarve, ka qenë vetë gjyqtari Dritan Hasani i cili tha se ka shokë fakulteti me një nga të arrestuarit, Betim Shkupin, i cili është administratori i UET-së. Gjyqtari Dritan Hasani ka shprehur rezerva për mënyrën e gjykimit, për t'i lënë radhën një gjykatësi tjetër për të dhënë masën e arrestit, për shkak të lidhjes me Betim Shkupin.

Prokurori i çështjes Asllan Bajrami ka kërkuar 30 minuta kohë dhe për të shqyrtuar nëse kemi të bëjmë me konflikt interesi apo jo.

Betim Shkupi është personi që sipas dosjes së prokurorisë ka firmosur me prokurë nga Çili për kontratat e dhurimit të dy apartamenteve në Velipojë.

Ora 12:22
Nis me përplasje për ditën seanca ndaj Henri Çilit 'Të hënën policët angazhim në tubimin e Metës në Tiranë'

Është ndërruar në momentet e fundit gjyqtari për seancën ndaj 31 tëarrestuarve në operacionin "Mezhgorani", mes të cilëve edhe Henri Çili.

Kështu, u vendos që seancën do ta drejtojë Dritan Hasani, ndërsa gjyqtarja Yrvete Shkreli është përjashtuar dje. Ishte një kërkesë e prokurorit Asllan Bajrami, që është pranuar nga kryetarja e gjykatës.

Por ndërkohë përpara këtij episodi ishte krijuar edhe një përplasje për ditën se kur të mbahej seanca për masat e sigurisë. Gjyqtarja Yrzete Shkreli kishte kërkuar marrjen e masave nga ana e Policisë së Gjirokastrës ku ndodhen të ndaluarit, për ditën e hënë 2 mars. Por Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës ka kërkuar që seanca të mbahet ditën e dielë, pasi në të kundër më 2 mars nuk kanë efektivë për të përballuar shoqërimin e 30 të ndaluarve. Kjo edhe për faktin se një pjesë e efektivëve të Policisë së Gjirokastrës, do të angazhohen në planin e masave për tubimin që mbahet më 2 mars nga Presidenti Ilir Meta në Tiranë.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, raportoi nga Përmeti ku mbahet seanca, se kjo përplasje nuk është mbyllur me kaq. Si prokurori Bajrami, ashtu edhe gjyqtarja Shkreli, kanë kallëzuar njëri-tjetrin, por nuk duhet ende mbi ç'akuza.

Ora 12:21
Bashkëpunëtorë e kolegë në mbështetje të Henri Çilit para gjykatës (VIDEO)

Bashkëpunëtorë, kolegë dhe mbështetësit e botuesit dhe pronarit të UET, Henri Çili kanë qenë të pranishëm para Gjykatës së Faktit në Përmet në mbështetje të tij për 't'i dhënë zemër'. Të pranishëm ishin Preç Zogaj, Roland Lami, Arjon Sulo dhe ish-kryekomunari i Shëngjinit Salvador Kaçaj, të gjithë të njohur për bashkëpunimin me Çilin si në botimin e librave, në gazetë apo shkrimet akademike në UET.

Ora 12:05
Me furgonë policie njëri pas tjetrit, me pranga në duar, Henri Çili mbërrin në Gjykatën e Përmetit me 29 të arrestuarit e tjerë (VIDEO)

Kanë mbërritur pranë gjykatës së Përmetit personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin "Mezhgorani". Me disa automjete të policisë njëri pas tjetrit, kanë mbërritur të arrestuarit për t'u paraqitur në Gjykatë për masën e sigurimit personal që do të merret ndaj tyre. Shoqëruar nga efektivët, në makinën e policisë, mbërriti edhë Henri Çili, pronari i UET-së.

Rreth Gjykatës ka familjarë dhe të njohur të personave të arrestuar. Ndërkohë, seanca do të jetë me dyer të mbyllura, ku do të jepet masa e sigurisë për 30 të arrestuarit në total nga ky operacion. 

1583061017_cili.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • MIU HALEVE: 02/03/2020 10:17

    O miu haleve qeke komplet IDJOT a e pe komentin u komentua plotësisht për ty o mi e për vemjet e tua. Po siç duket qeke analfabet sdi të lexosh o MI HALESH.

    Përgjigju
  • SPAKU NË PROV: 02/03/2020 10:15

    Tani do tëshohim si do veproi SPAKU do të jet e vërtet se SPAKU është e pa nvarur e serjoze apo do jet dhe SPAKU një paçavure si paçavuret e 30 vjetve demokraci. I ngelet kohës ta vërtetoi e popullin ta shpresoi se kjo dit sdo vonoj.

    Përgjigju
  • Miu Haleve: 02/03/2020 09:58

    O miu i vrimave të haleve të erdhi keq o mi halesh për kta monstra se je dhe ti monstër o mi halesh.

    Përgjigju
  • FSHATARI ORDINER HAJDUT: 02/03/2020 09:57

    Shikoni se çfar tmerri fshatari ordiner hendri çili na u bo prefesor e bizesmen çili humbamen. Hajdut sahan lëpirës i pa par servil ordiner çili njësoi si një derr. Tmer çe ka gjet Popullin Shqiptar me kta ekzenplar kok pa lar na u bën politikan e prefesora kta hora.

    Përgjigju
  • Jam me naimin: 02/03/2020 08:08

    Rroft fatmir xhafa, rroft sali berisha dhe po ngeli edhe icik vend rroft edhe ilir meta. Marrshin nga ditet e juaja o popull kerme dhe rrofshin sa malet

    Përgjigju
  • Blenard: 02/03/2020 07:21

    Me ke talleni mor derdimenta reforma ne drejtesi kur do filloi apo anjeher ky qen hajdut kreminel del pa ju futur gjem ne kemb jo mo jo dilni kapni nonje katundar qe ka pir nonje god nga marazi e quajeni kreminel se drejtesin e bejn horrat ne kete vend

    Përgjigju
  • Trump: 02/03/2020 06:12

    Shume e forte. Akuza e ketij po shnderrohet nga korrupsion me drejtesine, ne mashtrim personash. Drejtesia e Rames.

    Përgjigju
  • Kavajsi: 02/03/2020 05:19

    Hahahahaha ca qyfyresh po ti lexosh me vëmendje komentet eshte e lehte te kuptosh se pjesa me e madhe e tyre jane na po i njejti person qe komenton me emra te ndryshem. Vlonjat i lojtur na mente hahahahaha !

    Përgjigju
  • Argita: 01/03/2020 23:43

    te dhjefsha mu ne drejtesi bashke me shtetin shqiptar....

    Përgjigju
  • Fredi: 01/03/2020 22:47

    Me 6 AKUZA të RËNDA dhe të GJYKOHESH në Gjendje të Lirë ??????????????????????!!!!!!!!!!!!!!! MOTRËN dhe ROBTË në PIDH GJYQTARIT të Përmetit!! ROBTË dhe MOTRËN Katica Janevës së Përmetit dhe ku ti ketë !!!!! TË ARRESTOHET GJYQTARI !!! RESPEKTE PROKURORIT që i futi 6 AKUZA !!!! Ku është SPAK i KARIT ??????!!!!

    Përgjigju
  • DREQTESIA: 01/03/2020 22:35

    Dreqtesia e Fatmir Xhafes foli, ne te tjetet duhet te heshtim. Ke genjeu mendja se vetingu dhe anti kck nuk jane vetem reklame. Ka dy rruge per ta zgjidhur lemshin e dreqtesise Xhafa qe tallet me shqipetaret. Ose prokurori ne burg ose gjyqtari. Njeri nga te dy ka shkelur ligjin duke luajtur me ndjenjat e nje populli te tere. Naimi eshte liruar per te mos nxjerre emrin e atij gjyqtari te larte me te cilin eshte pergjuar. Ky eshte pazari i turpit. Mos prisni drejtesi ne shqiperi o njerez ku njeriu rri nje vit ne burg dhe vret veten i akuzuar per 12 mije leke te vjetra dhe Naimi me 1 milion euro bakshish dhe miliona euro kredi te pakthyera neper banka del me detyrim paraqitje. Shpirti i deshmorit te atdheut Basha ende nuk po gjen qetesi nga zullumet e ketyre pushtave.

    Përgjigju
  • Drejtsi e degjeneruar: 01/03/2020 22:20

    Me keto vendimet e sotme mesojme se ne Shqiperi reforma ne drejtesi eshte nje GENJESHTER e madhe. Dhe ky nje mut si Ai serbi Sali qenka

    Përgjigju
  • Genci: 01/03/2020 22:05

    Konfixkim i pronave te Cilit. Edhe mbylljen e studios anti ligjore te ketij monstre qe me rekurs te gjetur ne shtepi nderhyn per favore ndaj kromineleve te denuar perjete.

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI qè e la mamaja Karakurvè nèpèr Ferra dhe e Gjetèn Plakat e Lagjes: 01/03/2020 22:04

    RESPEKTE pafund për PROKURORIN E ÇËSHTJES !!! NEVERI dhe URREJTJE për GJYKATËSIN KRRIMINEL , BANDIT , KRYEKUSAR dhe KRYEHAJDUT !!! SPAK dhe BKH duhet të ARRESTOJNË këtë GJYQTARIN HAJDUT ORDINER që LIROI MOTËRQIRIN HAJDUT dhe KRYEKUSAR Henri NAIM Çilin !!!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 01/03/2020 21:38

    Ky vendim tregon se Ligji nuk eshte i varanarte per te gjithe! Nderkohe qe disa lirohen duke pasur gjashte akuza, disa te tjere denohen per bizhoz dhe lloto si krininele te rrezikshem! Ca te njerkes dhe disa te nenes!

    Përgjigju
  • Lui: 01/03/2020 21:32

    Per stafin e shqiptarja.com, ne te sondazhin me arresimin e Henri Cilit a mendojme se drejtesia Po fillon te veproje. Pergjigjen e keni tek vendimi i gjykates sot pasdite..

    Përgjigju
  • Jqr: 01/03/2020 21:22

    Jqr mu ne drejtesi o plena, ju Meritoni mallkimin me te madh, Po Ska popull kto ka ca individe qe thjeshte marrin fryme kot, Beni qef beni..

    Përgjigju
  • Populli: 01/03/2020 21:10

    Menjehere te apelohet vendimin I ketij gjyqetari halabak dhe te arrestohet ky gjyqetar mashtrues

    Përgjigju
    • Ardi: 01/03/2020 22:37

      Ja dhe komenti i idiotit te rradhes, ku ta apelojne o vulehumbur , te drejtesia qe la Sali kerma apo kjo qe po ngre Fatmir Agron Xhafa .O njerez te mjere, keta hane te gjithe ne nje kazan dhe kryekuzhinieri eshte lideri suprem lartgjatesia e tij Ed Skenderbeu .

    • Kadiu: 01/03/2020 21:38

      Hahaha cfare qyfyresh qe po degjojme ne kohen e pares se pist

  • Ardi: 01/03/2020 21:04

    Drejtesia e Fatmir Xhafes liron Cilin , ne drejtesine e "re" te projektuar nga Xhafa qytetaret jane te barabarte po keta qe kane leke dhe miq si Cili jane edhe me te barabarte se te tjeret.Vazhdoni beni fresk liderit suprem dhe organizates baze te Rilindjes se PS fatkeqesisht per ne ka vdekur .

    Përgjigju
  • Bardhi: 01/03/2020 19:25

    Mase sigurie Burg ! Per Meten gjithashtu.

    Përgjigju
  • tani: 01/03/2020 17:59

    Nje pjese e vogel e "kazanit mediatic" ne mbeshtetje te nje kolegu apo punedhanes te tyre I akuzuar per 6 akuza teper te renda.Turp,turp e perseris shume turp qe mbeshtesin nje te akuzuar me 6 akuza teper te renda e dalin kunder organe te drejtesis ne vend qe ti mbeshtesin ato.Ndaj reforma ne drejtesi duhet te vazhdohet e te pershpejtohet

    Përgjigju
  • Vicidolu: 01/03/2020 16:09

    Rrnofte Birisha qe na hapi syte e bani Cilin pronar universiteti posht komunistet

    Përgjigju
  • Beni: 01/03/2020 16:09

    Shikojini njerezit qe i perkrahin,njerez te degjeneruar qe dalin neper televizione per nate dhe japin leksione per demokraci shtet ligjor.mjere o shqiptare ca ju ka gjetur tek ai vend

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI: 01/03/2020 14:54

    KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM i PASURISË dhe LLOGARIVE BANKARE të Henri ROBQIR Çilit që BYTHËLËPIRJEN të çdo QEVERIE e kishte PROGRAM Personal , prandaj edhe u bë MILIARDER !!!!K U është SPAK dhe BKH ??????!!!!!!!!!!!!!!!!!! PSE NUK i KONFISKOJNË PRONAT DHE LLOGARITË BANKARE HAJDUTIT dhe KRRIMINELIT me KOLLARE ???????!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Gjorm: 02/03/2020 10:02

      Ha nje m*te te madhe!

    • Vlonjati99ave: 02/03/2020 03:36

      Spak-u, BKH, KÇK dhe OFL-ja janë të zënë me dosjet e pasurive të “krimineleve” kështu që nuk kanë kohë të merren me pasuritë e këtyre të ndershmërve. Mortja, mortja, mortjaaa dhe Koronavirusi i hëngërt Ligjëvënësit, Politikanët e “Shtetin” Shqiptar që tallin trapin me atë popull. Meqë ra fjala, vdektë dhe Ilir Meta meqë do të bëjë protestë, hajde president hajde, Çudira alla Shqiptarçe!

    • A. N.: 01/03/2020 19:47

      Pas diktatures u harrua fjala konfiskim. Xhynahet e ketyre qeverive fillojne qe nga moskonfiskimi i llogarive bankare jashte shtetit dhe arit qe vodhi Enver Hoxha e me tej.

    • Rilindja: 01/03/2020 19:36

      Ju uroj juve qe ulerisni konfiskim si ulerisnin prinderit tuaj ne1944 pa pritur si do te jete vendimi pas nje procesi te drejte ,te mos ju zere fatkeqsia me kete palo prokurori

  • Faik: 01/03/2020 14:49

    I bëj Thirrje Arben Krajës që të KONFISKOJË menjëherë PRONAT dhe LLOGARITË BANKARE të Henri (NAIM) ÇILIT SOT , JO NESËR , sepse Nesër do jetë shumë vonë dhe Arben HAJDUT Kraja I SPAK mund të PËRFUNDOJË si KATICA JANEVA në Maqedoni , sepse po “LUAN” me $$$$$$$$$$$$ DOLLARET dhe €UROT e USA dhe DASH që ka INVESTUAR tek REFORMA në DREJTËSI !!!! I bëj thirrje edhe PROKURORIT të PËRGJITHSHËM Olsian Çela që të HETOJ PUNËN që po bën SPAK dhe BKH , sepse deri tani NUK kanë ARRESTUAR askënd dhe NUK kanë KONFISKUAR Asnjë PASURI të KRRIMINELËVE dhe HAJDUTËVE me KOLLARE !!! SPAK dhe BKH po Marrin nga 5 MIJË €URO PAGË MUJORE dhe deri tani NUK kanë bërë ASNJË PUNË !!! US EMBASSY in TIRANA , DASH , FBI duhet të HAPIN SYTË dhe ti BËJNË KATËR , sepse Arben Kraja i SPAK po TALLET me FONDET dhe PARATË e USA që ka INVESTUAR tek REFORMA në DREJTËSI

    Përgjigju
    • Alb: 01/03/2020 15:51

      Ehe gjete kish ku te falesh arben krajes hahah brek e byth bashk me henri cilin dhe uet

  • Taras Bulba: 01/03/2020 14:21

    Per derisa te cfarosen te gjithe fshataret e maloket nga te gjitha postet Shqiperia do te vuaje shume ,cohuni qytetare te Shqiperise se na mbyten Malojet e Fshataret

    Përgjigju
    • Qytetari: 01/03/2020 14:53

      Ta gezoni qytetin tani sepse ne emigruam me kohe

  • Ilo: 01/03/2020 14:09

    Pervec Lamit te tjeret jane te gjithe sahanlepirsit e Cilit. Per nje gje duhen pergezuar qe te pakten buken qe kane ngrene te ai nuk ja shkelen sic po bejne shume te tjere qe te lepihen dhe po te rreshqiti kemba jo te te mbajne por te te shtyjne sa me shume qe te thyesh qafen.

    Përgjigju
  • Genti: 01/03/2020 13:45

    Po ky Çili ne 2013 u be me PS, ligjin e arsimit te larte ky e hartoj. Çfare lidhje ka me Pd

    Përgjigju
    • al ta: 01/03/2020 18:16

      se cili e kthen me ate ate qe eshte ne qeveri.tip lepirsi pa karakter.

    • A. N.: 01/03/2020 14:51

      Lidhja eshte qe Ps e Pd nji m* jane. Ramizi i krijoi.

  • PËRÇI QELBUR: 01/03/2020 13:25

    Ky përç zogaj njeriu më i ndyr sahan lëpirës servil i pa par gënjeshtar i lindur. E imagjinoni që ky palaço kalon nga studio në sdudio pë të luajtur rolin e ekspertit ky jashqitje kombi.

    Përgjigju
    • Bujar: 01/03/2020 20:07

      Spiun ka qene ai shoku ne kohen e xhaxhit è ka pranu vete, ma vone u bo Democrat prandaj shkon nga frun era e te

  • Gjyqtari: 01/03/2020 12:55

    Ku i gjeti parate zoti Henri Cili qe ngriti Universitetin Europian me rrogen e botuesit apo edhe ketij i kane dhuruar ndonje pasuri?Komenti(*)

    Përgjigju
  • Klodi: 01/03/2020 12:54

    Analistat preci me shok a dhjohen mo kto legena me te dhon men kto zhulsa. Turp

    Përgjigju
  • Miti: 01/03/2020 12:37

    Keshtu i pafsha! Imagjino ca kenaqesie sikur nje dite nga furgoni te dali Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Fatos Nano etj.

    Përgjigju
  • Ana: 01/03/2020 12:31

    Te gjithe keta anal-iste, bosa televizionesh, biznesmene/women te fuqishem, nderhyjne per emerimet e transferimet ne gjyqesor, ne tatime, dogana, prokurori etj etj etj. Lobojne neper Vetting kush te kaloje e kush jo, duke i blere me shuma marramendese keta te Vettingut, te cilet kur dalin ne TV te kollarisur e serioze duken te pakorruptueshem, (vetem OMN, nuk e marrin persiper). Nderhyjne ne Gjykata, Prokurori, neper te gjjtha ministrite per tendera e lloj lloj dallaveresh te tjera pa fund. Dalin e bejne moral neper TV, nderkohe qe gjithe diten e gjithe kohen mendjen e kane ku te zhvasin, e ku te bejne aleanca te erreta me kedo, vetem e vetem qe te gllaberojne nga te kater anet.

    Përgjigju
  • Tosi: 01/03/2020 11:40

    Nje drogmen, mashtrues, njeri i urryer qe ben pazar me gjakun e nje deshmori, ne te semes shkofte, Gjekmarkaj, Zogaj, Vangjeli , Cani dhe Krimineli Berisha qe mbrojne pronarin e universitetit te Droges ku pasrohen parate dhe shiten diplomat, ti hiqet licenca menjehere ketij kapo bande droge,

    Përgjigju
  • Raul: 01/03/2020 10:36

    Mos i thoni bisnesmen nje kapo grupi kriminal

    Përgjigju
  • Sokrati: 01/03/2020 10:14

    Si mblidhen keto gjykata dite te djele?! Kaq urgjente qenka vendimi per Henrin?! Per njerezit e thjeshte, gjykata mblidhet te henave kur bie fundjave...

    Përgjigju
    • Alb: 02/03/2020 02:27

      O sokrat vend i cudirave ca pret mir u mblodhen diten e djel po dolen shumica shok me henrin se gjykonin dot derisa erdhi njeri qe ishte komplet i paanshem totalisht i rrept ne vendim nje vendim per tu marr shembull nga 6 akuza i pafajshem, kush ka lek ketu tall trapin me jeten e gjakun e ketij populli.

    • al ta: 01/03/2020 18:22

      o zotri mund ta mabash nji person deri ne 72 ore te arrestuar.po nuk e cove ne gjykate e ti besh konfirmimin e arrestit del i lire dhe ka te drejte te akuzoje shtetin per shkelje te te drejtave dhe te mer dhe demshperblim.deri sa te mbyllet muhabeti i demshperblimit nuk mund ta prekesh vetem po e kape me presh ne dore qe ben krime te renda

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?