Zbulohet arsyeja, përse u përjashtua nga çështja gjyqtarja Shkreli. Prokurori: Nuk firmosi urdhër-arrestet

1 Mars 2020, 14:38| Përditesimi: 1 Mars 2020, 14:43

  • Share

Shqiptarja.com mëson se dje në momentet e fundit u përjashtua nga çështja gjyqtarja Yrvete SHkreli, pasi ajo kishte refuzuar, kërkesën e arresteve për të dyshuarit e dosje "Mezhgorani" lëshuar nga prokurori Asllan Bajrami. Gjyqtarja ka lejuar vetëm autorizim për kontrollet në shtëpi, e ambienteve të dobishme për hetimin, por jo të urdhër arresteve. Mbi këtë argument, prokurori i çështjes kërkoi përjashtimin e gjyqtares, pasi nuk duhet të rrijë e njëjta për të vendosur masat e sigurisë kur më herët është shprehur në favor të të pandehurve, duke mos dhënë OK për arrestimet.

Kështu, u vendos që seancën do ta drejtojë gjyqtari Dritan Hasani, i parë në radhë i gatshëm.


Lajmi kryesor:

Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin, arrest shtëpie për drejtorin e UET-së (Vendimi për të gjithë të arrestuarit)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?