Është ndërruar në momentet e fundit gjyqtari për seancën ndaj 31 tëarrestuarve në operacionin "Mezhgorani", mes të cilëve edhe Henri Çili.
Kështu, u vendos që seancën do ta drejtojë Dritan Hasani, ndërsa gjyqtarja Yrvete Shkreli është përjashtuar dje. Ishte një kërkesë e prokurorit Asllan Bajrami, që është pranuar nga kryetarja e gjykatës.
Por ndërkohë përpara këtij episodi ishte krijuar edhe një përplasje për ditën se kur të mbahej seanca për masat e sigurisë. Gjyqtarja Yrzete Shkreli kishte kërkuar marrjen e masave nga ana e Policisë së Gjirokastrës ku ndodhen të ndaluarit, për ditën e hënë 2 mars. Por Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës ka kërkuar që seanca të mbahet ditën e dielë, pasi në të kundër më 2 mars nuk kanë efektivë për të përballuar shoqërimin e 30 të ndaluarve. Kjo edhe për faktin se një pjesë e efektivëve të Policisë së Gjirokastrës, do të angazhohen në planin e masave për tubimin që mbahet më 2 mars nga Presidenti Ilir Meta në Tiranë.
Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, raportoi nga Përmeti ku mbahet seanca, se kjo përplasje nuk është mbyllur me kaq. Si prokurori Bajrami, ashtu edhe gjyqtarja Shkreli, kanë kallëzuar njëri-tjetrin, por nuk duhet ende mbi ç'akuza.
Lajmi kryesor:
Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin, arrest shtëpie për drejtorin e UET-së (Vendimi për të gjithë të arrestuarit)
G.M./ReportTv.al