Henri Çili

Ekskluzive-dokumenti/ Prokuroria: Henri Çili mashtronte familjet e të dënuarve me burg përjetë duke përfituar prona dhe mijëra euro

1 Mars 2020, 20:01| Përditesimi: 1 Mars 2020, 21:48

  • Share

TIRANE-Prokuroria akuzon botuesin Henri Çili se së bashku me kunatin dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij në UET, Ilir Korbi dhe Betim Shkupi ngritën një skemë mashtrimi për familjet e dy të dënuarve me burg përjetë, Aliko dhe Yzeiraj duke u marrë 825 mijë euro me premtimin se do i ndihmonin në organet e drejtësisë për të përfituar ulje dhe lirim nga burgu. REPORT TV ka zbardhur ekskluzivisht dokumentin e prokurorisë me akuzat dhe provat ku është bazuar në arrestimin e botuesit dhe pronarit të UET-së, Henri Çili. Por si ishte organizuar skema e mashtrimit nga Henri Çili për familjarët e dy vëllezërve Aliko në Lazarat dhe Yzeriajt në Mallakastër? Në këtë skemë të ngritur fillimisht nga kunati dhe që më pas Çili pranoi të ishte drejtuesi i saj, sipas prokurorisë, familjes Aliko i janë marrë  750 mijë euro dhe prona, dy apartamente dhe asaj Yzeiraj 75 mijë euro.

Por si u futën në lojë vëllezërit Fishta nga Shkodra? Sipas prokurorisë, me kërkesë të Henri Çilit me qëllim që të humbeshin gjurmët me të mashtruarin, familjen Aliko, Besnik dhe Seit Fishta kanë pranuar që të bashkëpunojnë në falsifikim duke e paraqitur shpërblimin me dy apartamente, si dhurim formal, ndërsa më pas botuesi telefoni drejtuesen e hipotekës së Shkodrës, Elsa Tusha në 3 shkurt për të përshpejtuar procedurat. Në shtëpinë e Henri Çilit gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra dokumente hipotekore lidhur me shit-blerjen dhe kontrata huamarrje. Sot Henri Çili doli para gjykatës së Përmetit ku mohoi akuzat, ndërsa u shpreh se nëse kunati ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet.

Provat dhe argumentet e prokurorisë për arrestimin e Henri Çilit
Ka dyshime Gazmir Ajdinaj ka ngritur një skemë mashtrimi në bashkëpunim me të njohurin e tij Henri Çili  të cilin e ka përdorur (bazuar në personalitetin, intelektin, njohjen dhe respektin që gëzon në publikun shqiptar si pronar mediash, universiteti dhe biznese të tjera me ndikim në shoqëri) si personi që do të krijonte besimin te personat e mashtruar. "Se ai ka ndikim në organet e drejtësisë dhe jo vetëm por edhe institucione të tjera shtetërore). Për të ndryshuar vendime gjykate të formës së prerë për të dënuar me burgim përjetë dhe persona të tjerë të dënuar në këtë skemë mashtrimi.

Rezulton nga hetimet se e ka bërë funksionale në të dyja rastet. Rasti i parë është mashtrimi që i ka bërë të dyshuarit Adil Aliko dhe dy djemve të tij, Arbion Aliko dhe Alban Aliko, të dënuar me burg, të përjetshëm dhe 17 vite. Duke kërkuar prej këtyre të fundit shpërblim prej afro 750 mijë euro në para cash dhe prona të paluajtshme për të ndikuar te organet e drejtësisë për ndryshime vendimesh të formës së prerë dhe favorizime të tjerë në masat e dënimit. Për të bërë sa më funksionale skemën e mashtrimit Gazmir Ajdinaj dhe Henri Çili kanë përdorur edhe bashkëpunëtorë të tyre, Bekim Shkupi dhe Ilir Korbi. Me anë të kësaj skeme ata kanë arritur që të marrin dhe shuma të mëdha cash, familajrëve të Feti Yzeirajt dhe konkretisht për këtë rast përsëri në drejtim të Ajdinajt dështë organizuar takimi me Henri Çilin dhe të dyshuarit e tjerë. Daniel Yzeiraj, rezulton i dënuar dhe dyshohet se ka njohje nga burgu me Feti Yzeriajn. Me qëllim për të përfituar shuma të mëdha lekësh nga familjarët e Feti Yzeirajt, kunati i Çilit dhe Daniel Yzeiraj kanë përdorur si mjet për të krijuar besim te të mashtruarit reputacionin e botuesit të UET-së.

Henri Çili e ka pranuar dhe ka marrë si ndihmës në këtë skemë edhe Ilir Korbin dhe Betim Shkupin. Me anë të kësaj skeme të paktën dy herë nën drejtim e Henri Çilit kanë ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë Arbjon Alikos të dënuar përjetë, shumën prej afro 750 mijë euro dhe Feti Yzeirajt i dënuar po përjetë 75 mijë euro me pretendimin se do i ndihmojnë në organet e drejtësisë për të përfituar ulje dënimi nga burgimi përjetë dhe lirim nga burgu duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të mashtrimit. Në skemën e mashtrimit të Adil Alikos kanë përdorur dokumente false duke marrë shpërblim në natyrë duke u paraqitur si dhurim nga persona që në pamje të parë nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe në këtë kamuflim janë ndihmuar janë ndihmuar nga dy vëllezërit Besnik dhe Seit Fishta. Me kërkesë të Henri Çilit me qëllim që të humbeshin gjurmët me të mashtruarin.

Besnik dhe Siet Fishta kanë pranuar që të bashkëpunojnë në falsifikim duke e paraqitur shpërblimin si dhurim formal dhe legal në pamje të parë, pranimi që është bërë me kërkesë të Adil Alikos pasi këtij të fundit i është kërkuar kjo gjë nga mashtruesit dhe nga ana tjetër ka dyshime se Seit Fishta dhe Adil Aliko kanë biznes të përbashkëta që administrojnë pavarësisht administratorëve formalë. Këto dyshime vërtetohen nga aktet procedurale të administruara, procesverbalet, përgjimet dhe vëzhgimet ku vërtetohet takimi mes personave që janë mashtruar dhe personave që marrin shpërblimet. Tabulatet e telefonike, pronat materiale të sekuestruara dhe këqyrja. Nga hetimet ka dyshime se Çili dyshohet se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme te një zyrtare lokale, konkretisht në një rast, drejtuesen e hipotekës së Shkodrës, Elsa Tusha, ku e ka telefonuar në 3 shkurt 2020 për të favorizuar atë vetë në regjistrimin e pronave të dhuruara në emër të tij në Velipojë nga të dyshuarit Seit Fishta dhe Besnik Fishta.

Dokumenti i prokurorisë per Henri Çilin

Ora 20:49
Në shtëpinë e babait të administratorit të Çilit u gjet rekursi për të dënuarin përjetë

1583092190_BetimShkupi.jpg

Betim Shkupi dhe Henri Çili

Mes të arrestuarve për skemën e mashtrimit kundër dy familjeve Aliko dhe Yzeiraj është edhe Betim Shkupi, i cili është administrator i pronave të Henri Çilit. Ai është ndaluar në datë 28 shkurt dhe në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar, telefoni, një mandat banke në emër të Henri Çilit dhe një shumë në euro dhe lekë. Por prokuroria nuk u mjaftua me kaq duke kërkuar kontrollin edhe të banesës së babait të Betimit, Fatmir Shkupit ku u gjet një fotokopje e rekursit të Feti Yzeirajt në gjykatën e Lartë për dënimin për jetë, që i ishte premtuar se do i ulje nga grupi me Çilin në krye që kishin krijuar skemën e mashtrimit duke i marrë 75 mijë euro.  Vendimi për masën e sigurisë për administratorin e pronave të Çilit, Betim Shkupi do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit, pasi ka qenë shok klase me Dritan Hasanin. Betim Shkupi rezulton se ka edhe 25% të aksioneve të studios ligjore "UET & Partners Legal Studio", ndërsa 75% i ka vetë Henri Çili.


Faksimile e ekstraktit, studio ligjore e Henri Cilit dhe Betim Shkupit
Ora 20:35
Përgjimi/ Si tentoi drejtori i Juridik i UET-së të ndikonte te gjyqtarja për të mos i arrestuar

1583091399_IlirKorbi.jpg
Mes të arrestuarve gjatë operacionit ku është vënë në pranga Henri Çili, është edhe avokati Ilir Korbi, drejtor juridik i UET i cili shërben edhe si pedagog pranë këtij universiteti. Nga përgjimet e prokurorisë, të cilat i ka siguruar ekskluzivisht Report Tv, Ilir Korbi ishte në dijeni të kërkesës së prokurorisë drejtuar gjykatës së Përmetit në 27 shkurt për një urdhër arresti kundër tij. Në dokumentin e prokurorisë, theksohet se Korbi është njoftuar nga persona të tretë se ndaj tij nga prokuroria e Përmetit është kërkuar masa arrest me burg. Për këtë arsye, po sipas prokurorisë, Korbi ka tentuar të telefonojë gjyqtaren për të kërkuar favorizim, por nuk është pranuar nga gjyqtarja të bisedohet.

"Në datë 27 shkurt 2020 në momentin që prokuroria e Përmetit ka bërë kërkesë në gjykatë për caktimin e masave të sigurisë të personave të përfshirë në këtë skemë, Ilir Korbi telefonoi gjyqtaren që po gjykonte cështjen për të mësuar më shumë detaje për arrestimin e tij të mundshëm. Ka dyshime se Ilir Korbi është njoftuar nga persona të tretë se ndaj tij nga prokuroria e Përmetit është kërkuar masa arrest me burg dhe qëllim ndërhyrjen drejtpërdrejt te gjyqtari i cështjes, ka tentuar të telefonojë gjyqtaren për të kërkuar favorizim, por nuk është pranuar nga gjyqtarja të bisedohet në asnjë rrethanë duke mos hapur telefonin. Për këtë shkak nga prokuroria është vepruar menjëherë me urdhër ndalimi për të dyshuarin, Ilir Korbi, ndërsa për të tjerët është kërkuar masa ndalim" thotë prokuroria.

Nisur nga ky fakt, që kishte në dorë, me kërkesë të prokurorit Asllan Bajrami, u përjashtua gjyqtarja që ishte caktuar për çështjen, Yrvete Shkreli. Shqiptarja.com mësoi se gjyqtarja kishte refuzuar kërkesën e prokurorit për lëshimin e urdhër arresteve ndaj të dyshuarve në këtë dosje. Gjyqtarja Yrvete Shkreli kishte autorizuar kontrollet në banesa dhe në ambientet që i shërbejnë hetimit, por refuzoi urdhër-arrestet, të cilat u zbatuan nga policia vetëm me kërkesë të prokurorisë.

Dokumenti i prokuroris
Komento

Komente

  • redi: 02/03/2020 10:19

    Padrejtesia e drejtesise vazhdon si kancer qe po e gryen Shqiperine .Korrupsioni ne drejtesi ka si kundershtare te betuar vetem reformen ne drejtesi

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 02/03/2020 07:49

    Sic e shihni, ceshtja vazhdon te hetohet nga Spak. Pra jo se ka dale i pafajshem.kur te perfundoje gjykimi gjukoni njeri tjetrin.por une nuk mund te kuptoj qe kunati ben allishverishe me studion ligjore te kunatit. Studio ligjore ben avokati, nuk ben nderhyrje kundrejt shperblimeve ilegale. Ndaj pergjegjesia e pronarit te studios, qe eshte perfitues direkt i perfitimeve, eshte direkte. Pse u la me detyrim paraqitur?le ta gjeje spak.

    Përgjigju
  • Populli: 02/03/2020 03:07

    Ne zemer te europes ne belgjik te liro gjykata perkuroria te mba dhe 40 dite akstra per te vertetu akuzen kta robsha lirohen pa pik problemi pse i arrestoni thjesht per te ba buj ore ju nuk jeni ne terezi doni apo sdoni integrim ngrini OFL-ne kjo kerkon 5 mij euro ta mbyll qeshtjen kte e kam me fakte me video me te gjitha cfar po zgjidhni gropen apo europen Edi Rama ore Ismail bey o turk fol cfar do europ apo pushtet hajdutesh se me plase duke te perkrah te lutem nje pergjigje !!!!! Pls my laste time i coment here cheers

    Përgjigju
  • Alb: 02/03/2020 02:31

    Estrad vk akuzohet per vepra te paprovuara 6 muaj hetime prokuroria ne fund del i pafajshem se ca ka hetuar prokuroria e se ca gjykimi ishte ky diten e djel me kaq urgjenc spaku qe i ka gjerat urghente e ka marr me terezi.

    Përgjigju
  • Konjak: 01/03/2020 22:13

    Po tani mor zoterinj ,ku fjalen e pare e tha drejtesia ,si do ta justifikoni ,mllefin dhe vrerin e derdhur lum pa torua .?U mbars mali ,e polli nje mi .Ja pra ,kur njeriu nuk mund te vetkontrollohet ,dhe flet brrockulla ,;si e ema e Zeqos per thane te pa pjekura .Nuk eshte mir dhe aspak e moralshme ,te sulmojme njeri -tjeterin ,pa e dit pse .Sidoqofte drejtesia e mbrojti vet-veten .A ka ndonje qe do mbes ne balte .Te presim ,dhe do te reagojme . Faleminderit .

    Përgjigju
    • Zen: 02/03/2020 07:24

      Po mor konjak po paske pire. Kjo eshte procedure e zakonshme per te gjithe te akizuarit. Kur te behet gjyqi flasim prape.

  • Arbëri: 01/03/2020 20:58

    Po qfar prokurorie dhe drejtësie është kjo që del hapur me prova të pa provuara që në start, kjo është qmenduri e pa par në drejtësin perendimore dhe demokratike...! Si është e mundur që të mos ruhet sekreti i prokuroris...?

    Përgjigju
  • Vlonjati Pjella e Lushnjarit: 01/03/2020 20:21

    Ja, pak a shumë keshtu u krimbe vendi për 30 vjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?