Adi Çoba dhe Elvis Doçi

Kronikë

Dosja 'Ura'/ ‘Negociator i shkëlqyer i trafikut të drogës’, del foto e Visit të Pojës! Përgjimet zbulojnë lidhjen me Adi Çobën dhe si garantonte kalimin e kokainës me ‘korrier’ drejt Italisë

1 Janar 1970, 00:00| Përditesimi: 21 Maj, 23:45

  • Share

Në dosjen italiane zbulohen detaje lidhur me figurën e Elvis Doçit, i njohur edhe me nofkën "Visi i Pojës", për të cilin ka një urdhër-arrest si pjesë e grupit të strukturuar në trafikun e drogës që u godit nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv, autoritetet kanë arritur të dokumentojnë përfshirjen e tij në një episod të trafikut të drogës prej 8 kg kokainë në Itali, ngarkesë e trafikuar për llogari të grupit të lidhur me Adi Çobën, i cili është edhe një prej drejtuesve të grupit. Gjithçka është dokumentuar nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Niuredin Dumani, por edhe përmes përgjimeve ambientale të disa prej anëtarëve të përfshirë në këtë grup.

Emri i tij del në një bisedë të përgjuar në automjetin Opel mes Erigels Presit, Gerti Aliut dhe Genci Telollarit, gjatë së cilës ky i fundit pyet për kontaktet dhe marrëveshjet që ishin arritur në Shqipëri me furnitorët e drogës.

"Po çfarë të thanë... me kë ke folur tani?"

Në këtë rast, Gerti Aliu kishte përmendur Visin e Pojës si personin që do të mund ta dërgonte drogën në Itali, përmes një korrieri që do të udhëtonte me traget në linjën Vlorë – Brindisi:

"Ai djali që e nxjerr nga BRINDISI me tragetin (...) ky punon për Visin e Pojës... (...) me këtë duhej ta nxirrte Turi... ai, Turi me mustaqe (...) Edhe Visi i POJËS punon me këtë, sepse më tha: do ia japë ai, SERGIO dhe unë i thashë: <<nuk e njoh SERGIO-n!... hej mustaqe, hej Turi, unë nuk e njoh SERGIO-n!"

(Fragment nga biseda e përgjuar):

GERTI:"Çfarë të bëj... njerëzit janë bërë... ky nuk ka faj... njerëzit janë bërë veçanërisht... homoseksualë...

GENCI: "Do t’i vë të gjithë në rresht... vetëm pak durim."

TELOLLARI: "Po çfarë të kanë... me kë ke folur tani? Se më the <<do të tregoj SMS-të>>."

GERTI: "Ky është ai djali që e nxjerr."

TELOLLARI: "Po."

GERTI: "Ai djali që e nxjerr nga BRINDISI me traget... (sharje)..."

TELOLLARI: "Po."

GERTI: "Ky punon për Visi i Pojës... ky punon për të tjerë... vetëm ky punon..."

TELOLLARI: "Po."

GERTI: "Me këtë duhej ta nxirrte Turi... ai, Turi me mustaqe..."

Të tjera referenca për kapacitetin kriminal të grupit ku bënte pjesë “Visi i Pojës” kanë dalë në dritë me përgjimin e një bisede tjetër, të zhvilluar mes Erigels Presit dhe Gerti Aliut, gjatë takimit mes tyre më 28.10.2021 në Durrës. Në këtë rast del qartë ekzistenca e marrëdhënieve që kishte Adi Çoba me “Visin e Pojës” dhe me grupin kriminal të lidhur me të, me qëllim furnizimin me sasi të mëdha lëndësh narkotike për t’i dërguar bashkëpunëtorëve në Itali.

Erigels Presi i tha bashkëbiseduesit se Adi Çoba, ishte në gjendje të menaxhonte aktivitetin e tij të trafikut të drogës duke u pozicionuar si ndërmjetës përballë grupeve kriminale që, për nga kapaciteti financiar, ishin në gjendje ta furnizonin me sasi të mëdha lëndësh narkotike. Çoba përmendet në dosje me disa pseudonime, si Bisha ose i Shëndoshi.

PRESI: Tani, edhe i shëndoshi merret me këtë punë, është në kontakt me këta. I shëndoshi me këta sillet seriozisht, lëre si sillet me ne. Tani nuk është më k*rvë, në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen. Ndërsa për të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është me të bardhën, apo jo?

GERTI: Ia jepte ai shoku im, ai Ervin, ia jepte.

PRESI: Bravo.

GERTI: Ia jepte ai (Ervin) Visit.

PRESI: Tani dëgjo.

GERTI: Shiko, njëherë qëllova atje dhe Ervin, e di si i tha atij? I tha: <<ka një që do 20, 25, por është në Spanjë>>. Ky... i tha <<je ti (Ervin për Visi-n)?>> dhe ai (Visi) tha: <<po, BAZHOLI!>> Ja ky ishte muhabeti, thjesht fare. Të bardhën ia jepte ai (Ervin). Sigurisht që Visi e merr edhe në vende të tjera, por për shembull në Itali…

PRESI: Ja, këtë doja të të shpjegoja. Ai (ADI) është me këta për të kuqen, merr edhe ndonjë gjë tjetër nëse ata kanë, nga e bardha. E ke parasysh? Tani ky (ADI) duke qenë me ta, bën rolin e brokerit. Për shembull, po të jesh ti GERTI me ta, nëse je i mbështetur, atëherë domosdoshmërisht ti GERTI, nuk je më vetëm, dhe kur paraqitesh, nuk je më thjesht Bazholi, dmth vetja jote që nuk je asgjë. E kupton? Tani, për shembull them: <<filani nxori një sasi, vuri 100>>. Ky (ADI) nuk lëviz nga shtëpia për të kontaktuar, ky bën rolin e brokerit, ky flet sepse është i aftë për të folur dhe për të bërë."

Përgjimet, tregojnë lidhur me rëndësinë e Pojës, i cili përshkruhet si një nga trafikantët kryesorë të drogës që vepronin në Shqipëri, e po ashtu një eksponent kryesor i një grupi të organizuar kriminal të fuqishëm. Këto komente i kanë bërë Erigels Presi dhe Zenit Shtraza, gjatë një prej takimeve që u zhvilluan në Bari midis të dyve ndërsa Shtraza po dorëzonte 500 gramë heroinë të pastër të transportuar nga Shqipëria.

Presi shpreh vlerësim të madh për anëtarët e atij grupi, duke i quajtur "djem të jashtëzakonshëm", të dalluar për kapacitetin e tyre të lartë financiar:Të gjithë e dinë që ADI po punon me Visin e Pojës, ata janë djem të jashtëzakonshëm. Ata nuk janë për veprim, harrojeni, ata kanë kapital.

PRESI: ADI po punon kryesisht kështu. Besoj që ti e di, sepse e dinë të gjithë që ADI po punon me VISIN e POJËS apo jo?"

ZENIT: "Po, po."

PRESI: "Tani ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet thënë e vërteta. Lëri tani nëse janë në sherr dhe kanë punët e tyre. E kupton? Zenit, ata kanë kapital, nuk mund t’u thuash asgjë. Nuk janë për aksion, lëre fare, por kanë kapital. Pastaj BAZHOLIT (Adit) i kanë ndodhur disa gjëra të rënda. Po të ishte ndonjë tjetër... unë atyre do t’ua jepja dorën sepse të tjerë do të na kishin zhdukur."

Këtu hyn "në lojë" edhe Dumani, i cili e tregon Visin e Pojës si një eksponent të lartë në kontekstin kriminal, duke i bashkangjiur edhe xhaxhanë e tij, Xhevdet Troplinin, i cili njihet ndryshe si "Poja". Dumani thotë se Poja ka një grup brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, i cili ka qenë dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve për disa vite, dhe që po ashtu janë në gjendje të veprojnë edhe jashtë vendit falë lidhjeve të forta që kanë në Itali dhe Gjermani, por edhe kontakteve në Amerikën e Jugut. Visin e konsideron një negociator të shkëlqyer përsa i përket trafikut të drogës.

"Visin e Pojës mund ta identifikoj shumë mirë. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Pastaj në vitin 2013 ai la heroinën dhe filloi kokainën. Të gjithë e quajnë Visi di Poja. Poja është Xhevdet Troplini,"-tha Dumani.

Hetuesit italian e pyesin Dumani më në detaje për Visin e Pojës. Përgjigjet e tij janë interesante, duke e nxjerr atë numrin 2 të grupit, pas xhaxhait të tij, Xhevdet Troplini.

I shumëpërfolur në media, por fotoja e Visit të Pojës është publikuar për herë parë edhe pse është bërë i njohur për autoritetet shqiptare dhe italiane prej më shumë se dy dekadash. Megjithatë, në gjurmët e Visit të Pojës, ata ranë vetëm pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Doçi ka lindur në Durrës, më 15 tetor të vitit 1978 dhe ai është 'kujdesur' që fotoja e tij të mos jetë askund, edhe pse në mediat shqiptare e jo vetëm ka dhjetëra artikuj për të. Imazhi i tij, deri më sot, kishte mbetur një mister.

1747848862_elvisdoci.png

Elvis Doçi i njohur si Visi i Pojës

Doçi ka gjithashtu precedentë të mëparshëm lidhur me substancat narkotike që në vitin 2008. Në Padova ishte dënuar në që vitin 2003 me 3 vite burg për blerje dhe shitje të substancave narkotike. Më 17 maj të vitit 2024, u mësua se Doçi po kërkohej nga SPAK. Doçi administron një kompani ndërtimi me adresë në Rrashbull të Durrësit me emrin “Cara na”, një bar-kafe me emrin “Port Side” në Durrës, të cilën e ka në bashkëpronësi me një tjetër person të identifikuar si Bukurije Doçi, një bar kafe në Fushë Krujë, dhe bar “Vintage” me adresë në Sukth në bashkëpronësi me një person të quajtur Edmir Bakalli. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?