Pas kqyrjes së llogarive bankare të shoqërisë Homeplan sh.p.k. rezulton se për mars, prill dhe maj 2011 janë evidentuar tre tërheqje cash. Këto janë kryer nga Fatmir Bektashi, si administrator i firmës dhe i janë dhënë Malltezit për "kontribut Patriotik".
Sipas dosjes janë bërë 3 tërheqje nga llogaria bankare e Homeplan për llogari të Malltezit
Më 15.03.2011 u tërhoq shuma në vlerën 50 001 euro
Më 13.04.2011 u tërhoq shuma në vlerën 20 001 euro
Më 04.05.2011 u tërhoq shuma në vlerën 10 001 euro
Pas kqyrjes së llogarive bankare të shoqërisë Homeplan sh.p.k. rezulton se janë evidentuar tre tërheqje në datat 15.03.2011 në vlerën 50 001 euro; në datën 13.04.2011 në vlerën 20 001 euro; në datën 04.05.2011 në vlerën 10 001 euro, të kryera nga Fatmir Bektashi, si administrator i firmës, tërheqje cash, nga llogaria bankare e ndodhur pranë .... me nr....
Këto shuma janë evidentuar edhe në disa tabela të tjera të sekuestruara pranë studio Pustinës, të cilat mbajnë përshkrime për llogari të shtetasit Jamarbër Malltezi i identifikuar si (JM) dhe të shoqëruar herë pas here edhe me fjalët "KP" ose "Kontribut Patriotik" thuhet në faqen 130 të dosjes së SPAK.
Kjo shumë e marrë në vitin 2011 nga shoqëria Homeplan, nuk figuron në deklaratën e dorëzuar nga shtetësja Argita Malltezi pranë ILDKPKI-së kurse Jamarbër Malltezi nuk ka deklaratë vjetore për këtë vit.
Lajmi kryesor:
SPAK përgënjeshtron Berishën! Dokumenti kur Malltezi mori 547 mijë euro cash! Ish kryeministri tha se çdo gjë u bë me bankë! Provat që 'kryqëzojnë'
S.G/ReportTv.al