Në dosje zbulohet dhe plani i Pëllumb Gjokës që kërkonte që të vritej Kleant Musabelliu, i cili në atë kohë mbante postin e specialistit të SHKB-së së burgjeve dhe e kishte plagosur biznesmenin në shtator 2017.
Plani për të vrarë Kleant Musabelliun dështoi pasi ky i fundit u largua drejt Gjermanisë.
Vrasja e Kleant Musabelliut ishte planifikuar të kryhej për nderin Pëllumb Gjokës, me qëllim vendosjen e nderit dhe opinionit në vend.
Bajri i sugjeron Pëllumb Gjokës që: “Arabi s’e ka problem fare, pasi kryen punë edhe me fytyrë, (duke nënkuptuar se nuk e njeh njeri)”.
Në dosje evidentohet se ata kanë lidhje të forta në policinë e Shkodrës dhe arrijnë të marrin informacion të klasifikuar dhe të sigurt të notës 10.
Gjoka i thotë Bajrit se: “Ata, (duke nënkuptuar Licët) kanë nëndrejtorin dhe drejtorin, ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar, që na jep informacionin 10”.
Më 10 korrik 2020 në orën 14:06, Behar Brajoviqi duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.
Lajmi kryesor:
Dosja e SPAK/ 'Sa lekë den aj se maron për lek... Thuji ti japë gaz...Mezi pres me dal...' Si u lirua nga burgu Behar Bajri! Roli i prokurorit Xhevahir Lita
S.G/ReportTv.al