Erzen Breçani

Dosja e SPAK/ Erzen Breçani dyshohet se investoi 350 mijë euro të trafikut të drogës së djalit në HEC: 'Bush, tan kta në Shqipëri thon djali Erzenit ka bjen mall

24 Nëntor 2023, 07:45| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 10:56

  • Share

SPAK e akuzon ish nëndrejtorin e policisë së Tiranës Erzen Breçani për 2 akuza ‘pastrim parash’ dhe për përkrahje të autorëve të krimit.

Akuza e pastrimit të parave është ngritur pasi dyshohet se 350 mijë euro të ardhura nga trafiku drogës janë investuar në HEC-in Drita.

Koncesioni me afat 35 vite për ndërtimin e HEC Drita është dhënë më 12 korrik 2019 me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit. 

Breçani komunikon me të birin, i cili akuzohet për trafik droge, me aplikacionin SkyECC.

Në një bisedë të datës 18 gusht 2020 Erzeni i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.

Gati një muaj më pas, në bisedën e 20 shtatorit 2020 Ora 20:05 Breçani komunikon me Eralbin (në sky I identifikuar me kodin S7DEGI) kuptohet që Eralbi ka premtuar një sasi parash të cilat ende nuk i ka marrë Breçani dhe si zgjidhje pyet Eralbin nëse duhet ti thotë Fatbardhit për të marrë një kredi, ku paratë dyshohet se nevojiten për ndërtimin e hidrocentralit.

Ai  i shpreh edhe shqetësimin që platforma Sky ECC mund të përgjohet dhe tregon që ka patur dikë që e informonte po nuk i ka ardhur në takim dhe madje në një moment i kërkon të bëjë dhe kujdes pasi po përgjohet.

Tre ditë më pas në bisedën e 23 shtatorit 2020  në orën 19:57:28,  Erzen Breçani  (në sky i identifikuar me kodin K9B9EP) komunikon me Eralbin  dhe e pyet nëse i ka bërë llogarit, ku lë të kuptohet që Eralbi do mbyllte llogari me dikë tjetër për të cilin Erzeni ka dijeni.

Erzeni i tregon se nevojiten 300 mijë Euro për këstin e turbinave, të cilat dyshohen se nevojiten për hidrocentralin, dhe këto para është me shpresë që do i gjejë Eralbi, pasi në një moment dërgon tekstin:

“Ishalla po i ban 300...o ishalla delni me sukses e mbyllni ket pun o zot e rrin i ëet ma se boll...nuk po më interesojn aq o bir po thuj atij te na bajn qet 300 kto dy tre dit...mir asht me i ba pa luanin e ervinin... ".

Vetë Erzeni i kërkon të birit ti gjej vetë paratë pa ia kërkuar këto kunatit, Ervin Matës, apo të atit të Ervinit, Luanit, i cili është dhe vjehrri i Eralbit. Eralbi është martuar me motrën e Ervin Matës.

Shtetasi Erzen Breçani dërgon mesazhet: “.... Ca bat si nuk ktheve pergjigje...A bat llogarit...Po si dulet...A kini noj kg pa e marue...Po kur a ka i ban cka tha...Ta dim se jam met pa pague sen...E kem me pague kestin e turbinave e tubat qe bajn te dyja rreth 300 mij euro...Ishalla po i bæn 300...O ishalla delni me sukses e mbyllni ket pun o zot e rrin i ëet ma se boll...Nuk po me interesojn aq o bir po thuj atij te na bajn qet 300 kto dy tre dit...Ban cka te duesh si ta mendosh ma mir...Mir asht me i ba pa luanin e ervinin...Cfar jan ky biznes...Po lekt tua kur ti japin apo i ka harrue...Biles per ket hall qe na ra ishte dasht me ti dhan... Po jan piramid krejt... Kurzr me miq mos punon mos ban biznes se nuk ec... Qysh e pat emnin qajy qe ta ka dhene kete placke n...Se nuk e majta men...A ka pas dijeni ky qe eshte mrena oer gjsnat e tuja qe i ke pas me ate shokun tend... Se po e pyet kush dhe zberthehet kollaj se ai flet dhum ky elio..." thuhet në dosje.

Koncesioni me afat 35 vite për ndërtimin e HEC Drita është dhënë më 12 korrik 2019 me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit  ndërsa në vitin 2022 shoqërisë me administrator vëllain e Erzenit Ftabardh Breçani, i është pezulluar aktiviteti.

“Dyshohet se ka marrë para nga Eralbi Breçani të një sasie prej 350 mijë euro, me dashje dhe në dijeni të plotë që burojnë nga aktiviteti i jashtëligjshëm i trafikimit të narkotikëve dhe i ka injektuar në biznes duke ju shmagur raportimit në institucionet përkatës, element i rëndësishëm i veprës penale "... fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale...." shkruhet në faqen 89 të vendimit të GJKKO-së të datës 17 nëntor 2023.

Po kështu Breçani akuzohet për ‘përkrahje të autorëve të krimit’ pasi i ka dhënë informacion Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanit që t’I shmangeshin arrestit. Me Bujar Ajetin I njohur si I forti i Kukësit dikur Erzen Breçani ka qenë me të në forcat RENEA, ndërsa Nuredin Dumanin duket që e ka njohur përmes Bujarit.

SPAK thotë se Erzen Breçani e dinte për aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës me të cilën merrej djali i tij dhe i kërkon të tërhiqet 

Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart... Po du me than qe mos u merr me ta ma..

Më 23 nëntor GJKKO dha masën e sigurisë 'arrest me burg' për Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe Bujar Gërmizi, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

Ora 08:12
'I raftë pika drogave kur s' sheh nanën e sëmur 5 minuta! Askush që ka shit si ju me shuma të mëdhaja s'ka shpëtu pa humbur pasurinë e familjen! Mesazhet e Erzenit për të birin

1700739158_erzenbrecani.jpg

Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit të trafikut të kokainës të të birit Eralbi Breçani dhe shpesh herë madje si prind i tërheq vëmendje. Në një bisedë të zhvilluar 8 shtator të vitit 2020, Erzen Breçani i thotë të birit se pse nuk ka shkuar që të takojë të emën, e cila ka qenë edhe sëmurë, ndërsa njëkohësisht shfaq edhe dijeninë lidhur me aktivitetin që ushtron i biri për trafikun e drogës.

Në 8 shtator 2020 Erzen Breçani bisedon me Eralbi Breçanin, ku dërgon mesazhet:

"...Po ju a e gjet perzirsin...Se këta që pyta unë te Petriti thonë nuk kemi gjet, nuk dimë kush e fut… Ani mir boll...Se këtu mos me u marr me shit hiç, sidomos të përziem se për mall të keq e shesin tjetrin për dy parë…. Sa keni shit...Ku e keni shit... Ku je...Se jam ka due me dal...Po a nuk e takove Ujezën hic sot a...? Po e kie nanë, a kan s’mut e nuk e takove as dy minunta? A marre more... He i raft pika punve e drogave e tanave, se nuk di ç’ka u duhen kur t’shkojn nana e sëmut e mos me pa pesë minuta...".- thuhet në dosje.

Në një mesazh të 10 shtatorit 2020 Erzen Breçani përpiqet ta bindë të birin ta lërë këtë punë madje të largohet nga Mata pasi

"Askush që ka shit si ju me shuma të mëdhaja nuk ka pshtue po humb tanë pasuninë e familjes e familjen vetë"

 

Ora 07:48
‘Bush, thonë djali i Erzenit punon me drogë! Premtove 1 vit u bënë 3! Zbardhen mesazhet e Breçanit për djalin Eralbin

1700686341_eralbbrecani.jpg

SPAK thotë se Erzen Breçani e dinte për aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës me të cilën merrej djali I tij. Madje në disa përgjime ai interesohet disa herë, ndërsa në një bisedë të datës 28 shtator 2020 i kërkon djalit të heqë dorë pasi e gjithë Shqipëria e kishte marrë vesh që ai kryente atë aktivitet të paligjshëm

Në një bisedë me SkyEcc Erzen Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë pasi në Shqipëri kishte dalë zëri që djali i Erzenit merrej me mall.

 Me datë 28.09.2020 në orën 20:23:28,  Erzen Breçani (në sky I identifikuar me kodin K9B9EP) i dërgon këtë mesazh Eralbin (në sky I identifikuar me kodin S7DEGI)

"....kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kspin me te...Nuk duhet me pas bes kuj ne shaipni...Mos ki bes kuj...Mos u shqiptar... Ghuj atij dhokut tan... Thuj... Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart... Po du me than qe mos u merr me ta ma... Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu...Bush nga meraku e kam...E duhet me te tregu kto gjana...Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u bsn tre bush..."- thuhet në dosje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rindi: 24/11/2023 17:51

    Koncesionin e hecit e ka marr ne 2019 ama. Keta jane te gjith te lidhur.

    Përgjigju
  • karma: 24/11/2023 13:45

    felliqesirat qe solli berishoviqi nga vocidoli ne vitet 90 e me tej shkatrruan e degjeneruan vendin , te gjith te mbledhen ne nje thes e ti degdisin me vite te tera ne qeli

    Përgjigju
  • Pulici: 24/11/2023 11:41

    O ZEN DJALIT SKE CA I BA... SE ASH GJAKU YT.... PO AJETIN, PSE DEKONSPIROJE POLICIN CA BIZNESI KISHE ME TA QE U PERLYVE. STA KA PRISH REPUTACONIN CUNI. POR PRKRAHJA NDAJ NJE SUPER TAFIKANTI E VRASESI SI BUJARI. QE SKALO AS MIZA NE DOGENE E KUSIT PA LEJE TIJE....

    Përgjigju
  • ACAB: 24/11/2023 11:39

    Bush shkoi mrapa babës ene grupit.. Nuk lat gjo pa fut turinjt e pa vjedh,TEC,HEC,polici private,ndërttim,Drrog,sekser e çdo burim leku të pastër e të pisët ju keni fut turinjt e spo del pik për popllin,pjesën e mbetur. Donit të mernit çdo gjo vet ? Ishalla po ju paketojn të gjithve se shumica prej jush Spiun kan qen

    Përgjigju
  • Noli: 24/11/2023 10:28

    Ja kush jan keta shpellarë qe nuk din as shqip qe behen biznesnemena e kan zaptu Tiranen Qr ketij e gjith te tjereve e kalbini ne burg e hiqjuani dhe kemishen e trupit Shkun sakatuan vajzen nga kembet ne mes te qytetit e nuk beri nji jav burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?