Erzen Breçani i ka kërkuar para të birit, burimi i të cilave ka qenë trafikimi dhe shitja e lëndëve narkotike, duke investuar në aktivitetin tregtar ‘HEC DRITA ENERGY’, me administrator Eralbi Breçanin, i cili ka për bashkëshorte motrën e Ervin Matës.
‘Këto përfitime të paligjshme janë investuar në HEC, gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 287 të K.Penal.’- thuhet në dosjen hetimore të SPAK.
Sipas gjykatës Breçani, ishte në dijeni të aktivitetit të jashtëligjshëm të djalit të tij Eralbi Breçani.
Në një moment tjetër në dosje del këngëtarja Elvana Gjata garancia e kalimit të parave të të fejuarit të saj, Ervin Mata. Këngëtarja siç duket kishte vënë në dispozicion të Matës edhe llogarinë bankare. Kjo del nga një bisede mes Erzen Breçanit dhe të birit.
Më datë 18.08.2020 Erzeni pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC, i dërgon mesazh zanor. Komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani dhe i tregon që aparatin telefonik ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzeni i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.
Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin. Ata shkëmbejnë mesazhet:
‘Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?...Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh...E maroj punet sa t’i kalosh kto halle...I thashë jo ne asnje menyrë...I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush... Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten....Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e Bujarit, tan shteti ne shpin...’- thotë Breçani.
Koncesioni me afat 35 vite për ndërtimin e HEC Drita është dhënë më 12 korrik 2019 me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit . Në vitin 2022 shoqërisë me administrator vëllain e Erzenit Ftabardh Breçani, i është pezulluar aktiviteti
Po ashtu dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujare Ajeti Gërmizi si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që këta shtetas t’i shmanden arrestimit nga policia gjyqësore. Sipas dosjes, nga informacioni i dhënë nga Erzen Breçani, ka ndikuar që shtetasi Bujar Ajeti Gërmizi dhe Nuredin Dumani të shmangin komunikimet ose lëvizjet që mund të sillnin arrestimin e tyre.
Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak se Bujar Gërmizi vinte nga radhët e policisë dhe vinte nga radhët e Forcave speciale. Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani. Një moment thuhet që Gërmizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar.
Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh, i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.
Pak ditë pas goditjes së një grupi kriminal nga SPAK pas çkodimit të aplikacionit në SKY, del në skenë edhe emri i Ergys Dashit, i ekzekutuar në Ekuador, pak vite më parë. Ndërsa ekzekutuesit dhe porositësit nuk dihen ende, ajo që dihej është përfshirja e tij në trafikun e drogës.
Në dosjen hetimore të SPAK ku u godit një grup kriminal, është edhe një episod ku dy anëtarit të grupit, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Dashin.
“Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili. Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador.
Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.
Në një nga bisedat që lidhen me këtë transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, i ekzekutuar disa kohë më pas në Ekuador, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos Dashi, u bën ndonjë lojë.
Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin: Duke qenë se nuk kanë besim tek Ergys Dashi për shkak se po vonon nisjen e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut.
Në bisedë, Ismail Zeneli thotë: ‘Ishallah s’na del dardhë’./ BW
Erzen Breçani dhe Eralb Breçani
Erzen Breçani, i arrestuar nga SPAK, pas zbërthimit të përgjimeve në aplikacionin Sky ECC, i ka kërkuar djalit të tij Eralbi Breçani që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit.
Gjatë bisedës, Erzen Breçani, e mëson të birin edhe si të komunikojë me Ervin Matën, motra e këtij të fundit është e martuar me djalin e Breçanit.
“Erzen Breçani i tregon të birit në vazhdim si të komunikoj me Ervin Matën dhe si të flasë në takim duke i dërguar mesazhet: ‘….Nuk merrem thuej me asgja. Baba e mixht e mij i kan ba tre miljon euro për pes vjet, e na kan majt me lek, me shpia, me pun të pastër, dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog, pa pun te pista, kaq asht e vërtet dhe thuja në mes tanve….Mos fol gja në sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policis në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë…’.- thuhet në dosje.
Nga këto tekste të dërguara nga Erzen Breçani krijohen dyshime se ai është në dijeni të aktivitetit që ushtron Eralbi Breçani, kur dërgon tekstin ‘mos fol gja në sy të tij për punë droge…”.
Erzen Breçani mori në posedim aparatin telefonik me aplikacionin Sky ECC më 18.08.2020 me të cilin komunikon me Ervin Matën për transferimin e një shumë parash. Sipas dosjes së SPAK, të siguruar nga Report Tv, Ervin Mata i cili ka edhe lidhje krushqie me Erzen Breçanin, pasi motra e tij është martuar me djalin e Erzenit, i thotë se do t’i ofrojë 500 mijë euro për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i.
Në një moment tjetër në dosje del këngëtarja Elvana Gjata garancia e kalimit të parave të të fejuarit të saj, Ervin Mata. Këngëtarja siç duket kishte vënë në dispozicion të Matës edhe llogarinë bankare. Kjo del nga një bisede mes Erzen Breçanit dhe të birit.
Nga përgjimet, Erzen Breçani zbulon se Ervin Mata i thotë se do t’ja dërgojë ‘nga llogaria e Elvanës 500 mijë euro borxh, e maroj punët sa t’i kalosh kto halle’. Por Erzeni i ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.
Pjesë nga dosja
Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:
KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?
Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.
Ata shkëmbejnë mesazhet:
K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…
Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht pjesë të përgjimeve që goditën grupin e strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës.
Ismail Zeneli ishte pritës i lëndës narkotike, financues dhe personi përgjegjës për nxjerrjen e lëndës narkotike nga Porti. Artan Sulejmani bashkëpunëtor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20kg kokainë.
Eralbi Breçani dhe Besmir Murati financues si dhe përfitues nga aktiviteti i paligjshëm. Këta persona nuk kanë bashkëpunuar rastësisht, por nderveprojnë në të paktën dy raste me njëri tjetrin për kryerjen e veprave penale.
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht pjesë të përgjimeve në Sky ECC, të grupit kriminal, të goditur dy ditë më parë nga SPAK për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës.
Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani i shpallur tashmë në kërkim nga policia, ka bashkëpunuar me Ismail Zenelin (në kërkim) dhe Besmir Muratin (i arrestuar) për trafikimin e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut drejt Holandës, konkretisht kanë pasur nga 10 kg secili. Ndërsa një pjesë e kokainës e sekuestruar nga autoritetet, ka qenë e një tjetër përdoruesi të aplikacionin Sky Ecc, por që ende nuk është identifikuar nga policia.
Në biseda mes tyre ata janë të interesuar për sasinë e kokainës që dalë nga porti i Roterdamit dhe në bisedë e shprehin si humbje faktin që një pjesë e kokainës është sekuestruar. Bisedat janë zhvilluar nga data 09.11.2020 deri në 04.02.2021. Sipas gjykatës eksiton dyshimi i arsyeshme bashkuar edhe në prova se Ismail Zeneli, Besmir Murati dhe Erlabi Breçani në bashkëpunim me përdoruesin D..P (I paidentifikuar), kanë kryer veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, për të cilën dyshohen.
Po ashtu sipas bisedave, ata kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin edhe për një rats tjetër të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latinë në Portin e Valencias në Spanjë, thuhet nga një pjesë e përgjimeve të zbardhura nga Report Tv.
Në këtë episod, del edhe shtetasi Artan Sulejmani (në kërkim), i cili nuk rezulton në komunikimin e grupit të Chat-it, por me datë 13.01.2021 me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se me kë po organizon trafikun Ismail Zeneli. Bisedat janë zhvilluar nga bashkëpunëtorët gjatë periudhës 06.01.2021 deri më 19.02.2021.
Nga sa konstatohet në të dyja rastet, nuk është bërë e mundur marrja e lëndës narkotike për shkaqe të pavarura nga personat në hetim, pasi ajo është gjetur dhe sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese. Qëllimi i personave të përfshirë ka qenë sigurimi i lëndës narkotike për shitjen në tregun europian dhe sigurimin e fitimeve të paligjshme. Bashkëpunimi ka qenë në formën e një grupi të strukturuar kriminale.
Bujar Dermizi, Nuredin Dumani dhe Erzen Breçani
Sipas dosjes hetimore Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak se Bujar Gërmizi vinte nga radhët e policisë dhe vinte nga radhët e Forcave Speciale.
Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.
Gërmizi, që konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.
Një moment thuhet që Gërmizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar.
edhe pastaj bojm koncert live ne stadium neve, te talentumet nga mesi e poshte ... off offf
PërgjigjuDridhe, dridhe se populli eheng do
Elvana mirë është me shku pak tr SPAKu të japi pak llogari për trasnaksionet bankare. Ky nëse ka dash me kalu 500, pale sa herë të tjera e ka bërë. Ti bëhet dhe një hetim pasuror të shohim nëse i dalin llogaritë.
PërgjigjuArrestoni dhe kete gjatën, elvana gjatën
Përgjigjupo kjo elbana gjata,, me trafikante droge lidh kurore,,turp,,femer ordinere fare ..
PërgjigjuFemrat me te bukura ne shqiperi lidhen me trafikant, jo vetem elvana gjata, ke pas viola spiron trejsi sejdini, deta kokomani,anisa murataj e tjera.
Edhe nga krahu tjeter njelloj eshte, fiks fare
ore po lidhjen e mates me ballen e shijakut po e heton kush...
PërgjigjuMe fole me ish shefin e komisariatit u donte gjithmone me vete google translate or teeeejjjjj
PërgjigjuKy analfabeti ka qene shef komisariati. Edhe te bente letrat pa iu dridh qerpiku. Vec kur fliste, s'kishte kinez qe e merrte vesh.
PërgjigjuJa ke Bablokun Sonja qe e kuptojne edhe afrikanet
histori gogolash...,
PërgjigjuOre Mata paska qen i infiltrrumi policisë në kte mhb??
PërgjigjuE fejuara Elvana....
Përgjigju