Bujar Dermizi, Nuredin Dumani dhe Erzen Breçani
Sipas dosjes hetimore Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak se Bujar Gërmizi vinte nga radhët e policisë dhe vinte nga radhët e Forcave Speciale.
Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.
Gërmizi, që konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.
Një moment thuhet që Gërmizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar.
Lajmi kryesor:
Breçani e dinte se djali trafikonte kokainë! Dosja e SPAK: I kërkoi para të investonin në ‘HEC Drita’! Del në skenë edhe Elvana Gjata! Mata: Do nis 500 mijë euro nga llogaria Elvanës
M.Q.//ReportTv.al