Dosja e Ilir Metës/ SPAK: Me kartën e nënës së Kryemadhit u kryen 3.5 mln lekë blerje në dyqane veshjesh e këpucësh në Britaninë e Madhe

22 Tetor, 23:41| Përditesimi: 22 Tetor, 23:57

  • Share

1727788205_monikakryemadhi.jpg

Foto arkive: Monika Kryemadhi

SPAK ka verifikuar deklaratën e pasurisë për vitin Janar 2019 - Dhjetor 2019 ku rezulton se çifti Meta e Kryemadhi në total kanë deklaruar shpenzime në vlerë 95.676 Pound për arsim për vitin shkollor 2019-2020.

Konkretisht: 46.524 Pound shpenzime për arsimin e vajzës Bora, 25.900 Pound shpenzime për arsimin e djalin Besar, 23.252 Pound shpenzime për arsimin e Era Metaj

Janë deklaruar dhe 25.000 Euro shpenzime për bileta, hotel dhe shpenzime të tjera dhe 6.500 Euro shpenzime shëndetësore për Monika Kryemadhin.

Por pasi SPAK ka verifikuar transaksionet bankare, rezulton se për arsimimin fëmijëve Bora, Besar dhe Era Metaj për periudhën deklaruese Janar- Dhjetor 2019, deklarimi i shpenzimeve për arsim nuk është i saktë, thotë SPAK. Gjithashtu nuk është deklaruar operacioni 4 mijë euro  i Bora Metajt në San Marino.

„Nga verifikimi i transaksioneve të kryera nga llogaria bankare nr. 39***me të cilën është e lidhur karta e kreditit 411***, rezulton se në datën 08 Gusht 2019, është paguar për King's College, kurs finance Online, shuma ....2.000 Pound. Për periudhën deklaruese nuk është bërë deklarimi i shumës 4.000 Euro shpenzime shëndetësore për Bora Metaj për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer në klinikën Domus Medica në San Marino‘ thuhet në dosjen e SPAK.

Me kartën e kreditit në emër të gjyshes, Fatime Kryemadhi, SPAK thotë janë kryer blerje në dyqane veshjesh e këpucësh në Britaninë e Madhe me vlerën e 3.5 mln lekëve.

“Për vitin 2019, me kartën e kreditit të lidhur me llogarinë bankare nr. 2**** të Fatime Kryemadhit, janë kryer blerje në vlerën 3.533.830 Lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe’ thuhet në dosjen e SPAK.

Nw dosje argumentohet: sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për vitin 2019, shtetasja Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar vetëm dy pako më artikuj të blerë në dyqanin Net A Porter, në vlerën 2007 Pound të blera në datën 15 Prill 2019 dhe 6 Qershor 2019. Këto blerje janë reflektuar në bankë me një ditë vonesë. Edhe shtetasja Monika Kryemadhi, Era Metaj dhe Bora Metaj nuk kanë kryer zhdoganime për vitin 2019 të mallrave të blera në dyqanet Net A Porter, Selfridges London, John Bell, Matchesfashion etj. Nga kjo rezulton se mallrat e blera në këto dyqane mund të jenë blerë fizikisht në dyqan nga Bora Metaj, Era Metaj dhe Monika Kryemadhi, ose të jenë dërguar me postë nga shitësi në adresën e banimit në Angli të Bora Metai dhe Era Metaj.

Ndërkohë në 8 nëntor 2019 nga karta e kreditit janë bërë pagesa në Lounge e klasit biznes në Aeroportin e Vienës ndërkohë që në këtë periudhë Fatime Krymadhi ka qënë në Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Dosja e SPAK: Nëna e Kryemadhit me vetëm 8316 lekë pension, arkëtoi në bankë 846 mijë euro! Përdori kompaninë e Gentian Sulës për t'i justifikuar lekët cash


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?