Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit lihet në arrest shtëpie, shpërthen në lot në GJKKO: S'di gjë për akuzat

2 Gusht, 11:38| Përditesimi: 2 Gusht, 16:23

  • Share

TIRANË- Të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë 2”, që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të vëllezërve Çopja në Elbasan u shoqëruan sot (2 gusht 2024) në Gjykatën e Posaçme per verifikim të masës së sigurisë. Seanca që nisi para orës 10: 00 zgjati per disa ore pasi avokatët kërkuan kohe të njihen me aktet.

Mes personave që ishte caktuar masa sigurie “arrest në shtepi” ishte edhe ish gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Pajtime Fetahu. Seanca ndaj saj u zhvillua e veçuar nga të akuzuarit e tjerë.

Ish - gjyqtarja akuzohet për 'Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal”. Vetë gjyqtarja e përlotur nuk i pranoi akuzat. Për sekretaren e saj, Denada Toda, GJKKO la në në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë vendit.

Të gjithë personat që dolën sot për vlerësimin e masës së sigurisë u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë 2” që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan. Më 29 korrik 2024 GJKKO firmosi 33 masa sigurie, nga të cilat 13 u ekzekutuan ndërsa, 2 rezultojnë të arrestuar më parë jashtë Shqipërisë. 

Organizata, thotë SPAK kishte arritur të rekrutonte edhe dy punonjës të policisë së shtetit dhe një punonjëse në gjykatën e Elbasanit që u jepte informacione sekrete. Në njoftimin e bërë publik dje SPAK bënte me dije se vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, me kalimin e viteve kishin arritur të fuqizoheshin ekonomikisht dhe si rrjedhojë dhe pozitat e tyre në raport me grupet e tjera në trafikun e drogës në Europë e jo vetëm. 

Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve më të rënda të cilat SPAK ka zbardhur dhe thotë se kanë për autorë organizatën kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja Elbasani. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme u çuan përpara falë bashkëpunimit me Eurojust, Europol dhe autoritetet holandeze, belge dhe franceze.

SPAK zyrtarisht ende nuk ka bërë të ditur emrat e personave të cilët u është firmosur urdhërarresti, por në ditën e operacionit u mësua se mes personave për të cilët ishin firmosur urdhërarrest ishte edhe ish gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, shefi i krimeve në Durrës Agustin Cinari si dhe nëndrejtori i Burgut të Bradasheshit Martin Musaj. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 03/08/2024 08:35

    Kush jane ata qe i kane pastruar parate, ketyre njerzve.Cilet jane garantet qe kane marre prona per ta, kane bere ndertime dhe blere prona per ata, jane mbeshtetur nga ana financiare per te kryer biznese me parate e tyre.Jane ende ne kerkim, perse nuk jane publikuar emerat?

    Përgjigju
  • E verteta: 02/08/2024 12:57

    Se mos te akuzojne qe ke marre para nga krimi dhe i ke favorizuar? Apo se ke bere kete moj Pajtime? Spak duhet ta hetoje ne masen e arestit me burg kete hiene korupsioni qe i ka duart me gjak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?