Tirane- Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve më të rënda të cilat SPAK ka zbardhur dhe thotë se kanë për autorë organizatën kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja Elbasani.
Me kërkesë të SPAK, më 29 korrik GJKKO lëshoi 33 urdhërarreste nga të cilat gjatë megaoperacionit "Plumbi i Artë 2" të zhvilluar dje (31 korrik 2024) në disa qytete u arrit të ekzekutoheshin 13, ndërsa dy të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë, 20 të tjerë arritën të largoheshin megjithëse nga informacionet, ishin që një pjese e tyre ndodheshin brenda vendit. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja ndodhet i arrestuar në Dubai.
SPAK ka zbuluar dhe si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal vreth viteve 2006 – 2007, duke shpërndarë në sasi të vogla kokaine, derisa arritën të zgjeroheshin edhe ne vende të tjera të Evropës e jo vetëm dhe një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Elbasan.
Ne njoftimin e gjatë SPAK thotë se për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve, nëpërmjet vrasjeve me pagesë të personave, të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.
Një ndër to është vrasja e 29 dhjetorit 2018, e njohur si Masakra e Bradasheshit, kur u eliminua Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë, vrasje e cila u pasua me urdhërimin dhe të eliminimit të disa personave të afërm të tij.
Jo vetëm kaq ata rritën dhe potencialin e tyre ekonomik dhe si rrjedhojë dhe pozitat e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.
4 tentativa vrasjeje ishin në drejtim të vëllait të Endrit Elibejt, bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej por që të gjitha dështuan nga nëntori 2019 në nëntor 2020. Ndërkohë që në 2 raste të tjera ka qenë i penduari tjetër i drejtësisë Nuredin Dumani që i ka shpëtuar atentateve.
Vëllezërit Çopja janë autorë edhe të vrasjes së Klevin Bahos dhe plagosjes e vëllait të tij Aldo (Aleksandër) Baho” në vitin .2019. Gjithashtu SPAKA ka vertetuar se ata janë autorë edhe te vrasjes se Andi Zylyfi dhe plagosjes së Ardit Uruçi, 13 dhjetorin 2019, në fshatin Përparim në Peqin, si dhe vrasjen e Klevis Kapllanit shtatorin e vitit 2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë. Ndërsa kanë mbetur në tentativë vrasjet e Kei Pikut 16 Janarin e vitit 2020 ne Elbasan; Irfan Azizit, nëntorin e vitit 2020, në Urë Vajgurore dhe një punonjësi policie marsin e vitit 2018, në Fier.
Organizata ka arritur të rekrutojë edhe dy punonjës të policisë së shtetit dhe një punonjëse në gjykatën e Elbasanit që u jepte informacione sekrete.
Në zbatim të vendimit të GJKKO për këtë mega hetim të SPAK është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme ku ështe sekuestruar nje shume e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro. Gjithashtu janë “Vendosjen e sekuestros preventive”, 42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare.
Organizata kriminale e vëllezërve Çopja sipas SPAK ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe të Durrësit. Gjithashtu organizata ka pastruar paratë kryesisht në sektori i ndërtimit, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.
SPAK thotë se Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, edhe për kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga vëllezërit Franc Gergely (ndryshe Franc Çopja) dhe H.B. (ndryshe Hajdar Çopja).
Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.
Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj, qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare.
Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.
Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.
Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.
Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.
Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.
Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Gjithashtu, evidentohet se, shtetasi Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e organizatës kriminale, si më poshtë:
- Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
- Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
- Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
- Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
- Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
- Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
- Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
- Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.
Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:
9. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
10. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
11. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
12. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;
13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;
14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;
15. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
16. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
17. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
18. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
19. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
20. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;
21. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
22. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
23. Janë evidentuar dhe dokumentuar raste te përkrahjes së autorit të krimit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi.
24. Gjithashtu, është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.
25. Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
26. Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.
Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.86, datë 29.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale për 33 shtetas. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 31.07.2024 masat e sigurimit të caktuara ndaj 13 shtetasve ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm.
Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar 42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare.
Falenderojmë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.
Falenderojmë gjithashtu në mënyrë të veçantë edhe Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze dhe belge për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.
Europol ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare si SPAK, BKH dhe policia e shtetit. Europol njofton se janë arrestuar 15 anëtarë të një grupi kriminal shqiptar të kryesuar nga dy vëllezër nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja, ndërkohë që SPAK u shpreh se janë lëshuar 33 urdhërarreste.
Europol njofton se veprimtaria e grupit kriminal ishte kompleks nga vrasjet me pagesë deri tek pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Pastrimi i parave bëhej përmes transaksionit kompleks të kriptomonedhave. Puna e Europol ishte në zbulimin e mesazheve të aplikacionit Sky Eç, informacione të cilat kaluan tek SPAK. Në operacion ndihmoi edhe policia belge, franceze dhe holandeze.
Njoftimi i Europol:
Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Europolin dhe organet ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, kanë përfunduar me sukses një operacion të madh, duke arrestuar 15 anëtarë të dyshuar të një grupi famëkeq të krimit të organizuar shqiptar nën hetim në juridiksione të shumta.
Përpjekja e koordinuar, e quajtur Operacioni GORGON, kulmoi me një seri bastisjesh të kryera në Tiranë, Shqipëri, më 31 korrik kundër figurave kyçe brenda rrjetit kriminal. Për pasojë u sekuestruan pasuri të konsiderueshme, përfshirë pasuri të paluajtshme dhe 1 milion euro cash.
Nga vrasjet me pagesë deri te pastrimi kompleks i parave
Ky grup i profilit të lartë shqiptar i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Banda përbëhej kryesisht nga familjarë dhe bashkëpunëtorë nga e njëjta zonë në Shqipëri. Anëtarët e grupit dyshohet se janë përgjegjës për vrasje të shumta me pagesë, trafik në shkallë të gjerë droge dhe pastrim të fitimeve të paligjshme nëpërmjet transaksioneve komplekse të kriptomonedhave.
Mes të arrestuarve është edhe një pastrues parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik në shkallë të gjerë droge, ndër aktivitete të tjera kriminale.
Hetimi zbuloi gjithashtu sesi kreu i këtij grupi të krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tij urdhëruan vrasjen e disa anëtarëve të grupeve të tjera kriminale shqiptare duke kontraktuar vrasës. Të paktën shtatë vrasje i janë atribuar këtij grupi specifik kriminal midis viteve 2019 dhe 2020, një numër prej të cilave janë kryer jashtë Shqipërisë.
Zhvillimi i inteligjencës nga Europol
Në kuadër të punës analizuese të kryer mbi të dhënat e SKY ECC, Europol zhvilloi inteligjencë të besueshme mbi aktivitetet e kësaj bande.
Ky informacion i është dhënë Prokurorisë së Posaçme Shqiptare për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), e cila mori masa të menjëhershme dhe hapi hetimet. Që atëherë, Europol ka ofruar zhvillim dhe analizë të vazhdueshme të inteligjencës në mbështetje të hetimit kombëtar, duke shfrytëzuar ekspertizën e tij gjithëpërfshirëse duke mobilizuar qendrat e tij të ndryshme të specializuara.
Gjatë ditës së aksionit, tre ekspertë nga Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar të Rënda të Europolit dhe Qendra Evropiane e Krimit Kibernetik u vendosën në Tiranë për të mbështetur autoritetet shqiptare në veprimet e tyre detyruese.
Autoritetet e mëposhtme morën pjesë në hetim:
Shqipëri: Prokuroria e Posaçme për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion), Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), Policia e Shtetit Shqiptar (Policia e Shtetit)
Belgjikë: Policia Federale (Federale Politie)
Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale)
Holandë: Policia Kombëtare (Politika)
SPAK ka dhënë detaje lidhur me operacionin për goditjen e grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja. Raportohen se të dy ndodhen jashtë Shqipërisë, njëri në Belgjikë e tjetri në Dubai.
SPAK njofton se në zbatim të urdhrit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente të ndryshme, ku janë sekuestruar mbi 1 milionë euro dhe prova të tjera materiale.
Gjithashtu është vendosur sekuestro preventive në 42 pasuri, 38 prej të cilave të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 katësh dhe 4 llogari bankare.
'Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm.
Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar 42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare.', njofton SPAK ndër të tjera.
Organizata kriminale e kryesuar prej vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja që ndodhen njëri në Belgjikë e tjetri në Dubai, sipas SPAK pas fuqizimit në tregun ndërkombëtar të drogës kanë investuar në ndërtim në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Nëpërmjet personave të tretë vëllezërit Çopja kanë investuar në ndërtimin e godinave dhe komplekseve të banimit fillimisht.
Por edhe kanë investuar në çeljen e operatorëve ekonomikë në emrat të të tjerëve dhe përdorimin e tyre për fshehjen e natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
'Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.
Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.
SPAK ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e zhvilluar dje në disa qytete si Tirana dhe Elbasani që është vijim i megaoperacionit ‘Plumbi i Artë’. SPAK ka lëshuar 33 urdhër arreste, ndërsa 13 janë ekzekutuar, ndërsa 2 shtetas shqiptarë që ndodhen jashtë janë Shqipërisë janë arrestuar. Gjithashtu ndër të tjera SPAK ka arritur të zbardh disa nga aktivitete kriminale të personave për të cilët ka lëshuar urdhër arrestin, mes të cilëve janë dhe vëllezërit Çopja nga Elbasani që ndodhen jashtë vendit.
Sipas SPAK është evidentuar edhe vjedhja me armë e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit Nënë Tereza në Rinas, më 9 prill të vitit 2019, nga grupi kriminal i udhëhequr prej Franc dhe Hajdar Çopja. Grabitësit, morën paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të kompanive të ndryshme private.
Ata mundën të largoheshin teksa përdorën një makinë me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Autorët e grabitjes kanë mundur të shkojnë deri në barkun e avionit me pasagjerë që nisej për në Vienë ty ku në pjesën e bagazheve kanë bërë grabitjen teksa paratë kalonin nga makinat e blinduara për në avion.
Mundën të dalin sërish nga aeroporti ndërsa janë ndjekur më tej nga forcat e policisë të cilave u janë përgjigjur me armë. Nga përplasja mbeti i vrarë një nga grabitësit, Admir Murataj, ndërsa të tjerët vrapuan në këmbë duke u larguar bashkë me thasët me para ku i priste një tjetër automjet.
Makinën e arratisë e dogën më vonë pranë zonës së Bathores, ndërsa në duart e ekspertëve është furgoni me mbishkrimin fals "Hetimi Tatimor", brenda të cilit mund të gjendet një pasuri provash, gjurmë gishtërinj dhe armët e sekuestruara.
'8) Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.', thotë njoftimi i SPAK.
Viktima Andi Zylyfi dhe i plagosuri Ardit Uruçi
SPAK ka zbardhur aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan.
Sipas SPAK, nga hetimet është faktuar se vëllezërit Çopja janë pas vrasjes së Andi Zylyfit, dhe pagosjen e mikut të tij 5 vite më parë në fshatin Përparim të Elbasanit.
26 vjeçari ishte djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit i ekzekutuar po nga vëllezërit Çopja një vit më parë në 2018. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe miku i tij Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim. Atentati ndaj dy të rinjve është bërë teksa ishin së bashku në një makinë tip 'Golf' ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të pa ditur.
“Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin”, njoftoi SPAK.
Më 29 dhjetor të 2018 në atentatin e njohur si masakra e Bradasheshit humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay.
Detaje të reja janë zbardhur nga SPAK nga vijimi i megaoperacionit Plumbi i Artë që evidentoi vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan si krerët e grupit kriminal.
Të dy vëllezërit ndodhen jashtë, ndërsa sipas SPAK përveç vrasjeve e tentativave për vrasje, por edhe pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, dy vëllezërit kanë korruptuar edhe gjyqtarë dhe funksionarë të organeve të drejtësisë në vitin 2020 në Elbasan. Ditën e djeshme u bë me dije se urdhër arresti ishte firmosur edhe për ish gjyqtaren në Elbasan Pajtime Fetahu e cila ishte shkarkuar nga Vettingu. Fetahu mund të ketë lidhje në këtë histori me vëllezërit Çopja.
Ndërsa në shtator-tetor të të njëjtit vit kanë zbuluar edhe akte ose të dhëna sekrete prej një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjithashtu SPAK zbulon se janë rekrutuar edhe dy punonjës të policisë së shtetit në llogari të organizatës kriminale.
'25. Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
26. Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.', thuhet në njoftimin e SPAK.
Foto: Arben Dylgjeri, Endrit Alibejt, Erdal Duranay
Operacioni i SPAK, Plumbi i Artë 2 ka zbuluar dhe motovin masakrës së Bradasheshit, ndaj Endrit Alibejt, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29 dhjetor 2018, në vendin e quajtur Bradashesh, në afërsi të restorant Dervishaj, u porosit nga vëllezërit, Franc dhe Hajdar Çopja
Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.
SPAK në dosjen e tij ka zbuluar veç vrasjeve të porositura nga banda e vëllezërit Çopja në Elbasan dhe 14 ekzekutime të mbetura në tentativë. Katër nga këto vrasje janë porositur për të eliminuar, Erion Alibejn i cili ndodhet i arrestuar dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në 2018.
Po ashtu, sipas SPAK është tentuar dy herë të vritet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer sagën e vrasjeve në Elbasan.
Nuk kanë munguar dhe pagesat për të vrarë dhe Aleksander (Aldo) Brahon, vëllain e Klevi Bahos, i vrarë në korrik të 2019-tës.
Në listë janë dhe disa tentativa të tjera, por që SPAK nuk u ka zbuluar emrat por vetëm inicialet.
Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;
13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;
14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;
Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
SPAK zbulon si dy vëllezërit Çopja nga shitës të dozave të kokainës në Itali, gjatë viteve 2006 – 2007 arritën të sundonin trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë.
Për këtë në 2018 nisën dhe porositë për vrasje me pagesë. Pikërisht masakra e Bradasheshit, e ndodhur më 29 dhjetor 2018 ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, vëllai i Erjon Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay kishte për motiv pikërisht zotërimin e trafikut të kokainës.
SPAK thotë se Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, edhe për kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.
“Evidentohet se, shtetasi Franc Copja në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.
ku je o mond koseni se prej teje i shpetonte kaka ne brek ktyre gangsterave. sa dilje ti ne qytet kto futeshin si minjt neper kanale.
PërgjigjuNje nga keta kerma e keni ne belgjike te ekstraduar nga Dubai. Po sekuestro te pasurive ketu apo akoma? Po pjestaret e bandes ne elbasan si ai ndyresira qe qelloi gazetarin Gjergj Zefi? Duhen zhdukur te gjithe nga rrenjet.
PërgjigjuShitet hyrje 1+1 ,75 m2 te tregu çam ne Tirone ,çmimi okazion per vetem 180 mije euro...
PërgjigjuA mos valle djmete ishin me te bukur kur ishin djem kur idhin djem. Shoke e miq kan qen te gjithe. Se pse perfunduan keshtuvetem leket e ben kete histori keshtu.