SPAK: Franc Çopja, porosiste vrasjet me pagesë! Paratë i çonte me Exchange

1 Gusht, 16:30| Përditesimi: 1 Gusht, 18:24

  • Share

SPAK zbulon si dy vëllezërit Çopja nga shitës të dozave të kokainës në Itali, gjatë viteve 2006 – 2007 arritën të sundonin trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë.

Për këtë në 2018 nisën dhe porositë për vrasje me pagesë. Pikërisht masakra e Bradasheshit, e ndodhur më 29 dhjetor 2018 ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, vëllai i Erjon Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay kishte për motiv pikërisht zotërimin e trafikut të kokainës.

SPAK thotë se Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, edhe për  kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

“Evidentohet se, shtetasi Franc Copja në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.


Lajmi kryesor:

SPAK zbulon aktivitetin e organizatës kriminale të vëllezërve Çopja në Elbasan: Kryen 4 vrasje, 14 i porositën, vodhën 4.6 mln euro në Rinas! Sekuestrohen 1 mln euro cash


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?