Xhubleta me dije bërjen e saj, si dukuri e rrallë shqiptare mbi 4000-vjeçare, tashmë janë pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit. Tradita e kësaj veshje tipike, që gratë veriore trashëguan brez pas brezi, prej ditës së sotme është pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale, pas iso-polifonisë shqiptare. Veshur me elementë tipikë të kostumeve tradicionale shqiptare, Ministrja e Kulturës ELva Margariti, e ka përcjellë lajmin prej Rabitit të Marokut, ku mbahej edhe mbledhja e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
“Nga kryeqendra e Marokut po ndaj me ju një lajm shumë të mirë Komiteti Ndërqeveritar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore sapo miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe dije bërjes së saj si pjesë të Listës së Trashëgimisë Jo materiale, nën mbrojtjen e UNESCO-s”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.
“Xhubleta” ishte e para nga dosjet e futura në proces për t’u pranuar në UNESCO, prej marsit të kaluar . Dije bërja e saj siç kanë shpjeguar specialistët, ishte në rrezik zhdukjeje , e pranimi në UNESCO, është një ‘dritë jeshile’ për më shumë investime, fushata ndërgjegjësimi dhe marrjen e masave të tjera për mbrojtjen e kësaj tradite.
“Dhe me përfshirjen në këtë listë ajo do të ketë mbështetjen jo vetëm të institucioneve tona por tashmë edhe ato ndërkombëtare, që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri të njerëzimit. Për të arritur në këtë rezultat na janë dashur vite të tëra pune, falënderoj çdo specialist, çdo bashkëpunëtor, që na ndihmoi ti tregojmë botës një copëz Shqipërie”, u shpreh më tej Margariti.
Grupi i punës që bëri të mundur realizimin e kësaj iniciative është koleksionistja Luljeta Dano, studiueset Dorina Arapi, Silvana Nini , Jonida Çunga Sela, kompozitori Dorian Çene, koleksionisti Ermal Sela dhe Tamara Nikolic Djeric nga rrjeti global i ekspertëve të trashëgimisë jomateriale të UNESCO.
Edhe 5 kanunet duhet në unesco Kanuni lek Dukagjinit Kanuni dukagjinit në mirdite Kanuni Skenderbeut Kanuni papa Zhulit Kanuni maleve Të gjithë në unesco kanunet shqyptare
PërgjigjuNga e ka origjinen xhubleta?
PërgjigjuLajm i bukur! Rrezikonte te kishte fatin e lahutes, qe e moren serbet.
Përgjigju