Dosja Ekskluzive/ Përgjimi i nipit të 'Çipurit', solli zbërthimin e celulës së 'killerave' në Vlorë

14 Dhjetor 2019, 19:32| Përditesimi: 15 Dhjetor 2019, 11:34

  • Share

VLORW- Një përgjim telefonik, i kryer mes Daut Elmazit, nipit të Armando Sulejmanit (Çipurit) që momentalisht ndodhet në burg dhe Albano Goxhaj, ka sjellë zbërthimin e fijeve të skuadrës 9 anëtarëshe, që në 10 maj 2019, tentoi që qëllojë mbi 6 persona që ndodheshin në kompleksin “Oslo” në Vlorë, ku mes të cilëve ishte dhe Inez Hajrulla.

Elmazi dhe Goxhaj, në këtë atentat ku i plagosur mbeti vetëm një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Canodemaj, kanë qënë në rolin e vëzhguesit dhe ndihmësit, ndërsa qitësit rezultojnë të jenë Fatmir Hyseni ose Elidon Musaj që siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqia”, Gentian Dauti (Zoto) dhe Igli Memaj (Sulioti). Të tre këta persona njihen nga policia e Vlorës dhe Tiranës si kontigjentë kriminale, duke ngritur dyshime të forta se veprojnë si vrasës me pagesë në disa qytete të vendit. Fatmir Hyseni, dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë Santiago Malkon në Tiranë, mikun e Ervis Martinaj. “Shqiptarja.com” dhe “Report Tv” hedh dritë mbi atë çfarë ndodhi në atentatin e 10 majit 2019 në kompleksin “Oslo” në Vlorë, duke u synuar të asgjësoheshin 6 persona që ndodheshin në tavolinën e lokal “A&B Mazana”. Për këtë ngjarje deri në këto momente janë arrestuar 7 persona, ku dy janë ndaluar në Itali dhe pritet të ekstradohen ndërsa dy të tjerë Fatmir Hyseni dhe një person i nëntë që quhet Serxho Ademi, janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Nëntë personat që kanë marë pjesë në atentatin ndaj Hajrulla dhe miqve të tij sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, janë Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Në dosjen hetimore thuhet se:”…Fatmir Hyseni, Gentian Dauti dhe Igli Memaj veprojnë në disa qytete si vrasës me pagesë. Për realizimin e vrasjes, këta persona pasi marrin porosinë, organizohen dhe hyjnë në veprim me Igli Memaj dhe Gentian Dautaj, të cilët pasi mbajnë në vëzhgim për disa ditë personat objekt sulmi dhe pasi studiojnë lëvizjet e tyre, organizojnë vrasjen. Për të kryer vrasjen ata marrin makina të vjedhura nga lidhjet e tyre në zonën e Fushë-Krujës. Pas çdo krimi të kryer, ata e djegin automjetin me qëllim zhdukjen e provave dhe largohen në këmbë ose me automjete të tjera, që i presin në afërsi të vendit ku kanë planifikuar djegies e automjetit…”. Dhe pikërisht e njëjta dinamikë krimi është kryer edhe për rastin e sulmit në kompleksin “Oslo”, ku autorët janë afruar me një automjet të vjedhur nga Anton Fejzo, ndërsa targat AA 424 OP të mjetit “Range Rover” janë vjedhur tek automjeti Benz i Esmeralda Malaj.

Pas goditjes me armë, autorët janë larguar duke u përplasur dy herë me automjete të rastit, dhe më pas kanë djegur makinën në fshatin Rilisi të Vlorës. Para atentatit autorët janë përgatitur mjaft mirë, duke siguruar një banesë në Vlorë, ku aty qëndronin, hanin ushqimin dhe nuk qarkullonin në Vlorë. Pas oditjes me armë, Gentian Dauti ja ka dhënë rrobat Xheladin Merkos, për ti larë, me qëllim zhdukjen e çdo prove. Por për policinë e Vlorës ngjarja e 10 majit ndaj Hajrulla, lidhet ngushtë me atentatin e 17 shkurtit 2019, ku u synua të vritej me 78 plumba Armando Sulejmani (Çipuri). Në këtë sulm të befasishëm mbetën të vrarë Arjan Hasanaj dhe kunati i “Çipurit” Resti Rexho,të cilët janë bërë shoshë. Por pa kaluar tre muaj nga kjo ngjarje, sulmohet befasisht me dy automatikë një grup djemsh që ndodheshin në kompleksion “Oslo” nën shoqërinë e Inez Hajrulla. Nga informacionet e policisë thuhet se “...Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashi, si edhe lidhjet e tyre shoqërore kanë konflikt me Armando Sulejmanin, i cili është tentuar të vritet në muajin maj të vitit 2016, si edhe në datën 17 shkurt 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë...”. Ka shumë gjasa që atentati kundër Inez Hajrulla dhe shokëve të tij, të ketë ardhur si rezultat i këtyre ngjarjeve të një pas njëshme të ndodhura mes dy grupeve në Vlorë. Për këtë atentat policia dhe prokuroria e Vlorës  ka marë në pyetje Inez Hajrulla, Arbër Sholla, Ervis Matodashaj, Jonian Rrushani, Agron Xhelili, Dajko Canodemaj, Ardi Gjindali, Anton Binaj, Hartim Difi, Nadir Ferko, Edmond Dervishi, M.M, Shkëlzen Velaj, Orgest Xhezo, të cilët kanë dhënë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Përgjimi e dëshmia që solli zbulimin e atentatorëve
Pikërisht në mesnatën e 10 majit kur u sulmua me armë Inez Hajrulla, policia dhe prokuroria, ka mundur të interceptojë një bisedë telefonike mes nipit të “Çipurit” Daut Elmazi dhe Albano Goxhaj, të cilët flasin me njëri-tjetrin se ku duhet të kalonin me makinë. Të dy ishin me makina të ndryshme,ku Goxhaj ecte përpara dhe kontrollonte rrugën në mesnatë, me qëllim mos rienin në patrullat e policisë dhe nga pas Goxhajt, vinte Daut Elmazi që transportonte tre qitësit Fatmir Hysenin, Igli Memaj dhe Gentian Dautin. Këta tre persona janë marë në zonën midis fshatrave Risili dhe Llakatund. Njëri nga personat e arrestuar, Xheladin Merko, që anëtarët e skuadrës e thërasin “Xhelo” pas arrestimit në 4 dhjetor 2019 ka dëshmuar në policinë e Vlorës se ai njihet me Gentjan Dautin, Igli Memaj, Fatmir Hyeni (Doqia) dhe Daut Elmazi. Xheladini, ka shpjeguar se para ngjarjes së 10 majit 2019, i ka ndihmuar këta persona, duke u siguruar dhe blerë ushqime, si edhe në datën 10 maj 2019 së bashku me Daut Elmazi dhe një person tjetër Albano Goxhaj, kanë shkuar dhe kanë marrë midis fshatit Risili-Llakatund, autorët e sulmit me dy kallashnikovë ndaj Inez Hajrulla, Gentjan Dautin, Igli Memaj dhe Fatmir Hyseni (Doqen). Më pas janë kthyer për në qytetin e Vlorës, ku Xheladini, ka zbritur te Spitali për të shkuar në banesën e tij. Të nesërmen Xheladini tregon se ka komunikuar në telefon me Daut Elmazin nipin e “Çipurit”, i cili i ka thënë se te spitali, po e priste një person, të cilit do t’i jepte teshat të cilat, sipas Xheladinit, ia kishte dhënë Gentjan Dautaj, për t’i larë pas ngjarjes.

Përgjimet telefonike
Rreth orës 23:54 zhvillojnë këtë bisedë me përmbajtje Daut Elmazi nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipuri” zhvillon këtë bisedë me Albano Goxha të cilët flasin me njëri-tjetrin.

Albano Goxha: hë vëlla...
Daut Elmazi: mbahe çik hapur
Albano Goxha: eeee??
Daut Elmazi: mbahe hapur të them, se mos ashtu ndonjë
Albano Goxhaj: poo po
Daut Elmazi: hajd
Albano Goxhaj: mbahe hapur
Daut Elmazi: hajd
Albano Goxhaj: ëëë
Daut Elmazi: hë vlla
Albano Goxhaj: pse më s’më shkuan andej
Daut Elmazi: ëëë
Albano Goxhaj: pse më s’më shkuan andej

Ndërkohë dëgjohet një zë tjetër në ambiental që është bashkë me Dautin, që thotë: “...e hodha poshtë...”, kurse Dauti i thotë në telefon:“...e hodhi poshtë...?

Albano Goxha: aa e mir mir...

Gjithashtu në ambiental dëgjohen zhurmë ere dhe biseda por të pakuptueshme:

Daut Elmazi: o nëma pak Xhelon
Albano Goxhaj: hë vëlla...
Daut Elmazi: lirim
Albano Goxhaj:
Daut Elmazi: lirim, mbahe Lirim, nga “Pus Mezini” vëlla
Albano Goxhaj: nga t’ia mbajmë nga “Pus Mezini”?
Daut Elmazi: eee
Albano Goxhaj: e mir
Daut Elmazi: hajde vëlla
Albano Goxhaj: hajde.

Dëgjohen biseda në ambiental por kuptohet vetëm një shprehje:

“...ku është ajo rruga për në Pus Mezin....? “...E di rrugën e vjetër...?”.

Albano Goxhaj: o vëlla t’i biem nga rruga e vjetër ne?
Daut Elmazi: jo jo në “Puz Mezin” pastaj dil në autostradë, nuk e ke Xhelon aty?
Albano Goxhaj: mirë pastaj hajde
Daut Elmazi: iku Xhelua?
Albano Goxhaj: ëëëë
Daut Elmazi: iku Xhelua?
Albano Goxhaj: po iku
Daut Elmazi: ok mbaja në “Pus Mezin” pastaj në autostradë, mirë vëlla...
Albano Goxhaj: në rregull vëlla
Daut Elmazi: hajd se po e lëmë hapur
Albano Goxhaj: hajd

Dëgjohet në ambiental “...nga i bien ata...” dhe biseda të tjera që nuk kuptohen.

Daut Elmazi: “...ec drejt drejt...”
Albano Goxhaj: hajd vëlla hajde

Sërisht në ambiental dëgjohet zhurmë makine në ecje.

Albano Goxhaj: o vëlla
Daut Elmazi: e vëlla
Albano Goxhaj: hajdeni, hajdeni
Daut Elmazi: eeee
Albano Goxhaj: hajdeni, o vëlla sa të dilni këtu jepini gaz
Daut Elmazi: eee
Albano Goxhaj: o vëlla sa të dilni këtu jepini gaz, hajde eçc

Në ambiental dëgjohen fjalë që nuk kuptohen si edhe zhurmë makine që jep shpejtësi.

Daut Elmazi: ecni para nesh vlla
Albano Goxhaj: po po, po ecim

Nga këto biseda, Albano Goxhaj së bashku me një person tjetër kanë kontrolluar rrugën përpara makinës që drejtohet nga Daut Elmazi. Në makinë me Albano Goxhaj ka qenë edhe një person tjetër që e thërrasin “Xhelo”, i cili sipas komunikimeve ka zbritur nga makina në lagjen “Partizani”, në zonën e Spitalit Rajonal Vlorë. Personi me emrin Xhelo dyshohet se ka qenë së bashku me Albano Goxhaj dhe Daut Elmazin, të cilët kanë marrë autorët e ngjarjes së 10 majit 2019 në zonën e fshatit Risili-Çeprat.

Po kështu një ditë pas ngjarjes në datën 11 maj 2019 në mëngjes në orën 07:06 Daut Elmazi zhvillon këtë bisedë me Serxho Ademin:

Serxho Ademi: o vëlla ça po bën?
Daut Elmazi: mirëmëngjes, po gjumë.
Serxho Ademi: mirmëngjes, ore do të japësh pak numrin e Xhelos se jam këtu në Vlorë të marr çik rrobat?
Daut Elmazi: ok
Serxho Ademi: hajde ma nis me mesazh.

Ndërkohë po në datën 11 prill në orën 07:13 të mëngjesit zhvillohet kjo bisedë midis Daut Elmazi dhe Serxhio Ademit:

Daut Elmazi: o vëlla ja se po pres, të më kthej përgjigje ai.
Serxhio Ademi: e ee po mirë, se jam këtu tek Spitali unë prandaj.
Daut Elmazi: e morra vesh, hajd
Serxhio Ademi: hajd.

Këto biseda sipas policie dhe prokurorisë tregojnë se personi që quhet “Xhelo” Xheladin Merkaj është me banim pranë Spitalit të Vlorës dhe Serxhio Ademi, sipas bisedës, ka shkuar aty për të marrë disa rroba, të cilat dyshohet se janë tesha ose sende që u përkasin tre autorëve të krimit Fatmir Hyseni, Igli Memaj dhe Gentian Dauti.

Gjithashtu, në 25 maj 2019, rreth orës 10:29 Daut Elmazi telefonon Igli Memaj dhe të dy zhvillojnë bisedën për të paguar lekët për një automjet që kanë marrë me qira. Më pas zhvillohet biseda, ku veçojmë:

Igli Memaj: do flas një herë me nge ... do t’i them ça bën si je andej këtej do t’i bëj muhabet
Daut Elmazi: mere një herë ... q... motrën na u bë Xheloja ekonomisti o mik
Igli Memaj: hahaha

Nga bisedat e mëparshme dyshohet se Xheladin Merko, i cili banon në zonën pranë Spitalit të Vlorës, ditën e ngjarjes në 10 maj në mbrëmje, ka qenë në makinë me Albano Goxhaj. Nga biseda e lartpërmendur, Daut Elmazi dhe Igli Memaj presin që t’u japë ndonjë sasi lekësh.Xheladin Merko është arrestuar nga policia e Vlorës në datën 4 dhjetor 2019.

Autorët në ikje e sipër aksidentuan dy makina,policia i ndoqi një pjesë rruge

Teksa janë larguar me shpejtësi mjeti “Land Rover”, me ngjyrë të zezë, brenda të cilit ndodheshin persona të armatosur dhe të maskuar, ka aksidentuar dy automjete në lagjen “15 Tetori” në afërsi të bashkisë Vlorë dhe pastaj kishte vijuar rrugën me shpejtësi duke u larguar në drejtim të rrugës së fshatit Babicë. Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilat për një pjesë rruge e kanë pasur në kontakt pamor autonjetin e markës “Land Rover”, me ngjyrë të zezë. Automjeti i autorëve ka lëvizur në drejtim të fshatit Babicë e Vogël, kohë kur në ndjekje të tij është vënë edhe një patrullë policie me motor, por si shkak i terrenit të vështirë është krijuar distancë dhe autorët kanë mundur të largohen duke braktisur automjetin të përfshirë nga flakët, në kodrat midis fshatrave Babicë e Vogël, Bunavi dhe Çeprat, në një vend të ndodhur poshtë antenave të kompanive celulare. Policia ka gjetur, në një rrugë pa dalje, në djegie e sipër, automjetin e autorëve, por nuk kanë mundur të identifikojnë drejtimin që kishin marrë autorët e ngjarjes. Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë të Bashkisë Vlorë, rezultoi të ishte fksuar momenti i përplasjes së mjetit “Land Rover” me dy autovetura të parkuara.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rimi: 18/12/2019 19:53

    Mesa kuptoj ky doqja me shoke paska ndar mendjen ti fshij te gjithe ne vlore

    Përgjigju
  • [email protected]: 15/12/2019 15:02

    E sa x ju qe komentoni vazhdoninte jeni cerat e inesit sa tju vrasi si ka ber me gjith te tjeret.

    Përgjigju
  • [email protected]: 15/12/2019 15:00

    Po nuk eshte nevoja ta vrisnin kta inin dhe ata te mbaruarit e tjer se kan vrar gjysmen e vlores mos nje dit nje tj do i vrasin do i shuajn e fisin sa do e koruptoin policin sa do japin e lek do vi dita do i shuajn... Pse meren me njerez te pa fajshem qe skan lidhje me kto pun se Albano dhe Dauti e Dejvisoni jan cuna qe nuk jan pleksur ndonjeher me kto gjera dhe e di nje vlore e ter qe skan gisht. Policia te vej te gjej vrasesit e vertet. Aty ku ka pas viktima jo ti mbeshtes vrasesit.

    Përgjigju
  • xXx: 15/12/2019 05:33

    Nente veta keta,ju mori para ai vetem...

    Përgjigju
    • Tirona: 18/12/2019 19:54

      O vlora na ke shkrire me kte komentin hahahahahaha.

    • Poli: 15/12/2019 21:52

      @koli po ti ushtari tyre je që u merr hakën të japin ata na një pjatë me supë.

    • Kuriozi: 15/12/2019 17:13

      O anonim cfare ka vrare ky ini? Po ky eshte moshe e re. Qe tashi eshte I forti vlores ky ini apo eshte ushtar. Kush Eshte kapo sot ne vlore?

    • Anonim: 15/12/2019 15:05

      O ti koli se nuk i bie askujt ne qaf e lan pa kemb sa ta vrasin ff. Po e din te gjith kush eshte inesi e ke ka vrar e ca ka ber. Po kur ska shtet kur shteti eshte me vrasesit normal qe do rin te oslo

    • Vlora: 15/12/2019 14:41

      Po vlla nente veta para i mori ini me coken,ini i pèrzinte me vrap kurse cokja sy shqiponja i shikonte mos ti humbnin nga syt,,,hahahahahaha

    • koli: 15/12/2019 14:12

      o poli ini coke tork dirush e ca jan kta aty para ooslos i kni perdit si ben askujt n qaf respkte

    • Poli: 15/12/2019 12:58

      Ini ti je vëlla?

  • Vlonjati: 15/12/2019 04:57

    Na u shpife Vlora pa qetesi e siguri nuk jetohete

    Përgjigju
  • Labi: 14/12/2019 23:33

    Hajde band hajde xhelo dautu elmazi kajtazi vetem zhurmusa ishin keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?