Kronikë

Dosja Gërdeci/ GJKKO nuk rihap hetimin për Fatmir Mediun: Asgjë s'e pengonte prokurorinë të hetonte, vepra është parashkruar! SPAK: Do e ankimojmë

27 Korrik 2021, 11:50| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 17:04

  • Share

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu nuk do rihetohet. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për rihapje të hetimeve për çështjen e shpërthimit të Gërdecit. Sipas vendimit të GJKKO prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun pasi ai që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet për tu hetuar dhe vepra është parashkruar.

"Nga sa u pasqyrua më sipër, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në të dy vendimet e tij ka theksuar se të drejtën për të kërkuar autorizimin për procedim sipas ligjit e ka vetëm prokurori,nga tërësia e akteve procedurale dhe e provave që ndodhen në dosjen gjyqësore konstatohet se që prej datës 14.09.2009 (data e shpalljes së vendimit të pushimit nga Gjykata e Lartë) e në vazhdim, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj ish - deputetit Fatmir Mediu, mungesa e të cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal. Gjithashtu, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012 e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pra, nga vitit 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35/2017, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit", thuhet në vendimin e GJKKO.

Gjykimi sot u bë nga gjyqtari Erion Çela pa praninë e palëve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga Prokuroria, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. Ankimimi tashmë është konfirmuar nga SPAK, pasi sipas tyre është vendim i pabazuar në ligj. 

Kujtojmë se Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.

Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehet se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

Ata i 'rikujtojnë' Gjykatës së Posaçme se një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari dhe se ky është funksioni pse u bë edhe Reforma në Drejtësi.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes.

SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj këtij personi dhe tashmë çështja është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. 

Disa nga pikat në letrën e familjes Durdaj, drejtuar GJKKO:

 -ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

- dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

- gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

- nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t'i hequr pengesat antikushtetuese.

 - Në fund të fundit, një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari, dhe ky është funksioni kryesor pse u bë reforma në drejtësi.

(Kliko këtu për vendimi i plotë i GJKKO për rihapjen e dosjes së Fatmir Mediut)

 

Ora 12:09
Nuk rihapen hetimet për Fatmir Mediun për Gërdecin, SPAK: Vendimi i GJKKO-së i pabazuar në ligj, do e ankimojmë

GJKKO vendosi ditën e sotme që të mos rihapte hetimet për Fatmir Mediun, për dosjen e Gërdecit dhe një vendim i tillë është cilësuar nga SPAK si i pabazuar në ligj. Në reagimin e tyre , SPAK njofton se do ta ankimojnë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/07/2021 23:12

    Kur thote, qe prokurorine se pengonte asgje qe t'a merrte te pandehur,te ben te flasesh vulgarce.Zoteri, demi kapet nga briret,nga koka,jo nga bishti.Sa kohe gjykatat dhe hetuesia nuk kane guxim te kapin briret,nuk ka per te patur drejtesi.Bishti vetem sa ndihmon te trembe <<mizat>> qe shqetesojne koken e trupin,por po provove t'a kapesh prej bishtit, demi te hedh shqelma e te terheq zvare.Duket qe dhe drejtesia jone eshte shqelmuar e zvarritur,per arsye qe dihen.

    Përgjigju
  • Mira: 27/07/2021 16:13

    Nuk e beri prekuroria se ishte ADRIATIK LLALLA qe nuk e permendi kete pune ... se po ta hapte gjykimin e GERDECIT na dilte dhe SHKELZENI I SAL BERISHES, qe ti mbronre nuk e hapi Prandaj mo i mbroni me KRIMINELET , le te mare populli ate qe meriton. Qe te mbyllet Gerdeti dmth te mbullet dhe 21 Janari, !!!!!!!!! Ku po shkon Shqiperia keshtu???!!!!!!

    Përgjigju
  • Blenard: 27/07/2021 15:21

    Ec aty per kete drejtsi kemi nevoi na kini car trapin 5 vjet do ndryshoi do ndryshoi ja ju lumte pushka

    Përgjigju
  • kokoshi nje thele: 27/07/2021 14:48

    mos u merzisni, ne shtator fillon fryma e re e bashkepunimit te kokoshit kryeminister dhe pules opozitare.. keto jane vetem sinjalet e para. O kokosh ndonje gje ke per te thene apo ai fshati qe u hodh ne ere eshte ne Kine nuk ka lidhje me qeverine? Ata qe u vrane ishin kineze?

    Përgjigju
  • Pelioni: 27/07/2021 12:11

    Në rast se spak nuk jep drejtësi për 26 viktimat e Gërdecit,të cilët ditën për diell i vrau makutria shtetrorë me emrin sali-medi hatere askush mos pretendojë me për drejtësi në këtë vend që quhet Shqipëri.

    Përgjigju
    • Lala: 27/07/2021 14:43

      Gjykata jo spaku.spak kerkoj rigjykim.gjykata nuk pranoi.per te tjerat I agree

  • Noli: 27/07/2021 11:36

    Nuk e ka fajin gjykata jo. Por prokuroria. E cila ka qene ne vend numuro per 10 vite. Ato smund ta hetojne dhe akuzojne seriozisht Mediun, sa kohe ai ka mbeshterjen e Berishes dhe te Rames. Te mos harrojme se si Rama shkoi dhe i qau hallin Berishes ne Gerdec, ku ishte dhe Mediu. Pasiqe Berisha kishte vendosur ta arrestonte Mediun. Por ky i fundit, si mik i ngushte i Rames i kerkoi favor. Dhe ja ku jemi. SPAK mund te nise hetim ndaj kolegeve te vet qe per 10 vite nuk ushtruan ndjekje penale. Dhe keshtu e ben punen tamam. Se keshtu thote dhe vendimi i gjyktes: perse nuk keni hetuar ne kohe dhe sipas ligjit ? Apo e kishin vetem per farse kesaj radhe, sipas skenarit te Rama-Veliaj

    Përgjigju
  • Arbeni: 27/07/2021 11:24

    Perfundimisht kot thoni jo drejtesia e re,jo reforma etj etj. Nje rast qe ju erdhi ne dore nuk ndodhi asgje.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/07/2021 11:23

    Do te jena pagu nga kto njerëz që mos të hapen hetimet, pse asht e pabazuar kur aty ska dal asnji fajtor me tan ato vdekje?

    Përgjigju
  • Beni: 27/07/2021 11:15

    Po si mund te parashkruhet vrasja?Apo nese e ke emrin Fatmir Mediu gjithcka mund te ndodh?

    Përgjigju
  • Shqipe: 27/07/2021 10:40

    U vërtetua që përfundimisht nuk bëhet kurrë Shqipëria(e mjerë).Rroftë kanuni i Lek Dukagjinit

    Përgjigju
  • redi: 27/07/2021 10:39

    GJKO ka dhene shembullin me te keq te vendimit gjygjesor.Sit kur pritej nga vetngu qe ceshtjet e mbyllura nga politika te dilnin ne drite ajo i mbyll.Cfar te thote populli per keta gjykates te vazhdimesise se mos ndeahkimit?Pse duget te paguaj populli rrigat e tyre super te larta kur nuk i sherbejne atij.Politika akona komandon drejtesine.Turp

    Përgjigju
  • Delinquenti: 27/07/2021 10:36

    Shpresojme qe vendimi te anullohet dhe hetimet te vazhdojne POR NE QOFTESE NUK ANULLOHET VENDIMI DHE TE GJITHE PLERAT VAZHDOJNE E LIVADHISIN PRAP TE LIRE KJO DO TE JETE DISFATA ME E MODHE E KETIJ VENI, dhe nje kerkese do ti lutesha asaj (Kimetes) osé zonja Kim MOS HIDHNI ME LEK (DOLLAR) NE ATE VEND SE PO DESHTONI DHE DO TE DESHTONI ME SHUM.

    Përgjigju
  • Medihoxha: 27/07/2021 10:24

    Atehere edhe pse eshte nje nga fajtoret kryesore te krimit makaber te Gerdecit evgjiti i ndyre Medihoxha ja hedh per procedure sipas llogjikes se ketij gjyqtari paraprak Çela i bie qe prinderit e femijes se masakruar te bejne vetegjyqesi. Kjo eshte drejtesia e re,ndoshta inspektoriati i drejtesise ka vend per ta kontrolluar kete gjykim skndaloz.....

    Përgjigju
  • Kom-ent: 27/07/2021 10:21

    Mos prisni çudira. Drejtësia bëhet nga njerëzit, dhe ata nuk janë perfekt. Kur flitet pastaj për përbërësit e drejtësisë dhe sidomos asaj shqiptare, nuk ka UFO, e jo ndërkombëtare apo "vlerësues", prokurorë e gjykatës të pastër e të aftë, që të mund t'ma mbushin mendjen

    Përgjigju
  • Ajet: 27/07/2021 10:08

    Turpi i rradhes, mos pritni me drejtesi ne kete vend. Ikni nga ky vend sa me pare. Keta gjyqtare dhe prokurore tejkaluan afetet hetimore per Lul Bashen, Nicen e Shijakut dhe ja tani er Mediun. Te tjeret jane neper burgje per 30 mije leke drita. Per nje cigare hashash. A mban pergjegjesi njeri ne prokurori per kete???? Sigurisht qe nuk ka shance.

    Përgjigju
  • dyrrahu: 27/07/2021 10:02

    Ik edhe ti GJKKO bej çiçin. perfundimisht nuk behet me ai vend

    Përgjigju
    • Asqeri Blinishti: 27/07/2021 10:28

      O Dyrrah,mos u deziluziono,se fatmirmediu ka pranuar te jete deshmitar te gjyqi SALIU,ai I "non grata". Keshtu i ben punet mikja pertej atllantikut.....Dyrrah

  • AltinTop: 27/07/2021 09:56

    Kto jane shenja qe ajo Drejtesi e Re ska per tu bere kurre!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?