TIRANË- Në dosjen e SPAK për operacionin ‘Ura’ zbardhet edhe roli i efektivit të kufirit në portin e Durrësit Naim Beluli, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Italisë një prej trafikantëve të drogës Edison Gjoka (Cukaj), ndërsa ndërmjetësi është Ervis Deti. Në emër të tij, është personi Bexhet Mema që organizon skemën dhe i kërkon policit kalimin e Edison Gjokës në mënyrë të paligjshme.
Pjesë nga përgjimet
Edisoni: alo... Ervis -o villa ca bone? Edisoni -hic ca bone ti?...566- un sa piva kafe me ate... Edisoni po... Ervis tashi mrena ksaj jave me i llaf, mos neser, pasueser, domethon... Edisoni - si the vlla?... Ervis: mrena ksaj jave a kupton?... Edisoni - aaa okei mir... Ervis - do te lajmeroj un nje dit perpara... Edisoni - a ja, a ja shpjegove vlla?... Ervis - po s'ka nevoj car, ja shpjegova tashi un, ne rregull... Edisoni -a okei... Ervis: i thash me i llaf kshu kshu, tashi pres t'me thot ai e te lajmeroj direkt, po mrena ksaj jave me i llaf esht e marume... Edisoni -okei vlla se kam dal keq qija ropt, mu mu ma shum se un se jam demtu un s'esht demtu njeri ktu... Ervis: hajd hajd se flasim, t'na therrasi ky e takojm pastaj mir?... Edisoni: ik vlla, ciao...566 hajd ciao.
Pas shumë bisedave në telefon, mes anëtarëve ku është dakordësuar edhe pagesa prej 3 mijë eurosh, të cilat janë të gjitha të përgjuara dhe dokumentuara në dosjen e SPAK, Ervis Deti vihet në lëvizje për të ndërmjetësuar kalimin e trafikantit nga Porti i Durrësit në Itali në mënyrë të paligjshme.
Pjesë nga përgjimet
Edisoni - o vlla, ma shpjego dot nje muhabet... Serxho - po ca te keqe ka qe thot jo te piceria mer vlla?... Edisoni -o vila nuk e di ky o shoku jot e vlla, s'ka besim ky ke ti nuk e di un ca eshte, ku o problemi. Ti pse nuk ma sqaron ne moment, pse ma sqaron....le per....te lutem vlla (dikush i flet aty ne afersi) pse ma le per moment te fundit vlla?... Serxho -o vlla i thash mer vila, do flas me tha e do te them, leji e vlla aty ke piceria s'ka na i gjo te keqe... Edisoni - po ca me nxjerr nga shpia tashi mu, me u tall me.....o villa nuk e kuptoj per ca me nxjerr nga shpia?.. Serxho: o vlla thuji ti lesh aty e te ikesh e te marosh pun e burr, mo na bo derrci verrci... Edisoni - o shok na zgjidhe muhabetin me shokun tan e vlla, un s'kam ardh me te than, me ke than me duhen tot lek nuk kam pyt o vlla as ma ul as ma ngre, te kam than sa lek do m'ke than tot e vlla po ta mar e ke robin ktu, neqoftese un ty te kam ardh pa lek okei je ne rregull
Në dosje thuhet se më datë 15.06.2022, rreth orës 18:40, Ervis Deti hipën si pasagjer në mjetin tip Audi A8, ngjyrë e zezë dhe së bashku me drejtuesin e automjetit (i cili dyshohet se është shtetasi Edison Gjoka), kanë frekuentuar lokal "Xhoni", i cili ndodhet në terminalin e autobuzëve, pranë stacionit të trenit, Durrës. Në këtë lokal janë vëzhguar së bashku Visi me Edisonin, si dhe Bexhed Mema bashkë me dy persona të tjerë të paidentifikuar. Rreth orës 19:00, Visi del nga lokal "Xhoni" me personat e mësipërm dhe një nga personat e paidentifikuar i jep në dorë një pasaportë Edison Gjokës. Ky i fundit futet në agjenci tragetesh, qëndron pak minuta dhe del nga agjencia në fjalë. Pak më vonë, Visi së bashku me Edisonin dhe dy persona të tjerë hipin në mjeti dhe lëvizin në drejtim të rrugës "Iljaz Reka", ku ndalojnë para piceri "Piçolo". Pasi zbresin nga mjeti, këtë të fundit e merr në përdorim një person i paidentifikuar dhe vijon rrugën jashtë qytetit të Durrësit.
Pas marrjes së pasaportës, Edison Gjoka i drejtohet terminalit të Portit të Durrësit për t'ju nënshtruar kontrollove, ku merr udhëzimet nga një person me anë të telefonit, i cili i shpjegon se në cilin sportel duhet të kalojë, si dhe te cili kontrollor duhet të shkojë, duke i permendur emrin e Naimit (polici Naim Behluli me detyrë kontrollor në sportelin e terminalit të Autoritetit Portual Durrës, Pika e Kalimit Kufitar, Porti i Durrësit).
Më poshtë biseda e përgjuar mes Edison Gjokës dhe një personi i cili e orienton gjatë momentit kur ai ka shkuar në port për të kaluar drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.
Edisoni - alo...686-alo... Edisoni -po...686-bo cek-inin para e, e ke bo cek-inin?... Edisoni po tashi po e boj...686 e okei... Edisoni -pa merak...686 - pastaj si te futesh drejt e din ti... Edisoni -hajd...686 djathtas... Edisoni: po pra djathtas, djathtas, si e kishte ai Naim?...686 Naim.
686- po po, gabina e parafundit, ke Naimi thuji atit... Edisoni-okei...686 vec maje telefonin hap se s'ka problem hajd, ke Naimi thuji... Edisoni -okei....686-cun i ri bjond, hajd.
686-alo... Edisoni- po vlla 686-he Edisoni -tashi kalova, po sa kalova ktu...686-mbarove?... Edisoni-po ktu po...686 a marove komplet?... Edisoni po po, tu prit jam ne madh 686-po pra, ishe ke ai shoku e?... Edisoni - po po, po mer kalova un si jo...686-rrug te mbare e plak.... Edisoni -hajde faleminderit.. 686-hajd hajd.
Por, pas gjithë kësaj skeme të organizuar për kalimin e trafikanit drejt Italisë, plani u dështoi pasi më datë 16.06.2022, Edison Cukaj është ndaluar në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane, pasi nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe është deportuar përsëri në Shqipëri.
Ervis Deti, Edison Cukaj alias Gjoka, Serxhio Shkodra kanë konsumuar elementët e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bexhed Mema ka konsumuar elementët e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Naim Beluli, me funksion kontrollor ka konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës".
Komente
