Report Tv siguron ekskluzivisht pjesë nga dosja e hetimit për aferën e ish kompleksit Partizani për të cilën po hetohen nën masën e arrestit me burg Jamarbër Malltezi, ndërsa dhe ortaku i tij Fatmir Bektashi e Sali Berisha po hetohen në masën e sigurisë detyrim me paraqitje dhe u ndalohet të udhëtojë jashtë Shqipërisë.
Detaje nga dosja e prokurorisë, ministria e Mbrojtjes i kërkoi ministrisë së ekonomisë më 13 janar 2006 miratimin e privatizimit të ish-klubit Partizani. Memo e datës 13 janar 2006 për privatizimin e ish-klubit Partizani.
Më 6 janar 2006, ministria e Mbrojtjes, i kishte dërguar letër Bashkisë Tiranë ku shprehej se ish-klubi Partizani nuk ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe për këtë arësye, METE duhej të miratonte privatizimin.
Shkresa në fjalë bie në kundërshtim me një tjetër document të Ministrisë se Mbrojtjes, drejtoria e Menaxhimit të Burimeve, ku drejtori Maliq Hebra i shkruan Komandës mbështetëse në datën 9 gusht 2006, listën e pronave të përfshira në planin e përhapjes së FA-ve ku mes tyre është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani.
Kjo shkresë bie ne kundershim edhe me Listen e Pronave të Planit të Perhapjes së FA-ve nr. 6932/3 prot date 09.08.2006, te miratuar nga zv. Sheft i Shtabit, General Major Luan Hoxha.
Më datë 16 janar 2006 Jamarber Malltezi, bashkëshort i Argita Mallezit (vajza e kryeministrit në atë kohë Sali Berisha, merr përsipër tagra përfaqësimi, tek firma ndërtuese ose Komisioni i Kthimit të Pronave, ku ndër të tjera pronarët i japin këtij të fundit 3 - 5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.
Megjithatë, nisër nga tagrat e dhëna, që ishin lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratave me firma ndërtuese për truallin, nuk rezulton e qartë se cilat do të shim shperniemet emergiente dhe të paparashikuara, në kundër të të cilave do ti jepeshin shtetasit Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive të paluajtshme.
Për më tepër, siç rezulton nga parashtrimi në vijim, firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është shtetasi Fatmir Bektashi, i cili edhe ai si të përfaqësuarit më sipër, ka interes për ndërtime të mundshme në këto territore.
SPAK tregon dhe momentin kur Malltezi mori tagrin e përfaqësimit të familjeve pronare të ish-kompleksit.
“Pas konfirmimit të mësipërm të Ministrisë së Mbrojtjes, me shkresën nr. 48/1 prot date 16.01.2006, rezulton se shtetasi Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i shtetases Argita Malltezi (vajza e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në ketë kohë, shtetasit Sali Berisha), merr përsipër tagrin e përfaqësimit, për t’u lidhur me firma ndërtuese apo përfaqësim në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Te përfaqësuarit i kanë dhënë tagra të ndryshme shtetasit Jamarbër Malltezi, ku ndër të tjera vënë në dispozicion të këtij të fundit, 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara. Megjithatë, nisur nga tagrat e dhëna, që është lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratës së parë që vë në dispozicion firma ndërtuese për truallin e tyre, nuk rezulton e qartë se cilat do te ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kuadër të të cilave do të jepeshin shtetasit Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive së paluajtshme.
Për më tepër, siç rezulton nga parashtrimi në vijim, firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është shtetasi Fatmir Bektashi, i cili edhe ai si vetë të përfaqësuarit me sipër, ka interes në ndërtime të mundshëm në këto territore.
Pjesë nga dosja
Këshilltari i Jashtëm Genci Celo, i adresohet me një memo të datës 13.01.2006 Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ku e sqaron në lidhje me ndarjen e Sport K lub Partizanit në dy pjesë dhe se cili institucion i ka në varësi, duke ofruar të dhëna edhe në lidhje me shoqërinë Partizani sh.a. dhe se Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar METE-s miratimin e privatizimit të objekteve të Klubit Sportiv Partizani.
“Shkresa me nr. 48/1 prot date 16.01.2006 e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes vjen në kundërshtim me një shkresë tjetër e konkretisht atë me nr. 8138/1 prot date 05.10.2006 te Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, drejtori Maliq Xhebra, i cili i është drejtuar Komandës Mbështetëse Logjistike duke bërë me dije se me shkresën nr. 6932 date 09.08.2006, SHPFA ka dërguar të miratuara listat e pronave sipas destinacionit, ku në listën e pronave që përfshihen në planin e përhapjes është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani, në përgjegjësi administrimi të KML-se.
Sipas shkresës SHPFA lista është hartuar duke mbajtur parasysh Planin e Përhapjes së miratuar me shkresën nr. 231/3 datë 29.03.2006 si dhe nevojat e FA. Para miratimit te listave nga SHPFA lista e pronave të KML është miratuar paraprakisht edhe nga ana e Komandës Mbështetëse. Gjithashtu, kjo shkresë bie në kundërshtim edhe me Listën e Pronave sipas Planit 18 Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura, nr. 6932/3 prot date 09.08.2006, te miratuar nga zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Luan Hoxha.”
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Report Tv zbardh dosjen 200 faqe të SPAK për shkeljet në privatizimin e “Partizanit”! GJKKO druhet se Berisha mund të ndërhyjë në asgjësimin e provave
M.Q./ReportTv.al