Foto: Nga operacioni i koduar "Muratori"
Shqiptarja.com dhe Report Tv ka arritur të siguroje dosjen e Gjykatës së Firences që mban datën 28 dhjetor 2023 ku evidentohen rolet e shqiptarëve dhe disa episodet e trafikimit të drogës për të cilën ata akuzohen. Grupet vepronin kryesisht në Firence ku dhe kishin bazat.
Njëri nga katër grupet e shkatërruara gjatë operacionit të koduar "Muratori" kishte si organizator Spiro Petron, ndërsa dy italianë Gabriele Franchini dhe Dario Amendola luanin rolin e korrierit.
"Spiro Petro ishte organizatori, koordinator dhe drejtori I grupit pasi merrej me prokurimin e hashashit dhe marihuanës në Shqipëri duke koordinuar veprimtarinë e korrierëve përgjegjës për transportin e mëpasshëm të lëndëve narkotike Italisë. Ndëkohë dy italianët ishin korrerë të lëndës narkotike" thuhet në dosje
Petro trafikonte marijuanë në brigjet e Puglias
Po në korrik 2020 grupi hetimor bie në gjurmë të faktit se Spiro Petro jo vetëm furnizonte me kokainë Kledjon Muçollarin e Ervis Vangjelin por ishte i përfshirë dhe në një trafik të të gjerë hashashi dhe marijuanë të importuar nga Shqipëria në brigjet e Pulias.
Më 11 gusht 2020 policia identifikon sesi Spiro Petro arrin të sigurojë furnizimin me hashash dhe marihuanë direkt në Shqipëri: lënda narkotike u “zbarkua” në Pulia dhe u transportua në Firence me dy furgona që I vinte në dispozicion të korrierëve të tij Dario Amendola dhe Gabriele Franchini
Lidhur me këtë janë dokumentuar udhëtime për dërgesat dhe/ose tërheqjet e lëndëve narkotike, jo vetëm në sheshin e Firences, në provincat e Bolonjës, Venecias dhe Torinos dhe Gjermanisë; Nga përgjimet rezultoi se në njërin nga dy furgonët e Spiro Petro, ishte i pajisur me një fund të dyfishtë që mund të përmbante deri në 300 kilogramë marijuanë.
Më 17 gusht 2020 Spiro Petro dërgon Dario Amendola me një furgon në Puglia për të marrë ngarkesën që do të vinte nga Shqipëria, por ngarkesa ishte bllokuar nga Guardia di Financa e Otrantos e cila kishte ndaluar një gomone, në brigjet e Marina di Castro, në bordin e së cilës u gjetën 152 kg marihuanë dhe 26 kg hashash.
Lajmi kryesor:
‘Ne lepujt presim, bosi është në varkë!' Identifikohet kapoja i drogës në Itali, bashkëpunëtorët! Shqiptarja.com zbardh dosjen dhe përgjimet (EMRAT)
S.G/ReportTv.al