Katër grupe kriminale të përbërë kryesisht me shqiptarë të cilat bashkëvepronin me njëra tjetrën për të siguruar drogë, kokainë, marijuanë, heroinë, ekstazi, e më pas shitur në tregun italian, kryesisht në zonën e Firences janë shkatërruar në kuadër të një hetimi dy vjeçar.
Shqiptarja.com dhe Report Tv ka arritur të siguroje dosjen e Gjykatës së Firences që mban datën 28 dhjetor 2023 ku evidentohen rolet e shqiptarëve dhe disa episodet e trafikimit të drogës për të cilën ata akuzohen.
Konkluzionet e hetimet ndërmarra nga Drejtoria e Antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Posaçme SPAK por dhe me Eurojust, Europol e Interpol që çuan në ekzekutimin e 83 urdhërarresteve u bënë publike në kuadër të një konference të përbashkët më 5 shkurt 2024.
Nga këta janë 68 shqiptarë të arrestuar, 2 janë italianë, ndërsa të tjerët janë me masa më të buta sigurie. 10 urdhërekzekutime janë kryer në Shqipëri, 33 janë ekzekutuar në rajonin e Toskanës, ndërsa të tjerat në Itali por dhe në vende të tjera.
Kanë qenë përgjimet e sky encrochat, përgjimet e telefonatave dhe përgjimet ambientale që kanë arritur në dy vite të bëjnë të mundur gjurmimin dhe zbulimin e vendeve ku ruhej droga si dhe disa episode të sekuestrimit të ngarkesave me lëndë narkotike.
Një ndihmë të madhe për të zbuluar aktivitetin kriminal ka qenë dhe sekuestrimi i serverit të bisedave në chat. Të kriptoheshin mesazhet e koduara duke arritur të identifikoheshin dhe pjesëtarët e grupit që ishin në hije
Bosi i grupit
Në dosje Kledjon Muçollari konsiderohet ‘bosi’ i grupit. Ai ka marrëdhënie të drejtëpërdrejta me furnizuesin e nivelit të lartë Armand Meço, - drejtues I një tjetër grupi që siguronte kokainë në Holandë për ta shitur në Itali, - dhe u jep urdhra anëtarëve të tjerë si dhe mbikqyrte të gjithë veprimtarinë. Në dosje zbulohen dhe episode kur Muçollari siguron drogë edhe nga Franca e Spanja.
Ndërkohë Ervis Vangjeli ishte i besuari i Muçollarit. Ai kujdesej për transportin e drogës në territorin Italian dhe menaxhimin e klientëve që blinin me pakicë.
Përgjimet
Në dosje është dhe rasti i një përgjimi ambiental të datës 2 korrik 2020 kur Kledion Muçollari ishte me pushime në Shqipëria ndërsa nxit Ervisin të zgjohet dhe i jep diskrecionin se ku të depozitojë lëndën që do të marrë
Ora 10:54 mesazhi zanor i Muçollarit
“Çoje tek ai djali që kemi tjetrën ( Sqarimi në dosje: Ani Kuçi) apo do ta çosh tek Ana (Sqarimi në dosje: CHAPLYGINA Ganna) për momentin dhe më pas do ta dërgosh tek djalI?! Gjithsesi vendose ti dhe më thuaj sa para janë. Po mbrëmë a fitove ndonjë lekë? Më thuaj sa fitove.
Më pas hetuesit monitoruan takimin e korrierit dhe marrësit.
Në orën 12:55 Ervis Vangjeli takohet me Angelo Venticinque nga i cili merr pakon me kokainë, të fshehur në një fund të dyfishtë në bagazhin e pasëm të një makine Hyndai130 targato FA922YT. Pakoja është brenda në një çantë të verdhë
Në orën 13:11 Mark dërgon një mesazh zanor: e bëmë, gjithçka ishte mirë, puna shkoi në vend inc..., i dhamë paratë shoferit dhe gjithçka shkoi mirë.
Më 9 korrik 2020
Vjen komenti i Mark Lisit
"Ervis, ne lepujt presim ndërsa bosi është në varkë… referuar faktit që Muçollari ishte ende me pushime në Shqipëri.
Nga përgjimet mjedisore rezulton se bashkëpunimi mes Kledjon Muçollarit dhe Erivs Vangjelit daton të paktën dy vite para fillimit të veprimtarisë hetimore thuhet në dosjen hetimore.
Si nisën hetimet?
Hetimet nisën më 17 dhjetor 2019 kur policia e Borgo San Lorenco kontrolloi apartamentin në pronësi të Kledjon Muçollarit dhe bashkëshortes së tij në sheshin ‘Muratori’ të Firences në Italisë dhe u gjetën 2 kg marijuanë por nuk mundi të arrestonte në flagrancë poseduesit e kësaj lënde narkotike. Banesa përdorej nga Eljon Laçi dhe Kledjon Muçollari dhe Ervis Vangjeli të cilët u vendosën në përgjim, si në atë telefonik ashtu dhe ambiental në makinat e tyre.
Nga përgjimet ambientale rezulton se banesa e tyre ishte vend ku planifikohej dhe zbatohej e gjithë veprimtaria e shitjes së drogës në doza të vogla, si dhe për ruajtjen dhe përgatijen e ngarkesave të drogës të cilat më pas shiteshin. Pikërisht në ambientet e këtij pallati u gjetën 2 kg marijuanë.
Ndërkohë lënda narkotike ruhej dhe në banesat e Alban Mahillaj, garazhin e Besmir Selamaj në Prato, garazhin e Altin Ymerajt në Firence, banesën e Mark Lisit dhe Ganna Chaplygina
Dosja
Nga hetimi i përgjithshëm identifikohen 3 struktura të dallueshme por që ishin të lidhura me njëra tjetrën, (Përtej një strukture organizative e limituar në zonën Borgo San Lorenco) përmes individualizimit të organigramës së një strukture e përbërë kryesisht nga shqiptarë që vepronte në territorin kombëtar, (itali) por që kishte rrënjët në Firence ku ishin të stacionuar dhe vendet e ruajtjes së drogës që më pas shpërndahej në rajone të tjera. Hetuesit gjurmuan dhe grupet furniture të tyre jashtë Italisë kryesisht në vendet e Europës Veriore, e përbërë edhe këta me shqiptarë
Grupi i parë përbëhej nga Kledjon Mucollari, Elvis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Ganna Chaplygina, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Klisman Cepele dhe Melei Yasmine e de mel.
Grupi i dytë përbëhej nga Spiro Petro, Gabriele Franchini dhe Dario Amendola
Spiro Petro ishte organizatori, koordinator dhe drejtori I grupit pasi merrej me prokurimin e hashashit dhe marihuanës në Shqipëri duke koordinuar veprimtarinë e korrierëve përgjegjës për transportin e mëpasshëm të lëndëve narkotike Italisë. Ndëkohë dy italianët ishin korrerë të lëndës narkotike
Grupi i tretë përbëhej nga Armand Meco, Fael Xhelili, Endri Sercan, Daniel Elezi, Erando Mara, Angelo Venticinque, Edgar Sebastian Jansen, Indrit dhe Eraldo Kolgjokaj
Në dosje Armand Meco cilësohet si si financues, organizator, koordinator dhe drejtor i trafikut të drogës, duke u marrë personalisht me prokurimin e kokainës në tregun ndërkombëtar dhe më pas duke koordinuar veprimtarinë e korrierëve përgjegjës për transportin e lëndëve narkotike
Kjo organizatë kishte vepruar midis Roterdamit (Hollandë), Amsterdamit (Hollandë) dhe territorit Italian nga janari 2020 deri më 5 nëntor 2021, me episodin e parë të konfirmuar në Itali në Firence më 2 prill 2020
Grupi i katër përbëhej nga Prelë Kolnikaj, Rudina Macoraj dhe Lazer Prevataj.
Operacioni u kodua 'Muratori' pasi hetimet filluan nga apartamenti i Kledjon Muçollarit pranë sheshit "Muratori" në Firence ku dhe u gjet ngarkesa e parë me drogë.
Shenim: Dosja u sigurua nga gazetarja Keti Banushi
Shqiptarja.com zbardh dhe rolet e disa prej shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Muratori’ në Itali ndërmarrë pas hetimeve të drejtorisë së antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me SPAK, Eurojust e Europol.
Klaudia Sulejmani ishte e dashura e Kledjon Muçollarit dhe konsiderohet në dosje si ‘gruaja e bosit’. Por figura e saj nuk reduktohet vetëm në marrëdhëniet personale e konsideruar në dosje si e dashura e tij . Pikërisht duke pasur marrëdhënien e mirëbesimit mes tyre, gruaja kishte në dosje përcaktohet si ‘arkëtarja’ e organizatës kriminale të cilës Kledjon Muçollari Ia besonte paratë që vinin nga veprimtaria e drogës, Kjo herë pas herë u dorëzonte para korrierëve bashkëpunëtoreve.
Nga përgjimet rezulton se Klaudia është e vetëdijshme për aktivitetin dhe është e përfshirë drejtpërdrejt dhe aktivisht në disa shitje të hashashit dhe marihuanës për sasi mjaft të konsiderueshme, si dhe duke vepruar si prokuruese e klientëve dhe bashkëpunëtorëve në emër të grupit kriminal.
Foto: Ngarkesë me drogë e sekuestruar gjatë operacionit
Përmes zbërthimit të aplikacioni 'SkyEcc' por dhe përgjimet ambientale dhe telefonike drejtoria e antimafias italiane në Firence arriti të identifikojë itenerarin e trafikut të drogës që përdorej për të furnizuar tregun e Firences dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për 4 grupe kriminale, kryesisht nga shqiptarë që bashkëpunonin me njëra tjetrën.
Kledjon Muçollari siguronte nga Meco kokainë nga Holanda. Në një episod të evidentuar nga grupi hetimor në dosje flitet për 10 10 nëntor 2020 kur policia bie në gjurmët e sigurimit të 1 kg kokainë nga Kledjon Muçollari përmes një shqiptari që e identifikon si ‘LALO’. Ky I fundit rezulton se ishte kapoja e grupit në Holandë. Me ndihmën e policisë ndërkombëtare u identifikua se Lalo ishte Armand Meco, thuhet në dosjen "Muratori' të siguruar nga shqiptarja.com
Grupi i tretë përbëhej nga Armand Meco, Fael Xhelili, Endri Sercan, Daniel Elezi, Erando Mara, Angelo Venticinque, Edgar Sebastian Jansen, Indrit dhe Eraldo Kolgjokaj.
Kjo organizatë ka vepruar midis Roterdamit (Hollandë), Amsterdamit (Hollandë) dhe territorit Italian nga janari 2020 deri më 5 nëntor 2021, me episodin e parë të konfirmuar në Itali në Firence më 2 prill 2020
Në dosje Armand Meco cilësohet si si financues, organizator, koordinator dhe drejtuesi i trafikut të drogës, duke u marrë personalisht me prokurimin e kokainës në tregun ndërkombëtar dhe më pas duke koordinuar veprimtarinë e korrierëve përgjegjës për transportin e lëndëve narkotike.
Fael Xhelili rezulton bashkëpunëtori i ngushtë i Armand Mecos, në funksone të ngjashme por dhe si kontalibisti I grupit kriminal
Endrit Sercan në dosje rezulton blerës i kokainës në tregun holandez dhe belg si dhe menaxhon kontaktet me klientët në ato shtete. të cilëve u shiste sasi të mëdha kokaine;
Daniel Elezi ishte personi referues në Itali i Armand Mecos pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike si hashash dhe kokainë, si dhe me sigurimin dhe organizimin e furnizimeve me hashash në territorin italian; pasi ka vepruar gjithashtu si kujdestar në shtëpinë e krijuar nga të ardhurat e trafikut të drogës të grupit kriminal në Itali;
Erando Mara ishte korrieri i ngarkuar për transportin e kokainës nga Holanda dhe Gjermania në Itali. Kryente dhe rolin e dorëzimit të kokainës dhe mblidhte të ardhurat e trafikut të drogës për llogari të grupit kriminal
Angelo Venticinque luajti rolin e korrierit pas arrestimit të Erando Marës, Ai dorëzonte kokainën klientëve dhe mblidhte të ardhurat për llogari të tyre
Edgar Sebastian Jansen lunate rolin e korrierit që vepronte në territorin holandez ku transportonte kokainë dhe para për llogari të grupit kriminal
Indrit dhe Eraldo Kolgjokaj ishin ngarkuar të pajisnin grupin me makina me fund të dyfishtë që përdorej për të transportuar lëndën narkotike. Ata merreshin personalisht me modifikimin e karrocerive të makinave.
Grupi 4 përbëhej nga Prelë Kolnikaj, Rudina Macoraj dhe Lazer Prevataj
Prelë Kolnikaj kishte rolin e organizatorit, koordinatorit dhe financuesit të grupit kriminal. Ai jepte udhëzimet pr dërgesat e lëndëve narkotike dhe dërgesat tek klientët. Duke vepruar dhe vetë ndonjëherë për transferimin e saj.
Rudina Macoraj kishte rolin e kujdestares që mbante lëndën narkotike në banesë por dhe disa detyra të tjera të grupit
Lazer Prevataj kishte detyrën e korrierit të lëndës narkotike sipas udhëzimeve të Prelë Kolnika dhe të mblidhte të ardhurat nga shitja e drogës. Kjo ka vepruar në Firence nga 24 prilli 2021 në gusht 2021.
Foto: Nga operacioni i koduar "Muratori"
Shqiptarja.com dhe Report Tv ka arritur të siguroje dosjen e Gjykatës së Firences që mban datën 28 dhjetor 2023 ku evidentohen rolet e shqiptarëve dhe disa episodet e trafikimit të drogës për të cilën ata akuzohen. Grupet vepronin kryesisht në Firence ku dhe kishin bazat.
Njëri nga katër grupet e shkatërruara gjatë operacionit të koduar "Muratori" kishte si organizator Spiro Petron, ndërsa dy italianë Gabriele Franchini dhe Dario Amendola luanin rolin e korrierit.
"Spiro Petro ishte organizatori, koordinator dhe drejtori I grupit pasi merrej me prokurimin e hashashit dhe marihuanës në Shqipëri duke koordinuar veprimtarinë e korrierëve përgjegjës për transportin e mëpasshëm të lëndëve narkotike Italisë. Ndëkohë dy italianët ishin korrerë të lëndës narkotike" thuhet në dosje
Petro trafikonte marijuanë në brigjet e Puglias
Po në korrik 2020 grupi hetimor bie në gjurmë të faktit se Spiro Petro jo vetëm furnizonte me kokainë Kledjon Muçollarin e Ervis Vangjelin por ishte i përfshirë dhe në një trafik të të gjerë hashashi dhe marijuanë të importuar nga Shqipëria në brigjet e Pulias.
Më 11 gusht 2020 policia identifikon sesi Spiro Petro arrin të sigurojë furnizimin me hashash dhe marihuanë direkt në Shqipëri: lënda narkotike u “zbarkua” në Pulia dhe u transportua në Firence me dy furgona që I vinte në dispozicion të korrierëve të tij Dario Amendola dhe Gabriele Franchini
Lidhur me këtë janë dokumentuar udhëtime për dërgesat dhe/ose tërheqjet e lëndëve narkotike, jo vetëm në sheshin e Firences, në provincat e Bolonjës, Venecias dhe Torinos dhe Gjermanisë; Nga përgjimet rezultoi se në njërin nga dy furgonët e Spiro Petro, ishte i pajisur me një fund të dyfishtë që mund të përmbante deri në 300 kilogramë marijuanë.
Më 17 gusht 2020 Spiro Petro dërgon Dario Amendola me një furgon në Puglia për të marrë ngarkesën që do të vinte nga Shqipëria, por ngarkesa ishte bllokuar nga Guardia di Financa e Otrantos e cila kishte ndaluar një gomone, në brigjet e Marina di Castro, në bordin e së cilës u gjetën 152 kg marihuanë dhe 26 kg hashash.